Letër e hapur Edi Ramës nga një mjek i Janinës*

Postuar në 09 Nëntor, 2018 23:32

Të mërkurën 7 nëntor 2018  në gazetën PROINOS LOGOS të Janinës u botua një artikulli i Angelos M. Kappas me titull  "Letër e hapur Edi Ramës" .

Z. Kryeministër,

Para se të pyesni veten se kush jam unë që gjej guximin t’ju drejtohem në vetë të parë, po ngutem t’ju kujtoj disa aspekte të historisë më të re të vendit tuaj, siç ishte "Kriza shqiptare e ’97-ës" e njohur ndryshe si "Kriza e Piramidave."

Në atë kohë, një dyzinë të plagosurish me armë dhe eksplozivë u transferuan nga vendi juaj ekskluzivisht në Spitalin Universitar të Janinës. Asokohe kam pasur nderin e madh të drejtoja Klinikën Kirurgjikale të Spitalit Universitetar të Janinës.

I paharrueshmi Rektori Dhim. Glaros më kishte paralajmëruar para se të shpërthnte cunami i konfliktit të armatosur: "Shqipëria ka probleme, duhet ta ndihmojmë". Unë iu përgjigja se duhej të përgatiteshim për më të keqen, sepse parashikoja që situata do të zgjaste dhe ndoshta do të përkeqësohej. I kërkova të përforconim kapacitetet e spitalit me një ose dy  kirurge, por ma bëri të qartë se nuk kishte asnjë mundësi të tillë.  Glaros e kuptonte plotësisht se situata ishte e vështirë dhe pyeti nëse mund të orientoheshin urgjencat nga Shqipëria edhe përmes pikës kufitare me Selanikun.

Ky propozim nuk u mbështet, dhe më kujtohet që i kam thënë: "Ne jemi më afër, në Shqipëri jetojnë epirotas të veriut duhet ta marrim ne në dorë situatën”. Dhe cunami u derdh menjëherë. Urgjencat e rënda filluan të vinin njëra pas tjetrës. Operonim natë-ditë bashkëkombësit tuaj. Kirurgjitë e planifikuara për grekët shtyheshin, pasi bashkëkombasit tuaj ishin të plagosur rëndë dhe duhet të operoheshin urgjentisht.

Mendoni, Z. kryeministër, shtyheshin operacionet për pacientët greke që të hynin në kirurgji shqiptarët, dmth anulloheshin ata pacientë që praktikisht financonin me kursimet e tyre hospitalizimin dhe trajtimin e pacientëve tuaj. E pranuan këtë sakrificë pa protesta dhe me vetëdije, sepse edhe ata morën pjesë me mënyrën e tyre në trajtimin e vuajtjeve tuaja. Këtë mision ia doli ta përballojë me sukses  Spitali Universitar i Janinës dhe në veçanti Pavioni i Kirurgjisë, pa ndonjë ndihmë të mëtejshme, duke punuar në heshtje dhe në mënyrë metodike.

Mund të mos kemi dëgjuar akoma asnjë faleminderit zyrtarisht nga shteti shqiptar për shërbimet e kryera atëherë, por ne stafi i Departamentit të Kirurgjisë e "lexuam" mirënjohjen në sytë e pacientëve që trajtuam. Në sytë e gazetarit të keqtrajtuar dhe të tmerruar Bardhok Lala, në sytë e babait të studentes  Klodiana Poçi, për të cilën  u angazhua gjithë minoriteti që të kujdesesha.

Në atë kohë  dhe në periudhën që pasoi, kam pasur mundësinë të takohem dhe të diskutoj me bashkatdhetarë tuaj të shquar si Cen Tirana, Agim Isaku,  Agim Nesho dhe një kolegun tim me mbiemrin Kadare. Në fytyrat e tyre pashë një Shqipëri të re në zhvillim në ato ditë të vështira, një Shqipëri që meritonte sakrificat që  kemi bërë për ta ndihmuar. Dhe më besoni, zoti Kryeministër, kjo ishte kënaqësia më e madhe për mua.

Me të njëjtin sinqeritet nuk mund të fsheh  z. Kryeministër, ankthin dhe zhgënjimin që më shkaktuan ngjarjet e ditëve të fundit. Unë që atëherë dhashë maksimumin tim për bashkëpatriotët tuaj fillova të pyes veten,  nëse Shqipëria e ditëve të fundit është ajo që kam patur në mendje atëherë. imazhi i emetuar nga Shqipëria këto ditë dominohej nga forcat speciale, të pagdhendurit e stadiumeve dhe makinacionet e burokratëve të pashpirt mbi trupin e pajetë të një të riu fatkeq... Ju e quajtët të çmendur, por edhe nëse ishte kështu, Unë ju siguroj si doktor, se në Europë të çmendurit nuk vriten, por trajtohen.

