Teksti i këngës ‘Lule borë’ është shkruar nga Nasho Jorgaqi, e jo nga … Zef Leka (!!)
Postuar në 31 Tetor, 2012 02:57
Ilir Mborja
Me dëshirën për të shijuar këngët tona të bukura qytetare, të shtunën në mbrëmje (më 27 tetor) u ula përballë ekranit të TV KLAN-it për të përcjellë programin "100 VJET MUZIKË". Atë mbrëmje ai titullohej "Lule borë", sipas këngës së njohur qysh herët nga të gjithë si shkodrane. Që në fillim, meqenëse edhe ajo natë titullohej kështu, drejtuesi Pandi Laço dha këtë shpjegim për autorët e këngës:  "...kompozitori Simon Gjoni, në vitet e para të çlirimit, një profesor i ri gjimnazl atëhere, duke parë borën që mbulonte lulishtet, parqet,.. duke parë të rinjtë që luanin me topa bore, mori vargjet e Zef Lekës dhe kompozoi këtë këngë..."
Kjo këngë, i dashur Pandi, ka autor tjetër të vargjeve. Ai është Nasho Jorgaqi. Do ta quanim lapsus, dhe jo papërgjegjshmëri ngatërresën e autorit të vargjeve të kësaj kënge, siç është në të vërtetë, sikur të mos bëhej fjalë për një personalitet të shquar të letrave shqipe që është gjallë e plot energji krijuese. Në fakt, kjo bëhet e pajustifikueshme, pasi vetë Nasho Jorgaqi, në botimin e bujshëm të para një viti të librit "Koha e kujtimeve" tregon midis të tjerave edhe historinë e krijimit të këtyre vargjeve që përmbi 60 vjet shumëkush i dinte popullore. Nasho Jorgaqi besoj se ashtu siç bëri përmbi gjysëm shekulli duke mos e përmendur këtë fakt, duke qenë autor i monumenteve të letërsisë në gjithë kuptimin e fjalës, mbase as që do ta përmendte këtë detaj fare po të mos ishte fjala për një shkrim plot nostalgji për Shkodrën e rinisë së hershme të tij, për vargjet e para dhe bashkëpunimin me profesorin e tij Simon Gjoni. Një histori që s’kish të bënte fare me borën e topat e Pandit... apo të atij që ia kish shkruar tekstin. Po Zef Lekën ku e gjetën xhanëm (?!). Kjo gafë e tjerrur gjatë që në fillim të emisionit që merr përsipër të bëjë edhe historinë e 100 vjetëve, jo vetëm që të irriton për papërgjegjshmërinë, por besoj se ka fyer me injorancën e vet edhe autorin. Në fakt, edhe s'kanë shumë faj autorët e programit  historiko - muzikor "100 VJET MUZIKË" se duket që po bëhet kulturë e folura badihava edhe kur dëgjojmë kryeministrin që duke folur në një mbledhje qeverie para pak ditësh, përballë kamerave, siç e ka zakon ai, për plotësimin dhe korrigjimin e himnit kombëtar,.. ia ngatërroi emrin të atit të Asdrenit nga Stavre në Sotir (?!)... Gjithsesi unë besoj se ata të KLAN - it do të kenë mundësi korrigjimi në emisionin e ardhshëm, për t’i kërkuar ndjesë Nasho Jorgaqit, autorit të atyre vargjeve aq të bukura "Lule borë" dhe personalitetit që ka bërë dhe vazhdon të bëjë për letërsinë shqipe dhe historinë e saj si rrallëkush tjetër në këto 100 vjet. Unë kam besim se autorët e emisionit në fjalë, do ta bëjnë këtë po t'i lexojnë këto radhë, dmth do ta gjejnë mënyrën për ta ndrequr gabimin,.. e kështu s'do të mbetemi pas Greqisë që në këto ditë të vështira ekonomike për të gjen mundësinë e përkthen e boton poezitë e kohëve të fundit të Nasho Jorgaqit.
ps: http://www.tiranaobserver.al/2012/02/09/hajkute-e-nasho-jorgaqit-ne-greqisht/
Comments
Submitted by Beni (not verified) on
Kjo eshte shume e sakte. Nga babai im e kam pas ditur qe autor i ketyre vargjeve eshte krijuesi dhe studiuesi i palodhur, i mirenjohuri Jorgaqi. Me te drejte autori i shkrimit nge problemin se ketu cdokush flet badiava, si ti vije, pa u menduar, me cka degjuar lart e poshte. Eshte e sakte qe Klani e Pandi Laco duhet ta kene detyre morale ta korrigjojne kete informacion te gabuar.
