Ish-drejtori i CEZ dhe vartësi vodhën shtetin shqiptar

Postuar në 30 Mars, 2017 17:34

Ish-drejtori i CEZ Josef Hajcek dhe vartësi i tij, Jan Ivan janë dërguar në gjyq nga Prokuroria e Tiranës për mashtrim me pasoja të rënda në çështjen ku është i përfshirë edhe Kastriot Ismailaj. Prokuroria thotë se dy shtetasit çekë, të cilëve iu është njoftuar akuza përmes letërporosisë  kanë përdorur të dhëna fiktive dhe kanë vjedhur nga CEZ shumën prej 649 milionë lekësh. Kjo vlerë i është paguar shoqërisë DIA, dega Shqipëri, për shërbime që nuk janë kryer.

Duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin të pandehurit kanë vjedhur Kompaninë CEZ, e për rrjedhojë edhe shtetin shqiptar, i cili në atë kohë zotëronte aksione të kësaj shoqërie.Për të njëjtën histori mashtrimi që siç thotë Prokuroria u vodhën gati pesë milionë euro ndodhet nën gjykim në një tjetër proces penal edhe ish-administratori i mbledhjes së borxheve të CEZ Kastriot Ismailaj.

Prokuroria e mbështet qëndrimin e saj mbi prova të tilla sikurse janë paraqitja e një raporti fiktiv për identifikimin e debitorëve  në një kohë që shoqëria DIA nuk kishte kryer asnjë proces të tillë.Vetëm nga paraqitja e këtij raporti që në fakt ishte një produkt i thjesht elektronik mbi të dhënat ekzistuese janë përfituar 1,5 milionë euro thotë prokuroja e çështjes, Antoneta Sevdari, raporton Top Channel.

Nën drejtimin e Josef Hajcek, CEZ kishte vështirësi që lidheshin me mungesën e arkëtimeve duke detyruar qeverinë e mëparshme të pranonte dështimin e privatizimit. Rikthimi i kompanisë në duart e shtetit shqiptare me një marrëveshje mirëkuptimi të nënshkruar nga qeveria Rama i kushtoi buxhetit 95 milionë euro. KLSH evidentoi shkelje në praktikat e ndjekura nga grupi shtetëror i punës i udhëhequr nga ministri i Energjisë Damian Gjiknuri dhe Avokatura e Shtetit me një dëm 479 mln euro, por prokuroria e mbylli çështjen.

 

 

 

Comments

Submitted by Sotir (not verified) on

Ne kete vend prokuroret, gjykata dhe policia jane bere si Nastradin Hoxha. Kjo Antoneta do ti mesoje edhe Rames se si te marre vendime dhe drejtoje qeverine. Deri me sot asnje Prokuror apo gjyqtar nuk ka drejtuar ndonje subjekt ekonomik me disa punonjes dhe jo me me mijra te tille. Nastradin Hoxha alias Antoneta Sevdari, zbaton e verber detyrat e lena nga Politika dhe kryetari i Partise, pa pyetur per ligjet dhe demet qe i shkakton shtetit shqiptar dhe taksapaguesve te tij. Kush do te pergjigjet per Francesko Beketin i cili fitoi ceshtjen kunder Shqiperise ne Arbitrazhin e Washingtonit ? Ishte kjo Nastradin Hoxha qe nxorri flete arrestin dhe kerkoi sekiestron . Kush futi ne burg Kastriot Ismailaj qe te mos vazhdonte gjyqin ne Arbitrazhin e Vienes ? Ishte kjo Nastradin Hoxha alias Antoneta Sevdari perseri . Kush po del kunder marreveshjeve qe shteti shqiptar ka bere me Ceket dhe Kuvendi e miratoi me ligj te vecante ? Perseri kllouni Nastradin alias Antoneta Sevdari ! Kush mbylli ceshtjen e demit ekonomik prej 479 milion eurosh te shkaktuar nga Damian Gjiknuri dhe Alma Hicka ne ceshtjen CEZ. Kush arrestoi Xhelal Mziun , i cili mori pafajesine ne Apel ? Antoneta Sevdari ! Per keto "detyra" te kryera Nastradin Hoxha alias Antoneta Sevdari u "gradua" ne prokurorine e tiranes me urdher nga lart . Nastradin Hoxha alias Antoneta Sevdarit per kontributin e vecante qe dha ne mbeshtetje te kryetarit dhe Politikes ju dha me konsension rruga e Arberit, ku Arben Sevdari, bashkeshorti i Antonetes eshte aksioner i fshehur ! Nastradin Hoxha alias Antoneta Sevdarit Po keshtu per detyra Nastradin Hoxha alias Antoneta Sevdarin Politika do ta vendose ne Keshillin e Larte te Prokurorise per ta "siguruar" dhe amnistuar nga shperdorimet qe ka kryer gjate ushtrimit te detyres. Nastradin Hoxha alias Antoneta Sevdari duhet te kontrollohet imtesisht nga komisionet e vetingut dhe jo te anashkalohet me urdher te Partise, dhe mbeshtetjen e Politikes.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.