Po Ilir Meta kë përfaqëson me fletërrufenë ndërkombëtare ndaj qeverisë së Shqipërisë?

Postuar në 22 Dhjetor, 2017 21:32

Vështirë të gjendet ndonjë precedent me aktin e sotshëm të presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta. Me anë të një letre drejtuar kryetarit të një shteti të huaj, ai kërkon falje për një votë të ambasadores së Shqipërisë në OKB, një organizatë kolektive në të cilën vendi ynë aderon prej dekadash.

Një letër e një institucioni, e një politikani, e një njeriu që përflitet se ka llogari me drejtësinë. Janë të gjitha cilësitë e Metës në këtë letër, janë interesat, pragmatizmi, koniunktura dhe llogaria. Të mos harrojmë se z. Meta, në muajt e vështirë të verës 2016, nisi një lobim intensiv në SHBA dhe arriti të kontaktonte me kreun e AJC-së, organizatë e madhe e hebrejve të SHBA-së, përmes të cilës synonte lobim për interesat e veta në Shtëpinë e Bardhë. Ky është një fakt që ngre peshë në raporte të kësaj natyre.

Ndaj është shumë e vështirë të besohet se Metës i qan zemra për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së, sa të katandisë përfaqësimin e vendit në një komunikim postar me presidentin e një vendi tjetër të cilit i kërkon ndjesë për një votë legjitime të qeverisë.

Z. Meta pretendon shumë në këtë rast. Ai kërkon të sugjestionojë opinionin se po luan politikë të madhe dhe se ka tagër për çdo përfaqësim. Kjo është të pervertosh institucionin dhe të administrosh kredencialet e shtetit për llogari personale. Opozita dhe presidenti kanë çdo mundësi të konsumojnë rrugë të tjera për të kërkuar llogari e me gjasë për ta tërhequr votën e dhënë. Në mos për të përcjellë një mesazh për SHBA me një qëndrim të revokuar.

Ilir Meta ka zgjedhur atë që di të bëjë më mirë e mesa duket që e ka bërë në mënyrë të padukshme kur ka qenë politikan i ditës. Ai ka nisur një letër për të rifaktorizuar veten si filoamerikan. Edhe sikur kjo letër të jetë e sinqertë, shumëkush mund të pyesë veten nëse a përfaqëson Ilir Meta shtetin dhe shqiptarët në këtë fletërrufe ndërkombëtare? Le ta kërkojë secili veten te letra e Ilirit që është skandal më vete dhe që rikonfirmon republikën e barsaletave në Europën Juglindore.

Comments

Submitted by a (not verified) on

Besoj e dini se Presidenti përfaqëson UNITETIN KOMBËTAR.

Submitted by plazh (not verified) on

Qeveria shqiptare tregon mosmirnjohje dhe mungese respekti per te vetmin vend qe siguron sovranitetin e Shqiperise, dhe fajin e pask Meta!!!!

Submitted by Taras (not verified) on

PErfaqson te gjithe ata qe nuk kane burreri por I perulen me te fortit dhe te peerjagur jane vasale dhe sherbetor tevshitur falas.

Submitted by Pethku (not verified) on

@michaelbrown@yahoo.com e drejte ajo qe thua, por jo ky president!

@sovraniteti, e pse duhet me i thon derrit daje ? Nje shprehje e lashte thote "Jepi Cezarit cfar i takon Cezarit", ne kete rast trumpi ja mshtolli si kau peles. (me fal per zhargonin dhe dialektizmat).

Per mua ka bere te njejtin "gabim" per te cilin qau te xhaxhi Trumpi, kur i dha nenshtetesine Janullatosit.

Ciao :)

Submitted by Anonymous (not verified) on

Nje leter e presidentit drejtuar qeverise se vendit te vet, permes shtypit te vendit te vet, edhe mund ta kuptoja! Por nje leter drejtuar presidentit te nje vendi tjeter, per t'iu ankuar per nje veprim te qeverise se vendit te vet, -kete nuk arris ta kuptoj dot! Por ndoshta Meta ka dashur ti ngreje humorin Trumpit, dhe Trumpi -po ta kete marre vesh- kushedi sa do te kete qeshur! Per kete ia vlen barra qirane, se ne fund te fundit kush e njeh Meten e kush do ta kujtoje pas 20 vjetesh! Te pakten e beri Trumpin te qeshe!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.