Sinjale nga opozita greke për ta ankimuar "Marrëveshjen e Detit" në Gjykatë

Postuar në 21 Shkurt, 2018 14:21

Nuk është vetëm opozita shqiptare që nuk dëshiron një marrëveshje të re detare me Greqinë. Prova më e fortë ishte dalja e Ilir Metës në konferencë për shtyp dhe publikimi i korrespondencës me Ministrinë e Jashtme, duke mos harruar këtu edhe kundërshtinë e Sali Berishës e Lulzim Bashës ndaj një marrëveshje të re që mesa duket është më e favorshme se ajo e vitit 2009. 

Nga ana tjetër ndonëse kryeministri grek Cipras ka informuar liderin e opozitës për ecurinë e negociatave me Shqipërinë, ish-ministri konservator i Demokracisë së Re, Stephanos Manos ka folur për rreziqet e "mbi-centralizimit" të bisedimeve me Shqipërinë nga ministri i jashtëm, Nikos Kotzias. 

"Kam vërejtur se së bashku me Maqedoninë dhe përkrah skandalit të Novartis, një plan "sekret" i z. Kotzias është në zhvillim e sipër me Shqipërinë. Shqipëria kishte një marrëveshje në 2009 për përcaktimin e zonave detare. Ajo hasi në vështirësi të brendshme të zbatimit, sepse marrëveshja u anulua nga Gjykata e saj. Këtu, z. Kotzias duket se ka rënë dakord për një delimitacion të ri të zonave detare. Pyes veten nëse zoti Kotzias ka një mandat të tillë dhe nëse shqiptarët rrezikojnë të njëjtën gjë si ne: anulimin e çdo marrëveshjeje në gjykatat greke.

Pavarësisht nga rasti, unë e shoh absolutisht të papranueshëm diskutimin e çështjeve të tilla në mungesë të transparencës për opinionin publik dhe larg kontrollit të opozitës që duket se nuk di asgjë. Për fat të keq, çdo gabim apo pakuptimësi nga z. Kotzias kur përcaktohet zona e detit në Detin Jon mund të ketë pasoja dramatike për Egjeun"- thekson në postimin e tij ish-ministri i Shtetit në qeverinë Mitsotakis.

Përveçse politikë e brendshme, kjo e Manos, është po ashtu një ndihmë edhe për ish-partnerin e Demokracisë së Re, Sali Berishën që firmosi në vitin 2009 një marrëveshje që sot nuk di ta mbrojë as vetë. 

Comments

Submitted by timur (not verified) on

Citoj keto xhevahire, qe jo rralle i gjen ne kete forum te nderuar: " Nje marreveshje te re, qe mesa duket eshte me e favorshme se ajo e vitit 2009", dhe "Pervecse politike e brendshme, kjo e Manos, eshte po ashtu nje ndihme edhe per ish-partnerin e Demokracise se Re, Sali Berishen qe firmosi ne vitin 2009 nje marreveshje qe sot nuk di ta mbroje as vete" ... !!!
Nuk mund te mos e them, qe kjo eshte nje logjike mizerabel!
Po ne c'fakte, ne c'logjike bazoheni kur thoni se marreveshja e qeverise Rama na qenkesh me e favorshme se ajo e qeverise Berisha ?!!
Apo merrni per fakte, zemerimin e nje pjese te politikes dhe mediave greke, ndaj qeverise se tyre?!
Per cfare ndihme behet fjale o zoteri, kur Berisha ka kohe qe e ka marre "ndeshkimin", politik dhe popullor po deshet, per marreveshjen ne fjale?! Ka plote nente vite qe eshte bere ajo marreveshje, dhe po kaq vite qe Sali Berisha eshte stigmatizuar per te!
Nga ana tjeter, mbrotjen me te mire, marreveshjes se qeverise se Berishes, po ia ben qeveria Rama. Por, edhe gazetaret antiberishiste, socialiste, pro-qeveritare dhe, pse jo, edhe ata te paanshmit skutha, qe pas kritikave parimore ,medemek, ndaj Berishes dhe qeverisjes se tija, mundohen te fshehin paragjykime te tjera , qe s'kane lidhje fare me politiken, por me paragjykime tribale.
Ore, mos e ka ende kete blog Muc Nanua ?! Sepse, nje logjike te tille, nuk mund ta gjesh gjekundi ,pervecse antiberishisteve te obsesionuar si Muc Nanua dhe gazetareve socialista, qe thone njemijeenje te zeza per Berishen, dhe njemilionenje te tilla po t'i beje Rama, qeveria a partia e tij, mundohen t'i justifikojne ...
... Nje marreveshje qe mesa duket eshte me e favorshme se ajo e vitit 2009 ... ncncncncncncncnc, eh medet!

