Manovra e PD-së me qitjen e përsëritur ndaj Xhafajt

Postuar në 09 Maj, 2018 18:44

Partia Demokratike publikoi këtë të mërkurë dosjen e plotë të dënimit me 7 vjet e dy muaj burg në Itali të vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajt për trafik droge. Një akuzë që nuk artikulohet për herë të parë, me ndryshimin se stafeta i është kaluar selisë së PD-së, pas denoncimeve në parlament të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

Edhe në daljen e fundit para gazetarëve Enkelejd Alibeaj e Gazmend Bardhi përveçse kanë bërë një zbardhje të përciptë të vendimit kanë ngarkuar me përgjegjësi Xhafajn dhe institucionet në varësi të tij për mosarrestimin e Agron Xhafajt.

“është detyrë e Ministrit të Brendshëm dhe vartësve të tij në Policinë e Shtetit që të identifikonin Agron Xhafajn, të verifikonin dënimin e tij në Itali, dhe të merrnin të gjitha masat ligjore që ai të arrestohej dhe ekstradohej për të vuajtur dënimin e tij prej 7.2 vjet burgim. Opozita ia ka bërë me dije Ministrit të Brendshëm që i vëllai i tij është i dënuar, por ky i fundit nuk ka ndërmarrë asnjë veprim”- thuhet në deklaratën artikuluar nga selia e PD-së.  

Për këto akuza ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj është përgjigjur duke hequr çdo përgjegjësi nga vetja për veprimtarinë e të vëllait, siç ka deklaruar publikisht.  Një debat që është aktualizuar nga opozita sipas një axhende të Sali Berishës dhe Lulzim Bashës. Konteksti politik në të cilin PD po ribën akuzat ndaj ministrit të Brendshëm lidhet me një sërë zhvillimesh ku më domethënësi është natyrisht ekstradimi në Shqipëri i Izet Haxhisë.

Kjo çështje mund t’i shërbejë opozitës për të zhvendosur vëmendjen nga akuzat që ka artikuluar Izet Haxhia për Sali Berishën, si njeriu që ka nxjerrë në pritën e vrasjes Azem Hajdarin, por edhe që ka urdhëruar torturimin e Remzi Hoxhës.

Goditja ndaj ministrit të Brendshëm, çon ujë edhe në hullinë e Sajmir Tahirit, i cili po ashtu shenjestroi pak ditë më parë Fatmir Xhafën si njeriun që me qëndrimet e tij i ka dhënë zë akuzave të opozitës për lidhje të qeverisë me drogën.

Comments

Submitted by genti (not verified) on

nese eshte evertet eshte per te vene duart ne koke..jo se xhafa duhet te mbaj pergjegjsi ligjore per te vellane po sepse ajo kellire politikenk arritka te ofroj as figura te pastra qe mos te jene te ndotura..qe te beke para ne ate vend duhet te jesh i shantazhushem.habitem si nuk ka nje pergjigje nga ministri.nga perceptimi me dukej me seriozi i rames.sa per lojrat e pd,e paskan ditur i kane pas dosjen,nuk e kane ngacmuar kur ishte ne pushtet,nuk e ngacmuan kur erdhi pas 17 majit

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.