Është shumë e thjeshtë: Majlinda ka fat, Pandi nuk ka*

Postuar në 23 Prill, 2018 22:52

Njoftohet sot – deri më tani ERTV nuk e ka dhënë lajmin – se Majlinda Bregu do të zgjidhet sekretare e Përgjithshme e Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit për një periudhë 2 vjeçare. Ajo pason Goran Svilanoviç në këtë detyrë, të dy figura pa peshë në jetën politike të vendev të origjinës: Bregu në Shqipëri, Svilanoviç në Serbi.

Lajmi po përcillet si një zgjedhje europiane e rëndësisë së madhe. Në fakt Këshilli është krijuar në vitin 2008 në takimin e ministrave të Jashtëm të Europës Juglindore si një mënyrë për të përshpejtuar integrimin.

Që zgjedhja e zonjës Bregu nuk ka asgjë të jashtëzakonshme dhe mund të jetë thjesht lobim i qeverisë së z. Rama që i njeh mirë “vrimat” e BE-së dhe aparatit të saj shërben edhe fakti se zv.sekretar i këtij Këshilli ka qenë edhe Gazmend Turdiu, një diplomat dhe sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Jashtme deri para disa kohësh.

Duhet pra të mësohemi se pozicione të tilla janë të arritshme edhe nga shqiptarët e Shqipërisë, sidomos ata që e kanë grurë me qeverinë. E që kuptohet që kanë edhe pak fat.

Në vitin 2011 Pandeli Majko, asokohe një deputet i opozitës socialiste u propozua për postin e Ndihmës Sekretarit të Përgjithshëm së OKB të Europës dhe vendeve të ish-Bashkimit Sovietik dhe Kaukazit. Z. Majko nuk pati fatin që të zgjidhej, por ai nuk e mohonte, madje e pohonte shpesh atë kohë se ish-kryeministri, Sali Berisha loboi shumë që kanidatura e Majkos të zgjidhej. Çka nuk ndodhi. Të mos lejojmë pra të na heqin për hunde e të na shesin një karrige të zonjës Bregu si aspirim europeist për Shqipërinë e mykur të politikës së Tiranës.  

*Ndjesë për përdorimin e emrave në formë direkte në titull

Comments

Submitted by Taras (not verified) on

Pandeliu i Majkes ka fatin me te madh te jete kaloresi I Muxhahedineve te MKOse per Iranin sikur Lorenci i Arabise. Ai mezi po pret te haje dundurma ne Teheranin i tyre. Nje pune e ka boll pasi me anglishten e tij te cale nuk e puneson njeri tjeter.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.