Submitted by shkodrani (not verified) on
Simon Gjoni, kompozitori i ri pas viteve te clirimit, jepte mesim ne shkollen e mesme te qytetit. Plot te rinj e te reja i degjonin me vemendje ligjeratat e tij per krijuest e medhenj te muzikes boterore. Ne kishim pak vepra te muzikes se kultivuar, edhe ato pak te njohura. Por kishim nje pasuri te madhe te krijimtarise popullore dhe Simoni fliste shpesh per keto vlera te cmuara...
Nje dite dimri. Debora e bardhe kishte mbuluar te gjithe qytetin dhe malet perreth. Ai po rrinte ne sallen e mesuesve, sepse ate ore nuk kishte mesim. Po kundronte nga dritarja gjimnazistet qe po luanin me topa bore. Ne mes tyre edhe "ajo", lulja e bukur. I lindi aty per aty mendimi dhe deshira qe te shkonte edhe ai mes tyre, por nuk duhej. Ai ishte mesuesi i tyre. Syte i mbante gjithnje tek njera, tek vajza e gjalle, e shkathet, me syte e kalter si deti i thelle, me ato floket e gjata e te mbledhura ne nje gershet te trashe, me ato pantallonat, qe e para nder shoqet i kishte veshur e qe ia shtonin hijeshine e trupit, vecanarisht kur lidhte ate shallin e bukur mbi koke. Ishte me te vertete nje lule e kendshme ne mes lulesh tjera... Gjithe qenia e saj iu shnderrua na formen e nje "lulebore", bile edhe topat e debores qe ajo ia drejtonte shokeve e shoqeve, i dukeshin si lulebore... Dhe u detyrua te priste jo vetem shkrirjen e debores e ikjen e dimrit, por edhe mbarimin e shkolles e marrjen e matures. Por gjithe asaj kohe, mendjen e kishte vetem tek ajo, tek "Lulebora".
- Zef, ti e di, une dua nje vajze, - i tha nje dite Simoni poetit Zef Pali, sapo doli nga shkolla. Zefi e njihte mire dhe ia dinte ndjenjat e dashurise per maturanten e gjimnazit. Ate dite ndenjen shume kohe bashke. Biseduan gjere e gjate. Mbas disa ditesh, Zefi i dha nje tekst. Simoni e mori dhe, duke e mbajtur ne duart qe i dridheshin, plot emocion i tha:
- Bukur, shume bukur, ashtu sic kam dashur vete...
Shkoi menjehere ne shtepi, nuk ishte i qete. Sillej neper dhome e nuk dinte c'te bente. Ne koke i vlonin motive te ndryshme melodish. E lexoi tekstin disa here, deri sa e mesoi permendsh. E pastaj:
"Tuj kerkue n`ar e n`koder
Tuj prek lulet t`gjith me dor`
Vec n`nji kopsht te vogel n`Shkoder
Ty te gjeta lulebore...."
Shume entuziast, vazhdoi:
Je e vogel, por je e plot
Ty t`kerkoj une tash sa mot
Tash sa mot un`ty t`kerkoj
N`gezim me ty jeten ta shkoj.
Eja, eja lulebor`
Une me ty do thur kunor`..."
Submitted by LIBRI (not verified) on
Submitted by lulebore (not verified) on
E kam degjuar "Luleboren" me dhjetera here, me tekstin ne variantin shkodran, tiranas, kosovar, korcar, zyrtar, arberesh etj etj.  Dhe asnjehere nuk me eshte dukur me e plote dhe me e bukur se ne variantin e saj origjinal, ne shkodranishte.
O miku im i dashur qe ke marre persiper te na sqarosh me kete artikull origjinen e tekstit dhe si pa dashje ke perzjere dhe nje cike politike me salen e ku di une.  Nashoja per te cilin gezoj shume respekt mund ti shkruante ato vargje vetem nese flet shkodranshe sepse ato vargje mund te shkruhen vetem nga nje qe eshte shkodran ose nga nje qe flet shkodranshe. Po Nasho apo Jorgaqi ne shkoder nuk di te kete.
