Koha e mosarsyes

Postuar në 28 Prill, 2018 16:38
Ibrahim KALLËN*

Ikonëthyesi dhe ngahera dyshuesi Niçe (Nietzsche) shkroi në 1885-tën se “ka një element kalbësie në gjithçka që e karakterizon njeriun modern”. Kjo ishte më tepër se thjesht një shprehje e pesimizmit kulturor. Niçe nuk kishte besim në premtimet e skajshme të periudhës së iluminizmit dhe modernitetit. Më tepër se një shekull më vonë, gjendja e botës në të cilën jetojmë paraqet një tablo edhe më pështjelluese.

Kritikët radikalë të modernitetit perëndimor ngritën pikëpyetje serioze mbi profecitë e tij vetëpërmbushëse. Në vend të botës së patrazuar të arsyes, racionalitetit, shkencës, teknologjisë dhe deklarimeve për demokraci e rend ligjor, ata i panë kolonializmin dhe imperializmin europian, punën e fëmijëve, shfrytëzimin kapitalist, luftën e klasave dhe shtypjen si lajtmotivet kryesore të modernitetit. Nga Oswald Spengler-i dhe Martin Heidegger-i te T. S. Eliot-i dhe Michel Foucault-i, dhjetëra intelektualë perëndimorë e çmuan shthurjen dhe dekadencën si parimet udhëheqëse të botës së re të guximshme. Ca kishin pasur shpresë për kapërcimin e kësaj krize nihilizmi. Ca nuk kishin pasur kurrë. Ky është një prej paradokseve të vijueshme të modernitetit perëndimor. Në njërën anë keni një arrogancë dhe vetëbesim tepër të madh për ta ndërtuar një botë të re, të bazuar në një botë kuptim eurocentrik.

Në anën tjetër, keni mosbesim dhe dyshim të madh se intelektualët, studiuesit dhe artistët nuk i kanë për zemër pretendimet arrogante të botës moderne. Të dy realitetet e kanë formësuar trajektoren e historisë moderne që nga shekulli i nëntëmbëdhjetë. Edhe pse në fund moderniteti perëndimor ngadhënjeu, duke çuar në një botë kontradiktash të forta dhe historish paralele. Disa prej këtyre kontradiktave janë të egra e të tëra të turpshme. Bota nuk ka parë kurrë aq shumë pasuri në histori. Por, ne kurrë nuk kemi parë një hendek të tillë të madh midis të pasurve dhe të varfërve. Shkenca dhe teknologjia kanë bërë hapa të mëdhenj përpara, por nuk ia kanë dalë ta zëvendësojnë besimin fetar dhe etikën tradicionale. Interesi për fantazitë, misteret dhe literaturën okulte është në rritje në vendet më shekullare perëndimore. Fetë janë lënë mënjanë nga forcat shekullare dhe shkencore të botës moderne. Por, ato po kthehen gjithashtu me një energji të re. Individi qe paraqitur një herë e një kohë si dhurata më e vyer e periudhës së iluminizmit. Veçse po shtypet nën sistemin e ankthshëm dhe gjithmonë kompleks të jetës moderne. Forma të reja të komunitarianizmit janë në rritje. Shkurt, arsyeja dhe mosarsyeja janë të dyja të pranishme në botën moderne. Në dallim nga ç’pretendojnë oportunistët politikë dhe ekspertët neokonservatorë, kjo nuk ka të bëjë fare me kryeneçësinë e Islamit ose të besimeve të tjera fetare. Dështimi për t’i parë padrejtësitë dhe kontradiktat e brendshme të sistemit botëror të tanishëm, prej të cilave muslimanët vuajnë po aq sa të tjerët, nuk është vetëm qartas i gabuar, por njëkohësisht i rrezikshëm, ngaqë i ushqen tendencat ligësisht antiislame dhe islamofobe në Perëndim. E përligj dhe e bën normal racizmin dhe ksenofobinë. Rrëmben politikën mbizotëruese në vendet perëndimore. Në vijim, ushqen lëvizjet e dhunshme ekstremiste në botën islame. E tëra kjo çon në një udhë vetëshkatërrimi të ndërsjellë.

