Përpara se të shpallen heronj të gazetarisë dhe fjalës së lirë...

Postuar në 18 Maj, 2018 20:39

Nuk paska Partia Socialiste njerëz, që nuk ka vëlla apo kushëri të lidhur me drogës që të drejtojë Ministrinë e Brendshme?!

Kjo pyetje iu drejtua sot kryeministrit Edi Rama nga një gazetare e Fact News e quajtur Ambrozia Meta. Pyetjen e saj bashkë me këmbënguljen për të marrë një përgjigje nga Edi Rama, e ka popullarizuar disi opozita, njerëz pranë saj. Pyetja e duhur, guximi gazetaresk…Këto janë disa prej interpretimeve që janë lëshuar vërdallë. Edhe pse e dimë të gjithë se çfarë dhe kush është Edi Rama, se çfarë raportesh ka ai me median, pyetja në fjalë nuk meriton ndonjë lëvdatë apriori.

Fatmir Xhafa mund të jetë kushdo, ai madje mund edhe të burgoset për korrupsion apo trafik, por asgjë prej këtyre nuk lidhet dhe buron, as kushtëzohet me historinë e të vëllait të tij. Pyetje të tilla me sens biografik tradhëtojnë një mendësi që duhet të ishte tejkaluar tanimë, pasi ne dimë se përgjegjësia është personale. Kjo është një gjë e ndryshme nga rastet kur z. Rama thoshte se për deputetët kishte parë dëshminë e penalitetit, pasi ne po ashtu e dimë se partitë kanë mundësi informimi përtej një dëshmie.

Fatmir Xhafa nuk e ka karrierën për shkak të të vëllait, ndonëse asnjë nuk vë dorën në zjarr se ai mund ta ketë ndihmuar të vëllanë t’i ikë drejtësisë. Ata që sot bërtasin me të madhe se ky është vëllai i atij, apo kushëri i këtij, mundet që të harrojnë se rrugës mund të kenë ndonjë fotografi, mundet të kenë ngrënë dreka apo darka me lloj - lloj njerëzish. Por kjo nuk i bën as të inkriminuar dhe as të implikuar. Kjo është Shqipëria e tranzicionit, kjo është shoqëria jonë dhe është iluzion të kërkosh virtytin te oshënarët e vetmuar. Kush na garanton se me cilin kontigjent e kalon kohën apo ndan shoqërinë ky apo ai gazetar që sot ngrenë gishtin e akuzës dhe vendosin medalje merite?

Lloji i drejtësisë dhe i gazetarisë që shpall fajtorë përmes përgjimeve, fotografive, apo burimeve, që paralajmëron tërmete dhe bomba, apo arrestime, nuk i shërben askujt veç axhendave të caktuara politike. Kjo u provua më së miri këtë vit që lamë pas.

Audiopërgjimi i fundit fut shumë ujë dhe të analizosh atë, pra të mendosh mbi të, duke mos rendur qorrazi pas davasë së PD-së , nuk do të thotë se bën avokati. Sikundër mbrojtja politike që po I bëhet Xhafajt është më e keqja e mundshme. Për këtë arsye pyetja e gazetares bën pjesë tek ato që quhen fallacy sepse krijohen mbi premisa të paqëndrueshme. Kryeministri e dha lajmin që po shkon pa u lexuar: Janë dy raste të ndryshme tha ai duke vënë vijën e dallimit mes rastit Tahiri dhe Xhafaj. Që do të thotë se në rastin e parë kemi një ish-ministër që ka favorizuar trafikantët kushërinj, kurse në të dytin kjo nuk provohet. A paralajmërohet këtu fundi i Tahirit? Kjo mbetet për t’u parë, por përpara se opozita(rët) të shpallin heronj të mediave, duhet të theksojmë se në parim pyetjet janë redaksionale. Kjo është praktika në Shqipëri ndaj edhe i ashtuquajturi guxim i gazetares me gjasë është një kërkesë nga redaktorët e atij televizioni. Sigurisht nuk përjashtohet edhe iniciativa personale, të cilës gjithësesi nuk i ndihmon për ndonjë gjë medalja e kësaj opozite që vet operon me të njëjtët gazetarë të kohës kur ishte në pushtet. 

s.zaimi

Comments

Submitted by Krist (not verified) on

Ju jap te drejte,kur thoni se Kariera e Fatmirit,nuk eshte ne kariere,per shkak te vellait.P O R ,,ama I vellai tij,ka punuar i qete me trafikun e drogerave,ne saje te vellait te vet..Lojra me fjale,mund te behen,por kuptimin nuk ja ndryshojne dot.Perplasjet ne mes grupeve Habilaj dhe Agronit,qe jane bere publike-tashme,si dhe lehtesirat dhe perkrahja,mos ndekja,lejimi i transporteve e te tjera,qe kane patur nga policia dhe oficeret e saj,emrat e te cileve jane bere edhe publike,si dhe fakti qe Agroni,nuk ka bere asnje dite burg,nga denimi i italianeve (shpjegimet e Fatmirit,me shoke nuk bindin se italianet qenkan kaq indiferente per kete lloj te denuari te vecante-gati special),dhe ne nje dite shume karakteristike per te,mbas nje kallzimi ne prokurori,dhe akuze ndaj atyre qe e kane denoncuar se fundmi,na "arratiset",papritmas,pa u gellire mire dita,dhe akoma sot e kesaj dite,nuk e dime se ku eshte (e dokumentuar me dokumenta,e pamje filmike,qe nuk po i shohim ),kur per te tjeret,pamjet filmike,bile te perseritura,e me prangat qe te shikohen mire,nuk kane munguar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.