Edhe dicka tjeter, nese Nashoja ka qene nxenes i kompozitorit te kenges Simon Gjonit nuk besoj te kete mundesi qe nxenesi te kete afrimitet me mesuesin sa te beje poezi per dashurine e ketij te fundit dhe per me teper tja dorezoje tekstin. Eshte budallek me brire, lajthitje e pleqerise.
Submitted by Dardan (not verified) on
Po qe me pelqeu jashte mase edhe ky shkrimi i shkodranit. Po kush eshte pra autori? Aty jane dy autore me emrin Zef dhe Nasho!
Submitted by shkodrani (not verified) on
Po te lexosh shkrimin me lart ose dhe kete te "nashos" me poshte e kupton qe burimi i frymezimit per luleboren ka vend per interpretime.  Por pa diskutim qe tekstin e ka shkruajtur Zef Pali dhe Nashoja (Jorgaqi) nuk ka asnje lidhje me kete kenge. Pervec faktit qe mund te kete qene ne Shkoder dhe nxenes i Simon Gjonit (kompozitorit te lulebores) gjate asaj periudhe :)
Submitted by Nashoja (not verified) on
Kush është vajza, që iu kushtua "Lule Bora"?
Është një histori e çuditshme, të cilën e kanë marrë përsipër shumë vajza të asaj kohe. Shumë prej tyre kanë thënë se janë pikërisht ato , të cilave u është kushtuar "Lule Bora. Por vajza e vërtetë, nga lindi ky frymëzim, tani ndodhet në Amerikë. Në një koncert, që muzikantët shqiptarë kishin organizuar në Nju Jork, ku mes të cilave ishte edhe gruaja e Simon Gjonit, ata kanë kënduar edhe këngën "Lule Borë""E kanë prezantuar këtë këngë si të Pjetër Gacit, të Prenk Jakovës, apo këngë popullore. Megjithatë, kjo këngë është e Simonit",- thotë me bindje gruaja e tij Hermira Gjoni.. "Mbaj mend- thotë ajo, - që këtë këngë e kemi kënduar shpesh në Nju Jork, në shumë koncerte. Dhe kur e kemi kënduar në një koncert, erdhën e na uruan shumë njerëz. Mes tyre vjen njëra dhe na thotë "Unë jam Lule Bora". U habitëm dhe u mblodhëm të gjithë përreth duke e pyetur. Ajo na tregoi historinë e krijimit të kësaj kënge. Dhe na rrëfeu."Unë atëherë kam qenë gazetare dhe punoja në gazetën "Bashkimi. Isha vajzë e re 19- vjeçe. Shkova në Shkodër me një shërbim. Dikush më kishte dhënë një pako për Zef Palin. Atje ku shkova ta takoja në Shtëpinë e Kulturës, ishte një kopsht i bukur dhe u ulëm të pinim një kafe. Ndërsa unë i flisja për letërsinë, për gazetarinë, etj, ai nxori një letër nga xhepi dhe ndërsa unë vazhdoja të flisja ai çuditërisht shkruante. Kur kishte mbaruar, ma drejton letrën mua dhe më thotë: këtë e kam për ty. Pastaj këputi një tufë lule bore dhe m'i zgjati mua. U ngritëm për të ikur (unë duhej të kthehesha në Tiranë). Por unë nuk e dija që fati kishte caktuar që unë të jetoja atje dhe të takoja bashkëshortin tim atë ditë. I thashë, po këto lulet ku t'i çoj? - Hajde më tha- tek ime më se është e sëmurë dhe jepja asaj lulet. Shkova dhe lulet ia fala nënës së tij. Unë më pas u ktheva në Tiranë, dhe vazhdova me të përditshmen time. Ndërsa pas katër ditëve dëgjoj në altoparlantin e gazetës "Bashkimi" : " Nga Radio Shkodra do të dëgjoni këngën "Lule Bore". Kështu rrëfeu vajza ( Florenca Pali) historinë e vargjeve të "Lule Borës". Më tej frymëzimi kishte kaluar tek kompozitori. Gruaja e kompozitorit, Mira, rrëfen se si autori i vargjeve, Zef Pali, sa ishte nisur Florenca për në Tiranë ia kishte dhënë vargjet Simonit. "Nëse të frymëzojnë këto vargje, merri dhe muzikoi"- i kishte thënë poeti. Ndërsa Simoni, menjëherë kishte hedhur muzikën dhe grupi, i miqve të tyre Tish Daija, Zef Gruda, Tonin Rrota,etj, që kishin kompleksin e vogël muzikor në radio Shkodra e kishin incizuar "Lule Borën". Ndërsa Florenca e kishte dëgjuar pas katër ditësh në radio. "Asnjëra nga ato vajza që thonë se unë jam "Lule Bora" nuk thotë të vërtetën. Në të vërtetë unë jam ajo që frymëzova ato vargje, e më pas atë muzikë - kishte rrëfyer Florenca, atë ditë pas koncertit në Nju Jork.
