Presidenti i Përbashkët me Kosovën, SHBA shuplakë Ramës

Postuar në 21 Shkurt, 2018 18:41

Pas gafës që lëshoi në Prishtinë dhe habisë që shoqëroi më vonë kryeministrin pse imagjinata e tij për një president të Unitetit Kombëtar Shqipëri-Kosovë u bë kaq e madhe, Edi Rama merr një shuplakë të mirë nga ambasada amerikane. Selia diplomatike e Shteteve të Bashkuara nuk fsheh zhgënjimin për këtë qëndrim, duke thënë se aludimet për bashkim nuk i shërbejnë fqinjësisë së mirë.

“Ambasada e SHBA mbeti e zhgënjyer nga deklarata e Kryeministrit Rama mbi Shqipërinë dhe Kosovën me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Gjuha e shkujdesur që aludon për bashkim është e padobishme dhe dëmton marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet fqinje. Ne i bëjmë thirrje udhëheqësve që të jenë fqinjë të mirë dhe të lënë mënjanë gjuhën ndarëse të së shkuarës”-thuhet në deklaratën e ambasadës amerikane.

Vetë kryeministri u shfaq një ditë më parë në tre televizione për të shpjeguar se ishte keqkuptuar dhe ishte nxjerrë nga konteksti, pa sqaruar në fakt se çfarë kishte dashur të thoshte. Mesa duket shpjegimet e dhëna nuk mjaftuan për t’i hequr sikletin vetë kryeministrit dhe më pas për të qetësuar partnerët ndërkombëtarë.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ky hedh nga ato shashkat e lehta qe bejne vetem tym, nga ana tjeter Serbia gezohet nga keto shashka pa rrezik, por po pret qe ky apo dikush tjeter te hedhi ndonje shashke me te forte, mundesisht bombe, qe opinioni nderkombetar te sensibilizohet, dhe pastaj din Serbia si te veproje, dhe pastaj Shqiperia ti lutet xhaxhit Trumpit per ndihme, se ky posi, per ta ndihmuar ka!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.