Submitted by A (not verified) on

Komenti juaj është i vërtetë ndryshe ngan shkrimi i portalit që dukshëm është i njëanshëm.

Submitted by redaksia on

Timur, te sugjeroj qe te mos ul3sh te shkruash me komente. Thjesht me njofto qe do te komentosh dhe po bej copy paste kete koment. Kete jo si moderator, por si sugjerim miqesor, meqenese ke te njejtat teza ne cdo koment. 

Kuptohet pasi te jene bere delete pyetjet pa kuptim qe ben shpesh e qe nuk kane te bejne fare me ceshtjen me te cilen merret shkrimi. 

Submitted by timur (not verified) on

Dakord, po e pranoj keshille-ironine tuaj.
Por, a nuk ju vete ne mendje, qe edhe ju te merrni ne konsiderate obsesionin me Berishen, dhe te mendoni se mos eshte nje huq qe jua ka lene Muc Nanua?!
Dakord, po e pranoj edhe qe Berisha "e shiti detin", por a nuk eshte koha tani te themi nja dy fjale per "shitjen e detit" nga Rama?! Aq me teper qe ky i pari e mori "denimin" e tij, si politik ashtu edhe historik dhe shume e shume me teper qe ky i fundit po zgjidh njehere e mire ,sic mburret , edhe te gjitha problemet shekullore me Greqine , dhe te gjitha keto per dy jave ?!
Nuk besoj qe bezdiseni po te citoj edhe njehere perlen, qe te them te drejten, nuk besoja se do ta lexoja ,pikerisht ne kete forum, per te cilin Muc Nanua pat thene, se " ua kam lene ca djemve qe kane bindje te ndryshme nga une " : mesa duket kjo marreveshje eshte me e mire se ajo e vitit 2009 ...
Perle, perle!

Submitted by redaksia on

Qe te sqarosh veten: Shkrimet e 3 viteve te fundit ne ResPublica jane lirisht te shfletueshme. Keshtu kupton edhe ti se kush ka obsesion me Berishen. 

E dyta, ka disa komentues qe pyesin per Muc Nanon apo qe asociojne faqen me te. Me sa di une, Muc Nano nuk jeton ne ilegalitet, as fshihet nga syte e publikut. Ndaj ai mund te kontaktohet lirisht per ta pyetur rreth ketyre ceshtjeve qe sinqerisht me vjen mire qe qenkan me interes publik. 

E treta, Marreveshja e re eshte me e mire se e vitit 2009.Pertoj ta rishkruaj si fjali. Per aq sa eshte raportuar nga mediat greke - te cilave u referohet gjeresisht edhe idhulli yt Berisha, marreveshja e re eshte me e mire per palen shqiptare sepse mbyll gjiret. Por vete fakti qe pala greke ka pranuar te rinegocioje marreveshjen e vjeter, per te cilen deri me dje thoshte jo, eshte perparim. Per gjykimin final sigurisht qe do pritur teksti final. 

E katerta, shkrimi nuk eshte i njeanshem. Opozita greke po ben politike, por edhe po luan ne favor te Berishes, i cili nese marreveshja e re miratohet ne keto terma qe perfliten deri me tani, del ne drite te keqe. Kuptohet nuk behet fjale ketu per tradheti e pallavra te tilla, por del ne drite te keqe. Ceshtjet per Shqiperine zene shume pak vend ne mediat greke. Ditet e fundit po flitet per nje konsensus ne politiken greke per faktin e politikes agresive turke. Ky konsensus po shperfill negociatat me Shqiperine, per faktin se sic u tha me siper Shqiperia ze pak vend dhe e dyta, sepse opozita greke e ka shume te lehte te vere para pergjegjesise qeverine greke per “leshimet” per kufirin. Po keshtu dihet se qeveria greke e ka vene kusht miratimin e ceshtjeve me Shqiperine si pakete, pra nuk mund te kete nje miratim vetem per kufirin, por ne teresi do te miratohen disa marreveshje, ne menyre qe edhe lufta politike e brendshme te menaxhohet me argumentin e nje bilanci dhe jo te vetem nje akti, qe ne rastin e detit, i konvenon pales shqiptare por ne rastin e varrezave, pales greke. Flasim per konvenim retorik, pra per propagande, pasi ne teresi te dyja palet perfitojne. 

E pesta, nese ne komentet e tua do te kete serish klishe paragjykuese, nuk do te miratohen. E kam fjalen, forumi i ketushem, gazetare nga Jugu, obsesioni me Berishen etj..

Duhet ngulur mire ne mendje, edhe pse kjo mund te jete pak e veshtire, qe hapesira e komenteve nuk eshte per te dhene gjykime per median, por per shkrimin, argumentin etj.. Askush nuk pretendon qe shkrimet jane e verteta e fundit, ndaj edhe ketu komentet mund te ndihmojne. Por vijen editoriale te cdo medieje nuk e percakotn humori i komentuesve. Kjo eshte e sigurte po shume madje. 

