Furtunë politike në Kosovë pas arrestimit të 6 gylenistëve (Dokumenti)

Postuar në 30 Mars, 2018 11:13

Furtunë politike ka shkaktuar në Kosovë, arrestimi i 6 personave të etiketuar si gylenistë. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një shkrese zyrtare dërguar Ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefajt, ka kërkuar dorëheqjen e tij.

“Dua edhe njëherë të potencoj se veprimet e djeshme në këtë rast ishin tërësisht të papranueshme dhe në kundërshtim me vlerat dhe parimet tona si popull dhe si shtet. Duke marrë parasysh se si Kryeministër i Republikës nuk kam qenë paraprakisht apo me kohë i informuar nga Ministria që ju drejtoni, kërkoj nga ju: Lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia e Ministrit të Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës” thuhet në dokumentin e siguruar nga Indeksonline.

Kryetari i Grupit Parlementar të LDK-së, Avduallah Hoti deklaroi në kuvend se LDK nuk e përkrah deportimin e gjashtë shtetasëve turq dhe se shkarkimi i ministrit të brendshëm nuk është i mjaftueshme. "Ne nuk lejojmë që institucionet e Kosovës të komandohen nga Turqia, kjo është skandaloze për shtetin"- deklaroi Hoti. 

Kjo çështje vë edhe më shumë në diskutim qëndrueshmërinë politike të qeverisë Haradinaj pas daljes nga koalicioni të Listës Serbe për shkak të incidentit me arrestimin e shefit të Zyrës Serbe për Kosovën, Marko Gjuriç. 

 

Comments

Submitted by ilir (not verified) on

mos lejoni qe asnje osman te nderhyje ne punet tona, as Plehra Erdogan qofte!
Mos lejoni qe te huajt te behen zoter te shqiptareve! Mjaft me osmanet, turqit, greket, sllavet , ruset!

Shqiperia e Kosova i perket Shqiptareve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.