Fajësimi i Islamit dhe i muslimanëve për dështimin e projektit të modernitetit nuk mund të jetë një strategji për kapërcimin e dobësive të tij. Vënia e modernitetit si arsye kundër Islamit si mosarsye nuk mund të jetë një lëvizje logjike për t’i kuptuar kompleksitetet e traditave islame dhe perëndimore. Krahasimi dhe ballafaqimi i idealeve të njërit me realitetet e tjetrit është një qasje vetëgënjyese. Paraqitja e Islamit dhe e muslimanëve si një problem sigurie është bërje e njërit sy qorr ndaj turbullirës së brendshme të kohës në të cilën jetojmë. E njëjta gjë mund të thuhet për muslimanët që zgjodhën të qëndrojnë në hapësirën e tyre të rehatshme në vend të përballjes me mendje të hapur me problemet e veta. Fajësimi i Perëndimit ose modernitetit për gjithçka që ka shkuar keq në botën islame nuk ka ndonjë ndryshim prej goditjes eurocentrike të Islamit. Kapja fort pas vlerave tona është një kusht thelbësor i të gjitha traditave të besimit. Por, kjo nuk mund të jetë shfajësim për mungesën e mendimit kritik dhe të hapjes ndaj botës. Në të kundërtën, Kur’ani na nxit ta përdorim arsyen për ta kuptuar botën dhe për ta kthyer atë në një mjedis të kuptueshëm dhe të virtytshëm, ku ne e mbrojmë të vërtetën dhe drejtësinë.

Arsyeja dhe mosarsyeja kanë për të vijuar të bashkëjetojnë në botë, duke e shtyrë njëra-tjetrën në të djathtë dhe në të majtë, duke na shtrënguar ne të bëjmë zgjedhje që janë me rëndësi jetike. Çështja është nëse kemi për t’i dhënë një mundësi arsyes të na udhëheqë në udhën e virtytit, dashurisë dhe dhembshurisë!

*Autori është zëdhënës i Presidencës së Republikës së Turqisë – Ambasador

Përktheu: Bujar M. Hoxha

Burimi: Shenja

Comments

Submitted by Shenja? (not verified) on

Bujar Hoxha? Shenja? Ermir Hoxha? Erdogan? ISIS? Cfare i lidh keta jnerez me njeri-tjetrin mendoni ju? :) Xhihadizmi i lidh

Submitted by Shenja? (not verified) on

Patjeter e nderuar redaksi, por cdo tekst ka nje kontekst thote i mencuri. Dhe une po ju tregoja kontekstin e ketyre teksteve nga erdoganishtja qe na vijne shpesh ne shqip permes BUjar Hoxhes, Ermir Hoxhes dhe tesheshi.com. Flm per mirekuptimin!

Submitted by redaksia on

Bejeni edhe kontesktualizimin, por me pare duhet te komentoni mbi permbajtjen e tekstit. Plus qe autori i shkrimit eshte ne detyre zyrtare prane presidentit te Turqise dhe nuk ka ndonje nevoje qe te kontesktualizohet me shume sesa vete statusi i tij zyrtar dhe shteteror. 

Submitted by tesheshi.com (not verified) on

Nuk dua te shkruaj shume sepse jemi ne kushte anonimati dhe kjo nuk eshte fair ndaj personave qe permenden, por a nuk ju duken pak jo xhenuine qe ky portal si tesheshi.com, frekuenca. com dhe shenja. sjellin gjithnje materiale te perkthera nga i njejti autor nga turqishtja? Jane materiale qe burojne nga funksionare te partise se Erdoganit ose spiune te sherbimeve sekrete turke qe qarkullojne ketej nen masken e gazetarit dhe qellimi dihet. Nje i tille eshte nje bicim Ajhan Demir qe rri ne Bosnje e vjen ushqehet nga Bujari dhe Mehdi Gurra me materiale spiunesh.
Mund te paramendoj qe ne Turqi tani nuk ka me zera kunder se i ka rrasur ne burg baba erdogani, por pse vetem keta te Erdoganit shkruakekan atje qe Bujar Hoxha na i sjell ne shqip?
Le te vleje kjo si nje kontekstualizim.

