Xhamia e madhe e Tiranës, një kujtesë e kohës së Perandorisë Osmane

Postuar në 16 Tetor, 2018 15:28

Xhamia e Namazgjasë në zemër të Tiranës së shpejti do të bëhet qendra më e madhe e adhurimit mysliman në Ballkan, një tempull me hapësirë ​​për 5.000 adhurues dhe që ka kushtuar 30 milionë euro dhe është financuar plotësisht nga Turqia. 

Punimet janë në fazën e tyre përfundimtare; kaligrafitë që do të stolisin muret e brendshme dhe disa punime  të vogla janë drejt përfundimit”, u shprehën burime të Bashkësisë Myslimane të Shqipërisë (KMSH).

Katër minaret imponuese  me lartësi 50 metra, kupola qendrore prej  35 metra dhe 18 të tjerë më të vegjël  dallojnë me arkitekturën sovjetike të ndërtesës së Parlamentit fqinj dhe me ndërtimet e ulëta të ngritura gjatë komunizmit. Stili i saj është i pazakontë  në Shqipëri dhe duket si Xhamia Blu, nga arkitekti i njohur me origjinë shqiptare, Sedefkar Mehmet Aga, i cili e kishte projektuar atë në fillim të shekullit të shtatëmbëdhjetë për të lartësuar madhështinë e Perandorisë Osmane. Ashtu si në rastin e xhamive të tjera jashtë vendit të Turqisë, edhe në këtë rast ka qenë presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, që në vitin 2015 ka autorizuar për të hedhur themelin e një projekti të quajtur shprehje e "unitetit" dhe " solidaritetit "midis dy vendeve.

"Ne nuk i diponojmë  këto fonde, as shteti shqiptar, kështu që e vetmja mundësi për ta ndërtuar atë ishte nëpërmjet donacioneve të huaja," tha Agron Hoxha, zyrtari për shtyp i bashkësisë myslimane.

I Financuar nga autoriteti fetar turk, Diyanet,  dhe xhamitë në Turqi, Hoxha e konsideron normale se paratë të vijnë nga një vend i "i madh, i afërt dhe miqësor" të Shqipërisë që në fund të fundit ishte pjesë e Perandorisë Osmane nga fundi i shekullit të katërmbëdhjetë deri në pavarësinë e saj në vitin 1912. Gjatë kësaj periudhe kishte shumë personalitete politike nga Stambolli me origjinë nga provincat shqiptare që zunë pozicione të rëndësishme si ato të kryeministrit ose të vezirit. Sipas Hoxhës, fakti se xhamia u financua me fonde turke nuk do të thotë që Erdogan do të dëshironte të ushtronte ndikim mbi Shqipërinë.

"Ai nuk do të na sjellë asnjë nga imamët e tij, të gjithë do të jenë shqiptarë, prandaj , me çfarë do të na imponojë, me hekur dhe me beton?!", thotë Hoxha.

Artan Raça, një arkitekt me profesion, megjithatë, gjykon se qeveria "ia ka dorëzuar kujt ka pasur para”.

Nuk kishte asnjë konkurencë dhe stili oriental nuk ka asnjë lidhje me kulturën tonë. Mund të ishte bërë një xhami moderne në përputhje me kohët e sotme", thotë ai.

"Xhamia "është ndërtuar për  interesat e Turqisë. Më shumë se xhami duam të rregullojmë ekonominë dhe për të rritur pagat për të jetuar më mirë," thotë Festime, që  jeton me një pension prej 50 eurosh. 

Kryeministri Edi Rama, mbrojtës i vendosur i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian është njëkohësisht i njohur për marrëdhëniet e tij të mira me Erdoganin, të cilin ai e quan "mik dhe vëlla i pandarë". Në Shqipëri, ku nuk ka asnjë parti myslimane, ka pasur një zgjerim të fortë të kompanive turke që kanë investuar 2,600 milionë euro në sektorë të shumtë, nga telekomunikacioni, bankat dhe energjia, në degë të ndryshme të industrisë. Padyshim, për besimtarët myslimanë, ndërtimi i xhamisë është një arsye për gëzim dhe nevojshmëri.

