Basha e Lu diskutuan për të ardhmen e PD-së

Postuar në 13 Mars, 2018 20:31

Ai që mund të quhet zhvillim politik i ditës ishte vizita e ambasadorit amerikan, Donald Lu në selinë e Partisë Demokratike. Zyrtari i lartë amerikan pati një takim kokë më kokë me kryetarin, Lulzim Basha në një moment kur ku i fundit akuzohet nga kundërshtarët politikë por edhe nga elementë brenda partisë për lidhje me kompani ruse në çështjen e kontratave të lobimit.

Takimi nuk është zbardhur, por burime prane PD bejne te ditur se "kreu i PD Basha dhe ambasadori Lu shkembyen pikepamje mbi zbatimin e reformes ne drejtesi, luften kunder krimit dhe droges dhe proceset e ardhshme politike brenda Partise Demokratike". 
Siç thonë burimet, ambasadori amerikan ka qenë veçantërisht i interesuar për situatën në PD, por nuk janë mësuar më shumë detaje rreth bisedës. Nuk dihet nëse në këtë takim është folur për  publikimet në disa media amerikane ku hidhen dyshime për fije që lidhnin Partinë Demokratike me Kremlinin.

Do të shihet nëse Lu në ditët në vijim do të vizitojë edhe ish-kryetarin Sali Berisha sipas një praktike që ka ndjekur në të kaluarën. Gjithsesi takimi me Bashën mund të lexohet si një lloj konfirmimi i kryetarit të Partisë Demokratike, me të cilin është ndarë edhe shqetësimi për zbatimin e reformës në drejtësi dhe luftën kundë drogës. 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Keni nderruar shume shpejt pllaken per Lulin. S'jeni konsistente, e kushedi pse.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.