Z. Kryeministër

Duam apo nuk duam, jemi fqinj dhe që të jemi fqinj ë mirë duhet që gjithkush ta tregojë me vepra në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë.

Ne e bëmë me aq sa kalonte nga dora jonë, siç e përmenda edhe më lart...Tani është radha juaj...

Me gjithë sinqeritetin dhe ndjenjat më të mira për popullin mik shqiptar.

Angelos M. Kappas,

Profesor i Kirurgjisë në Universitetin e Janinës

Diplomuar në Shkollën Zosimea të Janinës (1958)

Përkthimi: Respublica

Comments

Submitted by Taras (not verified) on

Te tille jane edhe shqiptaret o zoteri Angelos. Keta harrojne se ishin si skupidhje ne Greqi, deri sa BE ua hoqi regjimin e vizave. Harrojne se jane afro 700 mije shqiptare qe jetojne she ushqehen nga shteti grek. Mos u habit i nderuar DrAngelos, sepse ky komb shume here e ka treguar se eshte mosmirenjohes dhe i pabese. Krimet qe shqiptaret kane kryer ne Greqi Jane nga me rrenqdtheset wdcas kanibalet nuk i kane bere.
E cfare vrau i njeri Kostandinos ? Ai po te donte kishte vrare policet we ishin skuadron ne qender te fshatit, por ja qe te tille njerez jemi, injoranca dhe analfabetizmi kane kapluar zemren e erret te ketij kombi, komb qe per heronj ka mite te vjedhura dhe per idhuj te te sotmes ka kriminele e hajdut pulash si Alket Rizai, burgjet e Greqise jane te mbushur me keta bastarde qe nuk i bejne nd pune as Greqise e as Shqiperise.
Ju kerkoj ndjese i nderuar Doktor, i kerkoj ndjese familjes Kacifas dhe gjithe Bularatit sepse biri i tyre Kodtandinos nuk vrau njeri por e vrane. Kur, ne td njejten kohe masakra akoma me rd medha Jane kryer ndaj forcave tr rendit nga shqiptaret etnike ne Shqiperidhe ky popull nuk i ka denuar me llogjiken e tij perverse.

Te kerkoj ndjese sepse kam jetuar ne Greqi, punedhenesi im me ka dhene buken e djalit te tij dhe e la kete te fundit pa ngrene kur e pa se une isha i uritur.....
Doktor dhite e zgjebosura e mbajne bishtin perpjet, eshte mekat t'u besh mire shqiptareve.

Submitted by genti (not verified) on

flm zotrote per nderet qe na ke bere e ne te tilla raste tashperblefshim e ta kemi hsperblyer,kemi lene mjeket tane pa pune e kemi mar mjeket tuaj ne pune..kur je mjek bej mjekun dhe lere politiken qe me cduket se kupton ose e kupton shume mire deri sa je bere zar i saj..mjeku eshte human dhe e ka ne profesion ndihmen kundrejt pz kushdo qofte ai..sa per te cmendurit kur jane te rrezikshem e te pa armatosur mbyllen cmendinave,kur jane te armatosur ekzekutohen kudo..informohu zoti doktor se je intelektual dhe duhet ta dish qe te kuptosh dicka duhet te studiosh te informohesh mbi nje fenomen te caktuar,ndersa ty te paskan kap scam..et e internetit dhe ato te politikesh.qofsh me shendet .po je ber pishman per ndihmen ne te themi prap flm..per te tjerat meru me ato qe di jo ne ato qe ke handicap

Submitted by Anonymous (not verified) on

Zoti doktor, ne e kemi kryeministrin tone pak nga ata qe u thuhet: u flet goja para mendjes! Ky qe fati yne! E serish duhet thene bereqaves, mire dhe me kete, se te tjeret rreth tij jane me keq. Po ua them une, te tjeret, opozita-pozita, jane ku e ku te bejne leke vetem per vete! Te cajne veshet per Shqiperine, por atdheu i tyre i vertete eshte nga maja e kokes e deri tek maja e kepuceve te shtrenjta, qe kane. Por shpresoj qe kjo ngjarje Bularati te sherbeje per te pare cfare probleme ka ne jug te Shqiperis, cilat probleme ka minoriteti, cfare ankesash kane njerezit ne pergjithesi neper fshatra te ndryshme, panvarsisht nga etnia, feja dhe gjinia. Se problemet, sidomos ne Bregdet jane mjaft te medha.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.