Jo vetëm në twitter/Cakaj thirri mbledhje me drejtorët e Ministrisë së Jashtme që në datën 31 dhjetor

Postuar në 12 Janar, 2019 16:19

Nxitimi i Gent Cakajt për ta shpallur veten ministër të Jashtëm në profilet e veta në rrjetet sociale, nuk është një akt i izoluar. Burimet bëjnë të ditur se Cakaj ka kërkuar takim me drejtorë të ndryshëm në Ministrinë e Jashtmë që në datën 31 dhjetor, pra tri ditë pas Asamblesë së Partisë Socialiste ku ai u shpall ministër nga kryeministri Edi Rama.

Në takimet e thirrura edhe në datat 3 dhe 4 janar, Cakaj ka kërkuar informacion të detajuar për çdo gjë, që nga planet e punës e deri tek emërimet e ndryshme dhe marrëdhëniet e Shqipërisë me vende të ndryshme apo NATO-n dhe BE-në. Sipas të njëjtave burime Cakaj është prezantuar në takime si ministri i ri duke deklaruar madje në mënyrë informale se ai i jep llogari vetëm kryeministrit për çdo gjë.

Duhet shtuar se informacioni i vënë në dispozicion të Cakajt në takimet e tij informale ka qenë sensitiv, për të cilat ai nuk ka patur Certifikatën e Sigurisë për t’i aksesuar. Që këtej mund të merret me mend se z. Cakaj, e ka nisur vërtet në mënyrë të pazakontë detyrën e tij të papërmbushur, duke konsumuar shkelje ligjore.

Sjellja e Cakajt ka qenë e pavend dhe disi fëminore e madje pa takt nisur nga fakti se për disa muaj ai ka qenë zv.ministër i Ditmir Bushatit që e ka parë veten së fundmi në një situatë ku ka shumë pak mundësi veprimi. Në media u raportua se atij i është kërkuar dorëheqja nga kryeministri me arsyetimin se largimi do të zhbënte një ndër manovrat e Metës me dekretin për ministrin e ri. Të njëjtat burime mediatike kanë bërë me dije se Bushati ka refuzuar dorëheqjen për shkak se ai tashmë ka qenë i shkarkuar nga eprori direkt, çka e bën të pakuptimtë aktin e dorëheqjes.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

C'do me thene "sensitiv" ne rastin e mesiperm? Mos keni dashur te thoni: emocional? Po shohim se ne shtypin shqiptar qarkullojne shpesh fjale te vendosura jo ne vendin dhe kuptimin e duhur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.