“Sfinksi” kundër gënjeshtarëve në portat e BE-së. Europa qesharake e kohës sonë

Postuar në 09 Nëntor, 2018 10:38

Deutsche Welle raporton për një nismë që parashikon përdorimin e teknologjisë për hyrjen në kufijtë e Bashkimit Europian. Zyrtarët e këtij unioni i kanë hapur rrgën testimit të kontrolleve nga avatarë të cilët sipas tyre detektojnë gënjeshtrat. 

Avatari do të verifikojë nga njëra anë dokumentat e udhëtimit, si pasaportën e udhëtimit, vizën dhe dëshminë për mjetet e nevojshme financiare. Nga ana tjetër ai do të bëjë pyetje si nëpunës dogane, si për shembull për përmbajtjen e valixhes ose shkakun e udhëtimit. Përgjigjet do të regjistrohen nga një kamera dhe do të analizohen. Një program kompjuterik i ri do të jetë në gjendje që të dallojë në shprehjet e fytyrës të të intervistuarve, nëse ata thonë të vërtetën. Nëse programi mendon se udhëtari thotë të vërtetën, kontrolli pasues nga një nëpunës i vërtetë kufiri është i shkurtër. Përndryshe verifikimi që pason është i gjerë. Vitin që vjen, programi kompjuterik do të testohet në kalime të veçanta kufiri në Hungari, Letoni dhe Greqi

raporton DW.

I planifikuar si një hapësirë lirie, Bashkimi Europian po katandiset në një burg të sigurisë së lartë prej nga ku bota shihet me një optikë unike. Kjo masë të kujton dhe është karikatura e arij mitit të njohur të Greqisë së lashtë, të Sfinksit që në hyrje të qytetit të Tebës u kërkonte udhëtarëve të zgjidhnin gjëegjëzën e tij, përndryshe vriteshin. 

Sot qenka një robot, edhe ky mund të imagjinohet si pjesë e mitologjisë moderne, nëse shohim johumanitetin e tij, por dhuntitë e të cilit janë tërësisht humane. Zgjidhja që sugjerohet është me të vërtetë burokratike dhe nuk ka të bëjë me parimet  e këtij unioni që po bëhet gjëja më qesharake e kohës sonë: aty hyjnë të virtytshmit, ndërkoë që qindra milionë që jetojnë brenda nuk konsiderohet se bartin ndonjë ves a rrezik. Duhet shumë pak që kjo kala rëre të bjerë, pasi asgjë nuk mund të përligjë një ekzistencë të gënjeshtërt.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.