Më në fund Vllahutin flet për Teatrin

Postuar në 08 Korrik, 2018 10:37

Pas shumë apeleve publike më në fund ambasadorja e BE në Tiranë, Romana Vllahutin ka folur për çështjen e Teatrit Kombëtar dhe nismën ligjore të qeverisë që i hap rrugë projektit të Kompanisë Fusha sh.p.k për shembjen e Teatrit ekzistues dhe ngritjen 6 kullave shumëkatëshe.

Jo në mënyrë të drejtëpërdrejtë por diplomatja europiane ka lënë të kuptohet se arroganca e qeverisë ka rënë në sy dhe se ligji i miratuar në parlament po analizohet. Vllahutin pranoi se ka marrë shumë ankesa nga qytetarët për këtë çështje.
  “Këshilla ime do të ishte: Dëgjoni qytetarët tuaj, flisni me qytetarët tuaj për të gjetur zgjidhje në përfitim të këtyre qytetarëve. Është e rëndësishme të dëgjohen qytetarët. Kur ka një vlerë emocionale duhen dëgjuar qytetarët. Jemi duke bërë një analizë të bazës ligjore.Përgjigjia jonë do të vijë pas një analize të thellë lidhur me çështjen e teatrit. Të diskutohet me qytetarët”-shtoi më tej Vllahutin.

Comments

Submitted by Arben (not verified) on

Nga njera ane Vllahutin kerkon te degjohen qytetaret nga ana tjeter qe kur ka ardhur ne Shqiperi vetem ka bere thirrje qytetareve te degjojne PS, ne funksion te reformave historike eurointegruese te Shqiperise! Tani PS apo qeveria u dashka te degjoje qytetaret te cileve u rekomandohet te degjojne PS??!!!

Halli eshte qe qytetaret ne nje fare menyre te komunikojne direkt me pushtetin real shqiptar, pra me ambasadat e BE dhe USA! Me ushtaret e tyre ne qeveri apo bashki ...eshte muhabet kot, te flitet!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.