Submitted by Dardan (not verified) on
Sa gjera te mrekullueshme degjon njeriu.  O zot, pse nuk e ben keshtu debatin e politikaneve te poshter.   Ler lere se ja futa kot, Ata jane te poshter,
Ju lutem, shkruani si shkodrani e si Nashoja se ndihem i sheruar!  Lufte e bukur!
Submitted by f.d. (not verified) on
Z. Mborja , titulli nga greqisht ne shqip i permbledhjes se hajkuteve perkthehet me mire " Duke shpetuar vetetimat " ose " Shpetimtari vetetimave ". Flm
Submitted by Dionis (not verified) on
pak rendesi ka per mua se cila eshte historia e vertete , menyra si tregohen te dyja eshte nje mrekulli. danke.
Submitted by Werner (not verified) on
O Mborja, po a i din vargjet mor njeri, cka hyn bora si fenomen ne ate kange? Asht kange dashunie, mandej Nashua shkruen gegnisht? Ju jeni pj. krejt me duket! (Muci nxirre komentin, te lutem).
Submitted by Une (not verified) on
Ne fakt autori i ketij shkrimi ka te drejte.
Ja si e përshkruan Nasho Jorgaqi ne librin e tij "Koha e kujtimeve" faqe 42,43 (botim i OMBRA GVB Tiranë 2012) : " ... Dhe çfarë ndodhi? Një ditë pranvere, tek kaloja nëpër një rrugicë,ne të dy krahët e së cilës hapeshin pas kangjellave, oborret e gjelbëruara,me kapi syri kaçubet e lulëzuara të luleborave, aq të përhapura në Shkodër. Dhe po atë ditë u ktheva në konvikt, dhe i hodha vargjet e para ne letër. Më pas, ndërsa profesori e mori për ta muzikuar, unë bëra ndryshime gjuhësore, në të cilat vuri dorë edhe ai. ...Kështu lindi kënga '"Lulebore"..."
Submitted by Fadili (not verified) on
Nashoja mund ta pershkruaje si te doje ne librin e tij te pleqerise. Mosha ben te veten dhe njerezit edhe pirdhen nga trute.  Nuk ka asnje lidhje Jorgaqi me tekstin e kenges se Lulebores.  Lulebora eshte me tekst shkodran, orkestrim shkodran dhe kenduar per here te pare ne Shkoder. Hapni syte dhe lexoni me siper nga komentuesit e tjere historine e vertete te kenges.
Ne kohe te Enver trimit shkodranet vetem margjinalizoheshin dhe vetem nga halli ju njihnin ndonje merite. Te ishte Nasho fieraku autori i tekstit do ishte trumbetuar me te madhe.
Submitted by IIlir Mborjalir... (not verified) on
Ne programin e kësaj mbrëmjeje "100 Vjet muzikë" drejtuesi i saj z. Pandi Laço, pas vërejtes që i drejtoja nëpërmjet shkrimit të para pak ditëve: "Teksti i këgës "Luleborë" është shkruar nga Nasho Jorgaqi dhe jo nga ...Zef Leka (?!)", gjeti mundësinë që publikisht, me shumë njerzillëk të korrigjojë gabimin e një jave më parë për autorësinë e këngës duke i kërkuar ndjesë profesorit të nderuar Nasho Jorgaqi.  Ky gjest fisnik i zotit Laço, (jo shumë i shpeshtë në ditët e sotme) më bën të pendohem edhe mua, autorin e shkrimit të mësipërm, për ndonjë ton ose fjalë të tepërt të hedhur në nxitim e sipër dhe bash për këtë, t'i kërkoj edhe unë atij ndjesë publikisht po në faqen e ResPublica.      Miqësisht Ilir Mborja.  Athinë, më 3 nëntor 2012.
