Rëndohet pozita e ish-ministrit të Brendshëm, i ndalohet dalja jashtë vendit

Postuar në 12 Dhjetor, 2017 12:08

Saimir Tahiri, ish-ministër i Brendshëm, nuk mund të dalë më nga Shqipërisë. Gjykata e Krimeve të Rënda ka marrë sot vendimin që nuk lejon daljen e tij nga vendi, pak javë pasi ish-ministri udhëtoi drejt Gjermanisë.

Tahiri është pjesë e hetimeve për dosjen “Habilaj”, si i akuzuar nga organi i akuzës në bazë të përgjimeve telefonike të kryera nga Guardia di Finanza. Ai është përjashtuar nga Grupi Parlamentar i PS-së për shkak të kësaj afere, ndërkohë që akuzohet mediatikisht edhe për çështjen ku protagonist është O.S., biznesmeni që u kap me 863 mijë euro në makinë dhe me dy patenta lundrimi të Tahirit.

Vendimi i Gjykatës e rëndon pozitën e ish-ministrit që i afrohet përherë e më shumë nga kufizimi të lirisë së lëvizjes, e ndërkohë që shumëkush nga opozita kërkon që ai të arrestohet.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Mediatikisht?!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.