Pse falimentoi kompania Plus Communication?

Postuar në 09 Dhjetor, 2017 11:19

Kompania e telefonisë celulare Plus Communication ka lajmëruar se që prej 1 Janarit 2018 nuk do të ofrojë më shërbimin ndaj abonentëve të saj. Arsyet e falimentimit kompania i ka përcjellë në një relacion dërguar Autoritetit të Konkurrencës ku thotë se “Për shkak të vështirësive financiare, ndërmarrja nuk mund të vijojë më tej me investime për ofrimin e shërbimeve cilësore dhe konkurruese ndaj konsumatorëve dhe duke pasur parasysh kërkesat e AKEP ndaj operatorëve të tjerë për të siguruar vijimin e ofrimit të shërbimeve të kontraktuara, kërkon të transferojë frekuencat në përdorim të saj tek operatorët e tjerë celularë sipas Marrëveshjeve me këta operatorë”, thuhet në shpjegimin e Plus për Konkurrencën”.

Revista ekonomike “Monitor” i ka bërë një analizë shkaqeve që çuan në falimentimin e grupit Plus Communication të përbërë nga aksionerë shqiptare, duke renditur si kryesore problemet me konkurrencën e tregut dhe diskriminimin nga AKEP.  Sipas saj, që në fillimet e aktivitetit, Plus u përball “me muret që krijuan operatorët e mëdhenj, që nisën të ofronin tarifa shumë të lira brenda rrjetit, duke “larguar” klientët nga të vegjlit”.

“Burokracitë në marrjen e licencës 3G iu shtuan vonesave në ndërhyrjet e autoriteteve rregullatore për zgjidhjen e problemeve të krijuara nga pozita dominuese në treg e aktorëve të mëdhenj. Një nga problemet për të cilat Plus është ankuar që prej vitit 2013 lidhet me ekzistencën e grupeve dhe “klubeve” brenda operatorëve të mëdhenj, e cila për rrjedhojë sillte diferenca të mëdha çmimesh në komunikimin drejt rrjeteve të tjera, duke krijuar mure mbyllëse për abonentët. Përmes mosndërhyrjes, autoritetet jo vetëm që kanë dëmtuar financiarisht Plus-in, por në këtë mënyrë kanë ndikuar direkt edhe në zbrazjen e xhepave të konsumatorëve shqiptarë, duke u ngarkuar atyre tarifa më të larta për nevojat e tyre për komunikim", shton revista në shkrimin e vet.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

plusi ishte nje nga sherbimet me te lira, po ashtu ofertat e her pas hershme i kishte me te lira nga oponentet e tjere. Por njerezit vazhdonin te rrinin tek sherbimet me te shtrenjta, ndoshta nga padija, ndaj plusi kishte me pak abonente nga AMC, Vodafon, etj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.