Halloween/ 21 filmat më të frikshëm horror

Postuar në 30 Tetor, 2015 15:49

Keni frikë? A ju ndjekin ëndrrat e producentëve të filmave tmerrues për një kohë të gjatë? A janë të etur ata për t’ju rikthyer dhe frikësuar sërish? Menduar këtë, po ju renditim filmat më të mirë horror realizuar nga Hollivudi në të gjitha kohërat.

21. Lubin

Interpretuar nga Ewok Warwick Davis, Lubin është një film me nota sa groteske aq edhe forma sadizmi.

20. The Creeper

Në të dy filmat “Jeepers Creepers”, Creeper, kthetra është një demon me krahë që ushqehet me mish njeriu.

​19. Dr. Anton Phibes

Dr. Phibes është  egjiptologu i shëmtuar, i aksidentuar me makinën e tij, i cili mendon të hakmerret kundër ekipit mjekësor, duke i fajësuar për vdekjen e gruas së tij. Ai i planifikon vrasjet frymëzuar nga “Dhjetë plagët e Egjiptit”.

​18. Captain Spaulding

Në Rob Zombie "Shtëpia e 1000 Kufomave" dhe "Refuzimi i Djallit", Sid Haig Captain Spaulding është një gaztor i tmerrshëm që i josh viktimat për t’u therur nga familja e tij kanibaliste.

​17. Candyman

Candyman ka shpirt hakmarrës. I dënuar me vrasje pa gjyq nga racistët pas Luftës Civile, ai kthehet me një emër të ri, duke i tmerruar njerëzit me pamjen e re dhe goditjet vdekjeprurëse të bletëve.

16. Death

Siç portretizohet në filmat "Destinacioni final", Vdekja duhet të jetë horrori i fundit - nuk mund të shihet, dëgjohet, preket, apo të diskutojë; nuk mund të jetë i mundur, vetëm shtyhet. Dhe nuk mund të mashtrohet...

​15. The Mummy

Nga të gjithë përbindëshat e filmave klasikë, The Mumja është një rrëfim i shkurtër. Por ai është më shumë se një mumje që ka përfunduar në garzë. Mumja merr frenat mbi botën për të riparuar mishin e tij kalbur.

​14. Samara Morgan

"Unaza" djalli femër që u shndërrua në e tillë pasi e kishin hedhur në një pus për të vdekur, dhe hakmarrja e saj mbi botën synon të përfshijë të dy komponentët, ujin dhe videon. Ajo gjendet prapa videokasetës famëkeqe që vret shtatë ditë pasi e sheh.

13. Damien Thorn

Damien është përbindëshi më pasiv. Si bir i Satanit, përbindëshi "Omen" thjesht rrezaton të keqen, dhe njerëzit rreth tij vdesin nga rastësi të tmerrshme spektakolare.

​12. Pinhead

Kokëgjilpëra është jo më pak se një emisar nga ferri, lideri i një grupi demonësh të quajtur Cenobites, nga ku njerëzit mund ta thërrasin nëpërmjet një kutie të veçantë misterioze, e cila është e specializuar të shkaktojë tortura dhe drejtësi poetike nga njerëz të shkëlqyer të ndarë me grepa.

​11. Chucky

“Lojë fëmijësh”... kukulla vrasëse duhet të frikësojë çdokënd. Seriali killer i religjionit  Voodoo, e transferon shpirtin e tij në një lodër të vogël, në dukje të parrezikshëm. Por zëri trishtues i Brad Dourif i dha Chucky besueshmërinë e tij. Ky është një tjetër mashtrim që ju bën të ulni vigjilencën.

​10. The Wolfman

Një tjetër përbindësh klasik nga ditë të shkuara, që është parë në shumë variacione. Megjithatë njëri prej tyre mbetet realizimi më i bukur. Njeriu ujk, i mallkuar për të qenë i tillë, nga Lon Chaney Jr në vitin 1941. Një ujk amerikan në Londër i nënshtrohet një transformimi të tmerrshëm.

​9. Jigsaw

"Saw" organizatori, argumenton se kurrë nuk vret askënd; ai thjesht vendos kurthe djallëzore dhe pastaj i lejon viktimat e tij të vendosin mes vdekjes dhe shëmtimit.

​8. Leatherface

Vrasësi seria Ed Gein, i quajtur ndryshe Fytyrwlwkura, vesh një maskë tw bërë nga lëkura e njeriut, e cila e bën atë të duket i tmerrshëm. Ai vjen nga një familje e ndrydhur kanibalësh, dhe ai shpesh sillet më shumë si një kafshë e kërcënuar se sa një grabitqar.

​7. Norman Bates

Anthony Perkins vrasësi "Psycho" nuk ishte djalli i parë horror frymëzuar nga Ed Gein. Nw lojën filmike tw Alfred Hitchcock, ai ishte motivimi i parë prej sw cilës mund të shpjegohet (supozuar) nga psikoanaliza.  Filmi thuhet se ka një shpjegim Frojdian për personalitetin vrasës tw Norman Bates.

​6. Dracula

Drakula është vampiri më i famshëm i kulturës së keqe pop ose është vetëm një grabitqar që ndjek natyrën e tij? Sido që të jetë, ai është tmerrues. Bram Stoker është krijesë e ekstremeve.

​5. Hannibal Lecter

Thomas Harris kanibali është një nga personazhet më të frikshëm i parë ndonjëherë në filmat horror, pasi ai në fakt mund të ekzistojë në botën tonë. Duke luajtur me frikën, ai dëshiron të ushqehet vetëm mish njeriu.

​4. Frankenstein's Monster

Ol' Neck Bolts ka qenë horrori më i tmerrshëm për 200 vjet. Ai ka më shumë patos se çdo përbindësh tjetër horror, sidomos në portretizimin e Boris Karloff. Ai nuk kërkon të ndërtohet nga mbetjet e vdekurve, krijuesi i tij e përçmon atë, dhe frikëson ata që ai i do më shumë, edhe gruan e cila ishte krijuar enkas për të.

​2. Jason Voorhees

Të premten e 13-të, nëna e Jason mori hak ndak kampistëve në Crystal Lake, ku dhunuesit ishte përpjekur ta mbytnin djalin e saj të deformuar. Kjo nuk ndodhi deri të premten e dytë, atëherë kur Jason vendosi veton me hanxhar, duke përdorur maskën e tij të hokej-it.

​1. Freddy Krueger

Mbreti i të gjithë përbindësha horror është ai, vrasësi serial i fëmijëve, i cili u dogj apo u dënua me vdekje nga prindërit lokalë, një kërcënim i pavdekshëm që kthehet dhe merr hak duke pushtuar ëndrrat e të rinjve dhe vrasjen e tyre në gjumë. Ai ka një dorezë darë, me të cilën vepron që në ëndrrat e fëmijëve e deri në dërgimit e tyre në vdekje. Një përbindësh i vërtetë.

Burimi: Moviefone

Comments

Submitted by ana (not verified) on

me pelqen ky filmi unaza

Submitted by radomir (not verified) on

Pershendje! Kam pare filmin : Samara Morgan , leatherface, fredy kurger, jigsaw, Jason voorhes,. Me i frikshmi me eshte dukur : Leatherface dhe fredy kurger te cilin e kam pare naten vone. Ju lutem nxirrni sa me shume informacione te tilla.

Submitted by Ana (not verified) on

Mund te me dergoni informacion per fredy kurger ju lutem

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.