Fitore pa vlerë për PD-në/"Burgos" Agronin dhe lë ministër Fatmirin

Postuar në 16 Maj, 2018 11:20

Vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është dorëzuar pranë autoriteteve italiane të cilat kanë lëshuar një vendim dënimi për të. Përmes një letre publike të shpërndarë sot në disa media, Agron Xhafaj, thotë se po dorëzohet edhe pse nuk është i kërkuar.

Kam vendosur që t’i drejtohem vetë autoriteteve italiane të drejtësisë për të ekzekutuar një vendim dënimi penal të tyre kundrejt meje. Kam vendosur ta bëj këtë duke u paraqitur sot në Itali tek autoritetet përkatëse. Edhe pse nuk ka patur asnjëherë (nuk ka akoma edhe sot) asnjë kërkesë dhe asnjë interes nga organet e drejtësisë italiane për të ekzektuar këtë vendim, edhe pse unë asnjëherë nuk kam qënë në kërkim për ekzekutimin e këtij vendimi, unë po e kryejë këtë akt

shprehet Xhafaj.

Më tej ai sqaron se një nga arsyet se përse e ka ndërmarrë këtë hap, të cilin e ka shmangur siç thotë ai për të qëndruar pranë familjes:

Sot, si rrjedhojë e këtij presioni politik dhe publik kundrejt familjes time, në pamundësinë për t’i ofruar fëmijëve një jetesë të qetë e pa stresin e përditshëm të shpifjeve e shantazhit, por edhe në bindjen time se ky është vendimi i duhur, marr guximin të kryejë vet këtë hap të rëndësishëm dhe të përballem në rrugë ligjore me egzekutimin e vendimit.

Ditën e djeshme, datë 15 Maj 2018, kam kryer të gjitha procedurat e nevojshme, të parashikuara nga ligji, përfshirë depozitmin e zërit tim pranë Prokurorisë së Tiranës dhe në prani të ekspertit të fushës, duke ofruar në këtë mënyrë të gjithë bashkëpunimin e mundur në funksion të zbardhjes së të vërtetës. Shpresoj që prokuroria dhe gjykata t’i shkojnë deri në fund hetimit penal dhe civil ndaj montazhit te paskrupullt ndaj meje e familjes time

Në një mënyrë apo tjetër, i vëllai i ministrit me këtë lëvizje ka djegur kartën e PD-së për rrëzimin e Fatmir Xhafës nga detyra, ndërkohë që vetë po shkon eventualisht drejt burgut. Nga ana tjetër, ministrin Xhafaj e ka marrë sot në mbrojtje edhe delegacioni i BE-së në Tiranë që ka deklaruar se ligji antimafia nuk ka asnjë problem, nisur nga fakti se PD-ja pretendon se Xhafa ka bërë amendime të cilat kishin për qëllim shmangien e ekstradimit të vëllait të tij.

Comments

Submitted by Andreas (not verified) on

Nese vertetohet ajo qe ka bere Fatja, qe ka çuar ne seance plenare per votim nje draft te modifikuar nga ai i aprovuari ne komision, Xhafa i madh del ne pozicion pak me te keq se Xhafa i vogel.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.