Gjergj Sinani propozon përfshirjen e zgjeruar në kurrikula të “Klubit të mendimit shqiptar”

Postuar në 18 Qershor, 2014 02:51

Gjergj Sinani, profesor i filozofisë në Universitetin e Tiranës, shkruan sot në gazetën “Panorama” një parashtresë që ka të bëjë me nevojën e njohjesnga brezi i ri i autorëve kryesorë  shqiptarë të viteve ’30-’40. Sinani propozon që emra të njohur si Branko Merxhani, Faik Konica, Zef Valentini, Mit’hat Frashëri, Mehdi Grashëri, Fishta, Mustafa Kruja apo edhe Krist Maloki, për të cilët huazon nga Kadare epitetin “Klubi shqiptar i mendimit”, të jenë prezent në kurrikulat universitare, që “baballarët e mendimit shqiptar të jenë prezentë në historinë e shkencave tona shoqërore”. Kjo gjen një përligjje thuajse të plotë, pasi “shekulli i XXI-të po asiston në një periudhë të artë të gjallërimit të traditave”. Sipas Sinanit ka edhe të paktën dy arsye të tjera se përse duhet zgjeruar përfshirja e këtij brezi në kurrikula: së pari, pasi siç thotë ai “ekziston një zbrastësi tronditëse në njohjen e mendimit shqiptar” dhe së dyti sepse, kjo mungesë rrezikon që bëhet shkak i shijeve të këqija për lexuesin e ri shqiptar. Sinani i konsideron këtë mendimtarë në kontributin e tyre me ata që i quan politikanë të shquar e që duhen njohur dhe studiuar, ndonëse në të vërtetë në një masë shumë të madhe, këta mendimtarë ishin protagonistë politikë kryesorë në skenën shqiptare. Ndaj edhe aktiviteti i tyre politik qëndron si një lloj nënvizimi i mbivendosur mbi publikimet teorike, apo gati teorike, për sa kohë që në çdo rrethanë njohja e disa prej tyre do të ndërmjetësohet medoemos nga vepra konkrete dhe publike që ata kanë lënë.

s.z 

Comments

Submitted by Publius (not verified) on

Nje propozim i vyer dhe me mjaft vlere nga ana e Prof.Gjergj Sinanit. Mendimtaret e 30-40 jane me te vertete brilante ne menyren e analizes se mjaft fenomeneve shoqerore, politike dhe juridike, shume prej te cilave mjaft aktuale edhe ne ditet tona.Nje gjerdan mentaresh te tille si: Branko Merxhani, Krist Maloki, Mithat Frasheri, Tajar Zavalani, Isuf Luzaj, Arshi Pipa, Zef Valentini , etj duhen studiuar imtesisht pasi kane cfare ti mesojne gjenerates se re dhe shoqerise jo-mendonjese te kohes sone!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.