Apeli: "Arrestoni dhunuesit e 5 Majit, ose 200 mijë veteranë të mos e votojnë më PS-në"

Postuar në 08 Maj, 2018 11:09

Arben Duka publikon sot në gazetën “Dita” një letër për kryeministrin Edi Rama që ka të bëjë me dhunën e ushtruar ndaj disa veteranëve në varrezat e dëshmorëve në datën 5 maj. Sipas Dukës, të vetmet ide që sot ndalohen nga Kushtetuta e Shqipërisë janë ato fashiste që sipas tij mëkohen nga PD-ja.

Me ligj është ndaluar vetëm liria për të qenë fashist. Si guxon një bythec burrë si Lulëzim Basha, një hajdut ordiner, por ironikisht kandidat për kryeministër, të kërcënojë një klasë të tërë shoqërore, që janë komunistët dhe simpatizantët e komunizmit në gjithë Shqipërinë?! A e di ky buratin i llakosur se në Shqipëri dhe gjithë Europën, nuk ka asnjë pengesë ligjore për zhvillimin e ideve të komunizmit. Të vetmet ide dhe liri që dënohen me ligj janë idetë dhe liritë fashiste, pikërisht ato ide dhe liri që inkurajon dhe promovon sot Partia Demokratike e Shqipërisë

shkruan Duka.   

Më tej ai bën thirrja për hetimin e dhunuesve duke shtuar se në të kundërt vetëranët, në shoqatën e të cilëve ai është anëtar nderi, duhet të heqin mbështetjen për PS-në dhe të mos e votojnë më.

Nëse policia nuk i arreston dhunuesit, dhe këtë të drejtë e ka policia, atëherë kjo organizatë me 200 e ca mijë anëtarë duhet t’i heqë mbështetjen politike qeverisë Rama dhe të mos e votojë më Partinë Socialiste. Veteranët nuk janë njeri pa njeri. Kanë djem e nipër që të marrin gjak në vetull dhe që mund t’i shtypin si krimba dhunuesit e prindërve dhe gjyshërve të tyre.

Por kjo nuk është punë vetëgjyqësie. Njerëzit i paguajnë taksa shtetit, që ai t’u sigurojë jo vemë mbrojtjen e lirive e ideve, por dhe mbrojtjen fizike. Këtu, një pakicë e ndyrë agresive, që ka humbur çdo betejë që nga lufta e gjer më sot, është trimëruar dhe sfidon çdo ditë ligjin dhe shtetin. Populli thotë se derri do plumb. Unë them se këta derra duhen futur në tharkë dhe duhen gdhendur mirë. Ne ua dimë trimërinë ballistëve, zogistëve, të përndjekurve dhe gjithë sojit e sorollopit të tyre. Këta duhen rrahur tani sa janë kulishë, se po u bënë sa Saliu nuk ke ç’u bën më. Pres që qeveria të reagojë, ndryshe këtej e tutje nuk do ta kenë mbështetjen time dhe ndofta as të mijëra veteranëve

vijon Duka.

Comments

Submitted by 200 mije veterane (not verified) on

Jemi ne vitin 2018. Lufta ka mbaruar ne vitin 1944. Pak matematike : 2018 -1944 = 74, pra kane kaluar 74 vjet dhe sot kjo organizata paska 200 000 veterane. Keta duhet te jene per Ginnes. 200 000 vete me moshe mbi 91-92 vjec po qe se marrim moshen minimale qe duhet te kishin me 1944, pra 17 - 18 vjec.
Ku a ka bere shkollen ky Duka ?????

Submitted by Anonymous (not verified) on

Gjithashtu e vetmja mundesi qe te dalin 200.000 veterane nga 70.000 partizane eshte qe keta te bejne sex me njeri tjetrin dhe te lindin veterane te rinj sepse "në prag të çlirimit në rradhët e luftëtarëve të lirisë inkuadroheshin mëse 70 mijë vetë, nga të cilët 6 mijë gra; të inkuadruar në 3 Korparmata, 8 Divizione dhe 24 Brigada. "

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.