Bujrum komenteve qe sjellin argumente shtese. Nese dikujt nuk i pelqen faqja, i lutemi mos te harxhoje asnje klik ketu dhe i urojme jete te lumtur!

Submitted by timur (not verified) on

Une nuk thash se shkrimi juaj eshte i njeanshem. Ajo cka thash per Muc Nanon, mbase mund te jete e tepruar etikisht, por merreni me humor, se ashtu fundja e thashe edhe une.
Por, ajo qe ka te beje me thelbin e komentit, eshte serioze , si per mua ashtu edhe per lexuesit e faqes tuaj. Ne, dmth te gjithe ne, pervec Kryeministrit dhe stafit te tij te ngushte qe po merret me kete ceshtje, nuk dime asgje ,pervec asaj cka na serviret nga mediat greke.Asgje fare.
Mirepo, ju te nderuar zoterinj, kembengulni tek avantazhet qe na paskesh kjo marreveshje ndaj asaj te vitit 2009, dhe si argument sillni perseri ato cka thuhen ne mediat greke, duke kembengulur edhe me fort madje se ne shkrim.
Ajo qe po them une eshte se nuk mund te merren si argument , te pakten keshtu sic e merrni ju, per te dale ne konkluzion se cila marreveshje eshte e mire apo e keqe, shkrimet ne mediat greke!
Kjo nuk ka kuptim.Nuk ka logjike.
Po, mund te kishte dicka logjike ketu, nese ju jeni ne brendesi te marreveshjes, keni informacionin e duhur dhe te sakte. Mirepo, ketu del nje problem: qeveria e mohon se ka nje te tille !
Qeveria e mohon se ka marreveshje - ju thoni se, jo vetem qe ka por, kjo eshte me e mire se ajo e qeverise Berisha!
Nderkohe qe Qeveria e mohon marreveshjen, por flet vec per bisedime ne parim, mediat qe jane prane saj, flasin per marreveshje te shkelqyer ,a te pakten, me te mire se ajo e Berishes!
Une e perseris: nuk them se jeni te njeanshem; por, me duket sikur vete ju, me kembengulje, te terhiqni me pahir ne kete pohim!
Citoj: " Nese dikujt nuk i pelqen faqja...".
Eshte shume interesante kjo. E kam hasur edhe ne forume te tjera. Kjo vertete eshte faqja juaj, POR , ashtu si edhe te tjerat e te tjereve, jane te tilla qe okupojne hapesire publike.
Ju thoni ato qe thoni , sipas bindjeve, deshires apo edhe qejfit tuaj, dhe kur te tjeret qe ndodhen ne kete hapesire (publike) - me apo pa qellim,me apo pa dashje, ndofta edhe kalimthi, po c'rendesi ka kjo - reagojne, kjo nuk ju jep te drejten t'i tregoni me gisht rrugen; vec ne rastin kur shkelen kufijte e etikes se gjithepranuar.
Imagjinoni nje agore , ku nje foles flet e flet para te tjereve, dhe kur keta reagojne, ky t'u thote : ose reagoni ashtu sic dua une, ose mbylleni ; apo, hajt, ikni ne pune tuaj!
Mirepo agora eshte nje shesh publik; nese dikush del e flet aty, nuk ka te drejte t'u mesoje te tjereve se si duhet te reagojne ndaj fjales se tij; perjashto, sic e thashe, rastin kur kalohen rregullat e gjithepranuara te miresjelljes.

Submitted by redaksia on

E perseris: Nese dikujt nuk i pelqen faqja, i lutemi mos te shpenzoje nje klik. 

Komentet jane vetem per shkrimin, cilesine e tij, objektivitetin etj..Vleresimet per faqen, vijen editoriale dhe konstatimet per obsesione, nuk na interesojne. 

Dhe e perseris: DO FSHIHEN. Udha e mbare kujt nuk i pelqen!  

Submitted by Anonymous (not verified) on

Shprehja: "marrveshja e tanishme eshte me e favorshme per Shq. nga ajo e 2009-es", qarkullon prej ditesh ne shume gazeta, por nuk e dime nga vjen, nga vete pala greke, (cfar eshte pozitive per Shq., sepse automatikisht i nxjerr greket si hileqare), apo nga vete shtypi shqiptar, cfare mbetet per tu shpjeguar me harta, me linja e me te gjitha. Mirpo shtypi shqiptar nuk di gje per vete, keshtu mbetet per te konkluduar se Bushati dhe Kotzias do te jene takuar per ndonje pune te tyre private te fshehte, gje qe esht normale te mos ia tregojne opinioneve te te dyja vendeve, gje per te cilen as ne nuk behemi xheloze!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.