Patriarkana e Stambollit njeh Autoqefalinë e Kishës Ortodokse Ukrainase

Postuar në 11 Tetor, 2018 19:32

Sinodi i Patriarakën Ekumenike të Stambollit ka vendosur sot atë që ishte njoftuar për parë për autoqefalinë e Kishës Ortodokse  të Ukrainës së cilës i është njohur e drejta për të qenë jashtë juridiksionit të Kishës Ruse. Përmes një njoftimi, Patriarkana njofton se është vendosur rinjohja e vendimit për dhënien e Autoqefalisë, rivendosjen e varësisë së Patriakut të Kievit nën Patriarkanën dhe njohjen e Filaret Denisenko dhe  Makariy Maletych si drejtues të saj. 

Po kështu Sinodi, nën drejtimin e Patriarkut Ekumenik, Bartolomeu revokoi tomosin e vitit 1686 që vendoste Kishën Ukrainase nën varësinë e Moskës, duke i dhënë fund një lidhjeje që ka krijuar jo pak probleme. 

Lidhur me këto zhvillime Patriarkana e Moskës ka reaguar menjëherë përmes zëdhënësit të vet, Alexander Volkov, që u shpreh se Kisha Ruse do të shkëpusë çdo lidhje eukaristike me Patriarkanën. Në thelb kjo është skizmë brenda ortodoksisë, e cila vuan prej vitesh kriza shumëplanëshe. 

Comments

Submitted by Uns (not verified) on

Bravo RT, e keni percjell lajmin pikërisht siç duhet. Respublika pp shperbehet. Po edhe ju si portal si nuk e dhate nje lajm apo kritike ndaj Rusise...jeni sh te habitshem

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.