Tregëtia e një emri përpara shitjes së një libri

Postuar në 22 Nëntor, 2018 17:14

Shtëpia botuese “Onufri” ka hedhur në qarkullim librin më të ri të autorit Ismail Kadare: Kur sunduesit grinden. Nëse i hedh një sy kopertinës të bie në sy se në të mungon emri, por për autorësinë është lënë vetëm mbiemri: Kadare.  Po të kërkosh në titujt e shtëpive botuese të huaja, nuk e gjen këtë praktikë. Madje edhe për një shkrimtar unik në historinë e letërisë, që është një dhe i vetëm, William Shkaespeare, përdoret emri dhe mbimeri i plotë.

Don Kishoti është një vepër unike dhe konsiderohet si romani më i mirë i shkruar ndonjëherë. Askush nuk do ta kishte të vështirë të mbante mend emrin e autorit, por sërish nga një kërkim në internet sheh se në koperinë përdoret emri dhe mbiemi: Miguel de Cervantes. Sigurisht që nuk mungojnë botimet ku qëndron vetëm mbiemri, por ne duhet të kuptojmë se këto janë raste të rralla të një vlerësimi të fituar me kohën dhe universalisht, që gjithësesi nuk i ikin nevojës që kritika ta thotë përherë fjalën e vet. Për të sjellë një shembull shqiptar, edhe Kanuni në shumicën e rasteve ose thirret thjesht me fjalën “Kanun” ose përdoret Kanuni i Lekë Dukagjinit.

Siç shihet kemi të bëjmë me një formë veneruese nga shtëpia botuese që po do të na thotë: Kadare është vetëm Një. Dhe i papërsëritshëm. Ky lloj kulti ka kohë që debatohet, nëse është I vlefshëm për ndonjë gjë, apo shërben për diçka pozitive. Mund të kuptohet aspekti tregëtar, pra një shtëpi botuese shet sa më mirë emrin kryesor të botimeve të veta, por kalime të tilla ngjajnë mbivlerësuese, sidomos kur autori është gjallë.

Na kujton atë formën “Enveri ynë” që zuri vend pas vdekjes së Enver Hoxhës, që është gjithësesi një shakllë më lart sesa përdorimi i mbiemrit që është diçka e zakonshme në atributet autokratike.

Kjo nuk duhet në fakt: një lloj autokracie në hierarki, pasi në vend se të nxiten dritare të reja, të gjithë tubohen rreth një rrapi të lashtë që siç e dimë nuk ka nevojë për kujdesin e kujt. Pasi vetë natyra e ka pajisur me cilësi për jetë të gjatë dhe për t’u përballur me vështirësi klimaterike.

Comments

Submitted by Spiridonis (not verified) on

Ky shteti eshte rrumpalle. Sepse po te egzistonte ligji, ky sharlatan duhej rd ishte ne burg per egzekutimin e Bilal Xhaferrit dhe Genci Blloshmit. Pastaj te mos kujtojme shkaterrimin psiqik qe ky maskara i beri Renato Rrapos.
Ky eshte hijene.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.