Varianti i ri për 14 shtatorin: Telefonatën nga ShBA e porositi vetë Berisha

Postuar në 13 Tetor, 2018 08:19

Ja një fragment debati në studiot televizive ku siç ndodh rëndom, nga analiza “muhabeti ka rënë” te ngjarjet e së shkuarës. Konkretisht te 14 shtatori 1998: 

Fatos Klosi: Berisha bëri edhe 14 shtatorin e 1998. Por e mori një shqiptar nga Teksasi që fliste anglisht. Dhe i thotë, mirë more por çfarë do bësh nesër? I tha tërhiqu, dhe Berisha u tërhoq,  u zmbraps.

Spartak Ngjela: Kam qenë vetë prezent. E telefonoi zv/sekretarja amerikane e shtetit, znj.Malloy. Ka qenë edhe në Shqipëri ajo, shumë e zgjuar. Berisha e respektoi. Ajo e pyeti çfarë ka ndodhur në Shqipëri?, iu drejtua. Ky (Berisha) ishte më i kthjellët nga gjithë ditën dhe i tha: ndodhi një vrasje, populli u revoltua, shteti u dorëzua, iku...e me radhë. Në këto momente ne kemi ndërhyrë në mbrojtje të shtetit. Një ekip është te presidenti, dhe ishte e vërtetë, për të bërë qeverinë e përbashkët, por PD nuk merr pjesë. Ajo iu drejtua - merr pjesë apo nuk merr pjesë PD, z.Berisha, ajo është qeveria jote dhe ne nuk e pranojmë. Po s'të pranoi amerika si qeveri... Këtu Berisha u tërhoq. Prandaj, nuk realizohen këto me revolta, por destabilizimi i shoqërisë, që them unë, ajo mund të ndodhë.

Ky që flet i pari në renditje është ish-kryetari(jo drejtori) i Shërbimit Informativ Kombëtar. Një njeri politik tashmë dhe mediatik që thirret nëpër studio sa herë duhet shpjeguar një gjë e thellë, që publikut nuk ja kap kaplloqja. Ose sa herë që Berisha ka trazuar ujët shumë. Mirëpo kësaj radhe kemi një ish-shef Shërbimi që i thotë miletit se “unë kam dëgjuar kështu dhe ashtu” për 14 shtatorin. Jo “Unë Di”, por thjesht garanci personale për ngjarje, rrjedha e të cilave është përgënjeshtruar aty për aty. Ngjela tregon në vetë të parë, fundja ai ka qenë afër Berishës ato kohë dhe prirja është që të besohet se ky di më shumë sesa Klosi për këtë çështje. 

Ajo që duhet theksuar është se bllofi i z. Klosi që pretendon se di “ca gjëra gjë më mirë që ne të tjerët nuk i dimë” duhet të kishte përballë gazetarin që nuk e lë të qetë zotërinë i cili është mësuar të lëshojë mufka lart e poshtë pa iu vënë në diskutim ndonjë gjë. 
14 shtatori është  një ngjarje e pazbardhur nga drejtësia, në kuptimin që versioni zyrtar të jetë I besueshëm. Aty ndahen qëndrimet mes një grushti shteti dhe kryengritje popullore, ndonëse kjo e dyta ka më shumë gjasa të jetë afër së vërtetës përderisa ajo që tregon Ngjela në fund  shpjegon se PD-ja përgatiti dhe orkestroi një revoltë. 

Nisur nga ky incident që duket banal, na lejohet të gjithëve që të kemi variantet tona për ngjarjet. Fundja na marrin taksat për të paguar drejtues institucionesh që dalin e prrallisin llafe pazari. Pa menduar se janë duke u përdorur në përpjekjen për të na përdorur.

P.sh për këtë 14 shtatorin ndoshta ka edhe një version të tretë: që telefonatën nga Amerika të Molloyt, apo shqiptarit që fliste anglisht ta ketë porosoitur Berisha vetë që nuk donte të merrte vërtet pushtetin por të konsolidonte kontrollin mbi opozitën pas ngjarjeve të vitit 1997. Dhe njësoj siç bëhet sot në mejhanen politike, kur ka siklete dalin e thonë: Ka thënë Amerika

Ndaj ky z. Klosi bën mirë që për hir të shëndetit dhe higjenës mendore të opinionit publik të mos flasë pa patur të dhëna të sakta, meqenëse për të ndenjur pa folur nuk rri dot. Kjo si vërejtje, jo si këshillë, pasi këshilla nuk i japim dot Profesorit

Comments

Submitted by GR (not verified) on

O kryeredaktor, o Z. Sputnik! Qenke gdhire me siklet sot me duket. Ore, do e kuptosh qe smund ta trajtosh kete portal si profil Facebooku... Eshte e tmerrshme si nisi ky portal e ku ka perfunduar. Po çpate ere Muçi qe e shite...

Submitted by Ralfi Sejko (not verified) on

Po ti ver emrin ne koment, pastaj jep mend mor evlat. Kshu me anonime te rruani majen e mutit ju shoket e Muc Mutit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.