Submitted by redaksia on

Nuk marr dot persiper te gjykoj qellimet apo axhendat e njeres media apo tjetres. Edhe pse ne praktike, mediat - thuajse te gjitha - kane nje axhende, ose e perftojne ate rruges. ResPublica ka qene shpesh pre e gjykimeve anonime se "ju jeni filo keshtu, apo filo ashtu" vetem duke u nisur nga shkrimet. Nderkohe qe synimi i nje shkrimi, editimi dhe sjellja e tij kane qene krejt pa lidhje me cdo asosacion qe eshte bere. 

Me kete e kam fjalen qe ne keto kushte rrezikohet shpesh qe paragjykimin ose analizen e percipte ta kthejme ne bindje per nje axhende. Nuk eshte ky qellimi yne ketu. 

Turqia eshte pjese e lojtareve kryesore ne bote. Nese ajo ne boten shqiptare percjell mesazhet e veta, pavaresisht menyrave apo njerezve qe zgjedh, kjo ka pak rendesi. Rendesi ka te lexohen ato dhe mbi to te komentohet dhe gjykohet. Per fat te keq kjo nuk ndodh, ose kur ndodh behet mbi parametra jonormale. Eshte gje e mire qe sot kemi mundesine te rrokim zhvillimet e nje vendi si Turqia ne kohe reale. Turqia nuk i fsheh qellimet e veta. Por perkundrejt tyre, duhet qendrim dhe analize, cka nuk verifikohet te "denoncimi" publik i agjenteve te supozuar, apo te qasjet okulte dhe gati konspirative. 

Submitted by tepersheshi.com (not verified) on

Askund nuk permenda Respublicen si pjese te ndonje axhende, madje sju krahasoj fare me ato surrogatot me siper.

Ndoshta eshte keqkuptuar ne koment.
Ju kam ndjekur prandaj em cudit fakti qe i referoheni portaleve islamisto isis-ste si tesheshi.com frekuenca.com dhe shenja. Erdogani po hedh miliona euro ne treg per te financuar axhenden e tij prandaj nuk eshte rastesi shperthimi i portaleve te erdoganit.
Pune te mbare dhe respekte!

Submitted by Autoktonus (not verified) on

Vetem Kurani nuk te nxit te persoresh arsyen por te pranosh gjithcka sic e thote Muhamedi. Psh ne islam eshte mekat te diskutosh per gabimet e profeteve ose te fillosh te diskutosh sesi eshte Zoti.
Ky eshte kazani mediatikni Erdoganit qe vjen ne Shqiperi duke dhene ndonje pare ne median e shkruar dhe vizive.

Submitted by Ermir Hoxha (not verified) on

Rastesisht u njoha me kete komentuesin i cili sic e ka percaktuar dhe llagapin - pershesh - i tille qenka ne formim, psikologji, stil te menduari. Duke lexuar hajvanlleqet e leshuara pa karar, nisa te mendoj se sa e lehte eshte perhapja e genjeshtres ne kete bote dhe si ze vend ajo. Jo me kot, te nderuar kolege te Respublica-s, qe per koincidence jam nder ideatoret fillestare te kesaj faqeje me mikun tim Mustafa Nano, e ku kam qene nder te paret qe kam shkruar, ne median time une nuk kam lejuar hapesire komentimi, sepse nuk mund te pajis me arme cdo delikuent ne kete bote qe te qelloje ngado e mbi cdo dinjitet njerezor. Kush me njeh mua e tim vella, Bujar Hoxhen, do qeshte me pretendimet, a mire akuzat e persheshit, pasi ne bejme nje jete tejet modeste dhe nuk njihemi fare, as per lidhje okulte e as per lidhje me pjaca pushtetesh. Tesheshi nuk eshte produkt paraje, por produkt i aftesive tona gazetareske, ku padyshim shprehim dhe nje vizion a botekuptim mbi zhvillimet, te brendshme a te jashtme, e ku sigurisht, si cdo qenie njerezore kemi dhe ne preferencat apo mospreferencat tona, te cilat, sic mund te dallohen dhe ne produktin gazetaresk te faqes, jane brenda nje etike qe nuk rreshqet ne degradim e poshterim te dinjitetit njerezor. Ndihem i keqardhur qe nuk kam shansin qe persheshin ta identifikoj, per t'ja mundesuar t'i provoje ne gjykate gjithe cfare ka thene ne forme akuzash.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.