Jep receta dhune për Venezuelën, më amerikan se amerikanët

Postuar në 24 Janar, 2019 10:29

Situata e krijuar në Venezuelë pas vendimit të presidentit Maduro për të ndërprerë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara, e ka çuar vendin në një moment delikat politik. Kreu i opozitës Juan Guaidó e shpalli veten president gjatë protestave masive antiqeveritare, duke marrë menjëherë njohjen e Uashingtonit.

Por ndryshe nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj kryesore në Amerikën Latine, Bashkimi Europian ka shmangur njohjen e Juan Guaidó si President të Përkohshëm të Venezuelës.

"BE bën thirrje për një proces politik që do të çojë në zgjedhje të lira dhe të besueshme siç parashihet me rendin kushtetues"- tha në një deklaratë shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.

"Njerëzit e Venezuelës kanë të drejtë të demonstrojnë në mënyrë paqësore, të zgjedhin lirisht udhëheqësit e tyre dhe të vendosin të ardhmen e tyre. Për BE-në "dhuna dhe shfrytëzimi i përdorimit disproporcional të pushtetit nga forcat e sigurisë janë krejtësisht të papranueshme dhe sigurisht nuk e zgjidhin krizën"-thekson Mogherini në deklaratën e saj.

Për këtë çështje është prononcuar edhe lideri suprem i Shqipërisë, ministri i Jashtëm, Edi Rama i cili ka një mendim tjetër nga BE. E rastësishme, por qëndrimi i tij përafrohet më shumë me atë të Shteteve të Bashkuara. Nuk bëhet fjalë për rreshtim pro SHBA-së, por për bindje demokratike se pushtetet autoktratike duhen rrëzuar edhe me dhunë.

“Shqipëria njeh Juan Guaidó si Presidentin e Përkohshëm të Venezuelës. Në emër të popullit të #Shqipërisë i uroj të @Jauaidos dhe venezuelianëve të guximshëm suksese në eliminimin e fuqive të paligjshme që e kanë kthyer vendin e tyre në ferr për popullin e vet. #Venezuela e lirë”-shkruan Rama në Twitter.

Comments

Submitted by Taras (not verified) on

Dikur, "grusht celik rreth Partise dhe shokut Enver"! Sot, grusht celik rreth Amerikes dhe Pontus-it te saj.
Shqiptaret dhe qeveritaret e tyre jane bythlepiresit me te medhenj ne Bote.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.