Submitted by Albert (not verified) on
Nasho Jorgaqi kur behet fjale per periudhen kur eshte shkruar kenga ka qene 15 vjec dhe nuk ka qene fare ne Shkoder.Zoti Mborja eshte mese e nevojshme qe ju te publikoni nje kunder artikull duke kerkuar ndjese dhe here te tjera mos t'i merrni gjerat kaq me nxitim,ose te shkruani artikuj me fjale veshi.Te shkruash shkodranisht eshte art ne vehte,te cilin edhe shkodrani me i vjeter e ka te veshtire ta shkruaje.Me gjithe respektin per Nasho Jorgaqin si nje kollos te letrave shqipe,por jepni Nashos cfare eshte e tija dhe Zefit cfare eshte e Zefit.
Submitted by ngadhnjimi (not verified) on
Në partiturën e këngës "Luleborë" të botuar në librin e Simon Gjonit "Album me këngë" nga shtëpia botuese "Toena", shkruan se kënga është kompozuar nga Simon Gjoni më 15 gusht 1949 me tekst të Zef Palit  e jo Nasho Jorgaqit. Redaktor muzikor të librit janë Hermina Gjoni dhe Robert Radoja.
Unë nuk e di kush është autor i vargjeve, unë vetëm po i referohem këtij burimi, të themi akademik.  Sidoqoftë, mendoj që është papërgjegjësi nëse ngatërrohen gjëra të tilla. Jo vetëm e drejtuesëve të emisionit, por ndoshta më tepër e atyre që duhet të përkujdesen për historinë e muzikës shqiptare.
Submitted by George Pali (not verified) on
Injoranca e paskrupullt vazhdon, Zef Laka ndoshta ka kene 12 vjec kur Zef Pali ka shkru textin e Lulebores. Nasho Jorgaqi nuk e ka shkru ate text e turp tju vije qe hidhni balte mbi krjimtarine e Zef Palit.
Nasho Jorgaqi kurr nuk do te shkrute. Tuj kerkue por: Duke kerkuar. Stop kte Iditsi malicioze
Submitted by Tan (not verified) on
Nashua të vazhdojë me Nolin,pasi aty është për tu respektuar.Ti që quan shkelje ngatrresën e emrit të babait të Asdrenit nuk je serioz.Edhe Pandi që përpiqet të na mbushë mendjen që merr vesh nga shumë fusha,është i paditur për problemin,prandaj nxiton të kërkojë falje.
Submitted by Ilir Mborja (not verified) on
Ndjesë!
Në shkrimin e mësipërm, kam shkruar edhe fjalinë: "Po Zef Lekën ku e gjetën xhanëm (?!)."... Duke shkruar nxitimthi (pafalshmërisht) nuk kam qenë i kujdesshëm sa duhet që fjalia të mos tingëllojë si e shkruar disi shpërfillshëm për të nderuarin Zef Leka nga ana ime... Nxitimi im në këtë rast (gjithsesi i pafalshëm) ishte për të kritikuar zotin Laço për ngatërrimin e emrit e të nderuarit Zef Leka me emrin e të nderuarit Zef Pali (që gjithsesi edhe mund të diskutohej si "autor" i tekstit të këngës sepse siç vërejnë edhe të tjerë (së bashku me N. Jorgaqin) ka vënë dorë redaktuese (më tepër për ta shkodranizuar) në vargjet e këngës në fjalë... Edhe një herë i kërkoj thellësisht ndjesë kujtdo që me të drejtë mund të jetë prekur nga pakujdesia ime etike!
Autori i shkrimit Ilir Mborja.
Submitted by Anonymous (not verified) on
Tjeter
Tjeter topa bore, tjeter lule bore.
Shkruani qarte, jo gjate.
Add new comment
Plain text
• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.