Majlinda si zgjidhëse e halleve tona

Postuar në 01 Tetor, 2018 18:49

Diçka e rëndësishme pritet të ndodhë me Shqipërinë dhe opozitën. Nga e dimë ne këtë gjë? E kemi të thjeshtë përgjigjen: mediat e pushtetit kanë nisur të riqarkullojnë fjalët e mençura dhe fytyrën e Majlinda Bregut.

Duke lënë mënjanë shakanë, theksojme faktin se Bregu, një personazh që e ka blerë përherë karrierën e vet si në PD ashtu edhe sot, pa ndonjë meritë të posaçme, shfaqet dhe rishfaqet në media si një zë i moderuar. Si shpresa ndaj opozitës së Lulzim Bashës. Vështirë se mund të gjendet mjerim më i madh dhe politikë më komike, më e pandjeshme ndaj çdo intuite dhe më cinike me vetë pozitën e zonjës në fjalë. E cila për shkak të vanitetit që shoqëron përkëdhelje të tilla të pamerituara,duket se ka fituar një sens për rëndësinë e vetes, saqë mendon se dikush po mendon seriozisht për fatin e saj politik si të lidhur me atë të Shqipërisë. 

Tanimë kam një detyrë tjetër, e kjo nuk më jep komoditetin për të thënë të gjitha ato që mendoj, por besoj se nuk do të zhgënjeheni nëse ky premtim shtatori do të bëhet premtim tetori, e më pas nëntori. Nuk ka asgjë të re që mund të ndodhi me establishmentin e PD.

Nuk jam e shqetësuar fare për opozitën e Lulzim Bashës, sepse opozita e Lulzim Bashës është opozita më fitimprurëse në këtë vend. Unë vijoj të jem ‘de juro’ anëtare e Partisë Demokratike, derisa për të më nxjerrë jashtë listës elektorale të shohë edhe emrin si armik i saj

u shpreh ajo në studion e Top-Channel.

Zonja Bregu po na thotë që Lulzim Basha nuk qullos gjë. Por këtë e dimë të gjithë. Ajo po zhvlerëson aksionin e momentit të z. Basha që ka bërë me dhimbje koke një pushtet që përveç inkriminimit po zbulohet në një gabim shumë të madh: në trashësinë dhe paaftësinë që ka për të kontrolluar edhe incidente nga më banalet. Ndaj të cilëve nuk ka një shpjegim bindës.

Ky pompim është i padrejtë dhe na risjell në mendje batakun ku ka rënë edhe media. E cila harron pamjet e zonjës Bregu kur dilte në konferenca për shtyp e lumtur me shpalljet e rezultateteve të zgjedhjeve të kontestuara, duke u konfirmuar si dishepulli i Sali Berishës. Politika është ajo që është, njësoj si zonja Bregu është kjo që është. Por media ka për detyrë të kujtojë, jo të kultivojë harresën. Me pak stërvitje dhe pak konsum sheqeri mund të na kujtohet çështja e bujshme e Sacra Corona Unita. Kanë kaluar pak vjet, e mesa duket social-siçilistët, sa për të përdorur një zhargon me të cilin zonja Bregu do jetë ngazëllyer dikur, kanë harruar. Ky riciklim nuk i shërben vendit, as shoqërisë, por vetëm establishmentit. Por ai nuk përtypet dot, sepse shenjtët, por as dinjiteti nuk qëndrojnë dot në Shqipëri, as si turistë as edhe si njerëz në kërkim të frymëzimit siç edhe propozoi ndonjë personazh komik i qeverisë së parë socaliste.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Keto artikuj jane fallco dhe me tendenca per te destabilizuar shqiptarët.
Ky artikull është shume Profesional per te qene i shkruar nga ju, teknika e zhvillimit i tejkalon aftesite e juaja si staff per te bere kerkime historiko-aktuale gje qe me le te mendoj se jua servirin te gatshme nga ndonje agjensi inteligjence.
Zonja Bregu nuk është nje target i çfarëdoshem, por ajo qe do udheheqe bashkpunimin nder-rajonal i udhehqur nga BE, minimi i figures se saj ka si mision minimin e investimit evropian, per intersat e Rusise.
Keni 3 artikuj pro Rus ne faqe te pare.
Mos harroni qe shqiptarve sjua fusni krimbat anti perendimor ne mendje, e dim shume mire nga vjen liria dhe mirqenia. As nga Rusi e as nga Turku.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.