Integrim apo poshtërim?

Postuar në 11 Tetor, 2017 09:21

Dje u bë i njohur fakti se deputetët e parlamenti shqiptar, përkatësisht ata të Komisionit Parlamentar të Punëve me Jashtë, miratuan sanksionimin në projektligjin për pakicat kombëtare, edhe të oakicës bullgare. Siç u pa nga diskutimet e deputetëve, pati disa zëra kundër, madje edhe ndonjë propozim që për këtë çështje të shprehet institucionalisht Akademia e Shkencave. Por pavarësisht kësaj deputetë ulën kokën dhe ngritën dorën pro 100%.

Si referencë fakti për ekzistencën e pakicës bullgare u soll një letër e tre europarlamentarëve që mbrojnë interesat bullgare, letër e cila nuk u bë publike nga Komisioni, por është bërë publike nga mediat e ndryshme. Përmes letrës lihet të kuptohet njohja e kësaj pakice si kusht që Bullgaria të mos vendosë veton e anëtarësimit. Por a mjafton një letër që të sanksionohet me ligj ekzistenca e një pakice?

Nëse shohim vetë dispozitat e projektligjit që po diskutohet përgjigja është Jo. Nuk mjafton. Në nenin 3, pika 3, thuhet se “Njohja formale e pakicave kombëtare në Republikën e Shqipërisë bëhet me ligj, me nismën e Këshillit të Ministrave, pas propozimit të ministrit përgjegjës për punët e brendshme, bazuar në kërkesën e përfaqësuesve të pakicave kombëtare dhe në përputhje me kriteret e përcaktuara në pikën 1, të këtij neni, dhe nenet 5 e 6, të këtij ligji”.

Në nenin 5 flitet për vetëidentifikimin e shtetasve dhe në nein 6 për të drejtën e institucioneve publike që të mbledhin të dhëna për pakicat.

https://www.parlament.al/wp-content/uploads/2017/04/MBROJTJA-E-PAKICAVE-...

Asnjë prej këtyre kërkesave nuk është përmbushur. Parlamenti shqiptar po shkel kështu vetë ligjin që është ende projketligj duke tregëtuar aspiratën imagjinare të integrimit me çdo lloj shkekeljeje të mundshme. Aq më shumë merr kuptim kjo po të mbahet parasysh deklarata e ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, që dje në Top - Story deklaroi se në diskutimin e reformës në drejtësi, u toleruan “ndërhyrje idiote” pse ishte premtuar ftesa e negociatave.

Nuk dihet se çfarë fiton tashmë Shqipëria nga ky lloj procesi që vazhdon pa mbarim, e që po kërkon si kosto poshtërimin përfundimtar në çdo aspekt. Jo pse u normua një pakicë, por për mënyrën sesi këta agallarë që majmen nga mëngjesi në darkë dhe rrasin në burg shitës ambulantë, janë kaq poturembushur përballë çdo kërkese absurde që vjen nga jashtë. Njohja e pakicave është padyshim e drejtë, por ajo lidhet edhe me sigurinë kombëtare dhe dinjitetin e një shteti, gjëra që janë komplet gjuhë e huaj për një qeveri që në 4 vitet që ikur ndoqi politikë Facebook dhe gravurash, zhurme dhe dënglash, pa arritur në thelb të bëjë ndonjë gjë. Për cilën arsye bëhen ligjet kur ato amendohen me një telefonatë, ndryshojnë sipas kërkesës së çdo anonimi që ka një zyrë diku jashtë?

Ndoshta qeveria dhe politika di diçka më shumë dhe nuk e thotë. Por për aq sa dimë edhe ne që i shohim gjërat nga jashtë, ndonjë sekret të madh nuk duhet të ketë, pasi sekreti i kësaj klase politike nis e mbaron te paratë që ka vjedhur. Vështirë se mund të gjesh ndonjë gjë tjetër më serioze se kaq në çdo veprim apo akt, sado absurd që dëshmojmë përçdo ditë në rrëshqitjen e madhe që ka nisur.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.