Vritet për "Atdhe" 35 vjeçari grek në Bularat

Postuar në 28 Tetor, 2018 16:43

Kostandinos Kaçifa, 35 vjeçari nga fshati Bularat në Gjirokastër u vra nga forcat Renea pasi më herët kishte qëlluar me armë ndaj makinës së policisë në mes të fshatit .

Incidenti ndodhi gjatë festimeve për ditën kombëtare të Greqisë. Policia sqaroi në komunikatën për shtyp se rreth orës 10:00 të paradites  ai qëlloi me armë teksa në qendër të fshatit po mbaheshin ceremonitë për 78-vjetorin e JO-së greke ndaj ultimatumit të Musolinit për pushtimin e Greqisë.

 

Policia ka dhënë këtë dinamikë për ngjarjen:

Rreth orës 10:00 në krye të fshatit Bularat, shtetasi Kostandinos Kaçifa, rreth 35 vjeç ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Menjëherë në drejtim të vendit nga vinin të shtënat kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat ishin të dislokuara në qendër të fshatit pasi do zhvillohej aktivitet me rastin e festës së Greqisë. Kaçifa sapo ka parë shërbimet e policisë që po afroheshin në drejtim të tij ka hapur zjarr me breshëri ndaj punonjësve të policisë duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë. Forcat RENEA u vunë në ndjekje të tij. Në faqen e malit mbi depon e ujit të fshatit Bularat, shtetasi Kostandinos Kaçifa u lokalizua nga forcat speciale. Forcat RENEA janë kundërpërgjigjur dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i varë shtetasi K. Kaçifa.

Mediat greke shkruajnë se 35 vjeçari kishte ngritur flamurin grek në varrezat ushtarake të Bularatit, por policia shqiptare e kishte ulur pak minuta më vonë. Kjo sipas tyre bëri që Kacifas të reagojë. Nga postimet në rrjetet sociale i riu kishte shfaqur prirje nacionaliste, duke akuzuar kryeministrat Rama e Cipras për tradhëti. 

"Cipras dhe Rama bëjnë plane pa hanxhiun ..... Për një gjë të jenë të sigurtë, të rinjtë e Vorio Epirit nuk do të jenë spektator. Të gjithë grekët e Epirit të Veriut thirren më 28 tetor për të dërguar një mesazh në çdo drejtim. Greqi ose Vdekje"-shkruante Kacifas.

 

Comments

Submitted by Asnjeanesi (not verified) on

E kuptoj dhimbjen e familjes dhe eshte nje fatkeqesi per te gjithe ne.

Nuk dua ta politizoj ceshtjen dhe do jap kendveshtrim profesional.

Sipas rregullave te angazhimit ,nje polici i lind e drejta te qelloj kur personi eahte i armatosur dhe qellon mbi to .
Policia duhet te paralajmeroj per dorezim te personit dhe te vetembrohet njekohesisht.

Personi ne fjale cenon jo vetem sigurine e policeve por edhe sigurine e njerezeve te cilet jetojne ne ate fshat.
Policia duhet te minimizonte demin por mos te harrojme asnjehere rrezikun e jetes se policeve te cilet ishin ne aksion.
Nga ana ligjore nuk ka ndonje kundershtim kunder policise ,e cila ka bere vetem detyren e saj.

Reagimi nga ana e mediave greke dhe qeverise eshte anormal ,sepse Shqiperia eshte shtet sovran dhe i pavarur.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.