Politika e sotme, një sport ekstrem që mban larg njerëzit seriozë*

Postuar në 04 Shkurt, 2019 16:28
Alexis Papachelas

Një nga problemet më të mëdha të kohës sonë është fakti se shumë pak njerëz të respektuar duan të përfshihen në politikë apo në jetën publike në përgjithësi. 
Politika është bërë një sport ekstrem i përshtatshëm vetëm për njerëz me stomak dhe nerva të forta. Në erën e medias sociale, ajo që ne zakonisht e quajmë se është detyrë me presion të madh është shndërruar në Koloseum. Ne po dëshmojmë vrasjen e karaktereve në internet, qoftë sepse dikush i ka urdhëruar ato, qoftë sepse spektatorët duan të shohin “gjak”në arenë. 

Çdokush që përfshihet në politikë apo në jetën publike dhe bën gabimin e vendosjes së firmës së vet në një vendim me peshë është e sigurtë se do të mbërthehet në një morsë legale për disa vjet. Është një betejë e pazakontë kundër interesave të vogla dhe të mëdha, një sistemi gjyqësor të ngadaltë dhe jofunksional, unioneve dhe individëve të paqëndrueshëm. 
Edhe ata që me të vërtetë duan t’i ofrojnë shërbimet e veta vendit, e rrokin shumë shpejt shkallën e vështirësisë. Ata shohin po ashtu se të ardhurat e tyre do të jenë të vogla. Po flasim sigurisht për të ardhurat legale, sepse ekziston gjithashtu edhe lloji i politikanit që jeton me “sponsorizime”. Ndaj nëse ti je një person serioz që synon të bëjë punë dhe që nuk do të mbetet “peng” i ndokujt apo të jetë në xhepin e dikujt, duhet të keni shumë kurajo për ta ndërmarrë këtë hap. 

Kësaj i duhet shtuar edhe fakti se zgjedhja e përfaqësuesve përmes votimeve nuk ndihmon. Ne vazhdojmë të protestojmë kundër politikanëve tanë, por sërish votojmë personalitete televizive në Parlament në vend të qytetarëve të ndershëm, të suksesshëm dhe modestë. Ngjan madje sikur ai kryqi i vogël në fletë  e votimit ka aftësinë magjike që të shndërrojë njerëzit seriozë në individë budallenj dhe të paskrupullt.   
Për te qenë të ndershëm, ky nuk është një problem vetëm grek. Mjafton të shohësh se çfarë ndodh në Britaninë e Madhe, një vend aë ka një histori të gjatë të institucuoneve të qëndrueshme politike. Duke parë se kush janë pasardhësit e përfolur të kryeministres Theresa May, e kupton sesa strukturor dhe ndërkombëtar është bërë ky problem. 
Njerëzit që luftojnë për sukses në jetë preferojnë sektorin privat. Kur ata presohen nga politikanët që të hyjnë në politikë, ata përgjigjen në mënyrë monotone: “Të ndihmoj me çdo gjë që dëshiron, por nuk do të përfshihem në politikë apo në sektorin publik”.

Rreziku këtu qëndron në faktin se politika do të bëhet një profesion i mbyllur për të afërmit, njerëzit që nuk gjejnë dot punë gjetkë dhe për militantët partiakë. Si t’i shpëtojmë këtij kurthi? Nuk ka përgjigje të thjeshtë. Por një gjë është e qartë, votuesit duhet të bëhen më kërkues. Ne duhet të ndalojmë së votuari për në Parlament të njerëzve që nuk kanë punuar një ditë të vetme, apo të automatëve partiakë. 
Në të njëjtën kohë, ne duhet të mbështesim dhe të ofrojmë ndonjë mbrojtje institucionale për ata që janë mjaftueshëm kurajozë saqë hyjnë në arenën politike. 

*Titulli dhe përkthimi: ResPublica

Burimi: Kathimerini

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Eshte nje nga shkrimet me te mencura dhe sidomos me realiste qe kam lexuar. Ne politike pergjithesisht futen hajdutet, te pandershmit, narcisistet dhe sidomos ata qe nuk jane te zot te bejne asgje konkrete, pa folur pastaj per psikopatet delirante dhe maniaket e madheshtise.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Edhe vete titulli i thote te gjitha! Por fjalia qe me pelqeu me shume ne shkrim, ishte kjo: Ne duhet të ndalojmë së votuari për në Parlament të njerëzve që nuk kanë punuar një ditë të vetme, apo të automatëve partiakë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.