"Duhej ndërtuar shumë më herët. Myslimanët janë shumica dhe ende luten në sheshe dhe rrugë ngaqë nuk kanë pasur një tempull të denjë si të katolikëve dhe ortodoksëve," ankohet Fatmir Limani.

Në të gjithë vendin ka 680 xhami modeste për të përmbushur nevojat e myslimanëve që përfaqësojnë 60% të 2.8 milionë banorëve, ndërsa 10% janë katolikë dhe 7% ortodoksë. Diktatori stalinist Enver Hoxha e ndaloi fenë me ligj, shpalli Shqipërinë në vitin 1967 si vendi i parë ateist në botë,  shkatërroi tempujt dhe përndoqi rëndë klerin. Feja filloi të praktikohet përsëri pas rënies së komunizmit në vitin 1991.

Opinioni publik në Shqipëri identifikon popullsinë myslimane si pjesën më të prapambetur dhe injorante të shoqërisë duke e shoqëruar atë me Perandorinë Osmane që pengoi përparimin e vendit dhe e veçoi  atë nga Evropa e zhvilluar.

Burimi: https://www.eldiario.es/sociedad/mezquita-Tirana-recuerdo-Imperio-Otoman...

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Keto Jane brockulla me lajthitje mendore. Stili dhe arkitektura e kesaj xhamie nuk eshte e "pazakonte " sic pretendon dhe trillon autori por eshte vendase she gjendet kudo neper xhamite qe nuk u shkaterruan nga komunizmi si ne Shkoder, berat apo edhe ne Tirane. Arkitektura Osmane eshte me e bukur se as ajo e lindjes se mesme. Bosnia me urat dhe pazaret e xhamite me arkitekture osmane terheq mijera turiste ne vit.
Turistet kur vine ne Shqiperi nuk duan dicka qe e kane kudo ne shtetin e tyre por duan te shohin dicka ndryshe dhe te bukur.
Ne rast se nuk i pelqen islamofobeve dhe artikullshkruesit, pune e madhe.... Allahu ua shtofte inatin.
Greqia dhe motrat e saj Italia me Austrine kane investuar ne dhjetera kisha e nuk eshte thene asgje.

Injorantet nuk e shohin se as turiste po terheq Berati me Argjirokastren vetem se kane arkitekture Osmane.
Falenderojme Allahun e Madherueshem qe na beri si komb me shumice islame.

Submitted by Shqiptar (not verified) on

Me keqardhje shohim qe ka "shqiptare" qe jane gati ta shesin vendin e tyre per me shume xhamia te tilla. Kjo xhami eshte nje hap prapa i Shqiperise nga zhvillimi dhe perparimi. Ne zonen rreth xhamise kane per te rene ndjeshem cmimet e apartamenteve sepse shume pak shqiptare jane gati te degjojne cdo dite zerin e hoxhes te rregjistruar. Pra ajo zone ka per tu bere si zona rreth xhamise se Kavajes.
Edhe pas inagurimit te kesaj xhamie do te kete perseri hoxhallare qe do te nxjerrin besimtaret te luten ne sheshe dhe rruge sepse u eshte bere ves qe te demostrojne budallallekun e tyre.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Per aq kohe sa shtypi shqiptar mbahet ne shumice te tij nga parate e qeverise tone dhe kapitalit turk (permes reklamave e te tjera formave), detyrimisht qe ngritja e kesaj xhamie otomane nuk u shoqerua nga as edhe nje shkrim kundra saj ne kete shtyp, qysh sa pa i hedhur themelet e derisa tani kur po perfundon, pervec dy-tre artikujve njoftues, te shoqeruar nga dhjetra komente negative ndaj ketij projekti otoman.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.