Ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë formulon akuza publike përmes gazetës zyrtare të PD-së

Postuar në 10 Tetor, 2017 10:26

Ish-shefi i Shatbit të Ushtrisë, Xhemal Gjunkshi ka publikuar sot një shkrim denoncues në gazetën zyrtare të Partisë Demokratike, “Rilindja Demokratike”, mbi atë që po quhet skandali i radarëve.

Gjunkshi sjell në vëmendje procedurat tenderuese të zhvilluar në qershor të vitit 2013 nga ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, në të cilin u shpall fituese kompania “R&T” Sh.p.k”. Ky tender u anullua sipas Gjunkshit nga ministrja Mimi Kodheli, me një urdhër të datës 1 tetor 2013 dhe mandej fituese u shpall kompania “IDEA TEL sh.p.k”, e cila sipas ish-shefit të Shtabit, ka qenë skualifikuar në tenderin e parë për probleme serizoze në dokumentacion. Po sipas tij, lidhja e kontratës nga Kodheli ka kapërcyer shifrat e fondit me 5 herë në raport me prokurimin e parë.

Ministria e Mbrojtjes ka prokuruar dhe firmosur kontratën me firmën shqiptare me një kosto 5 herë më të lartë se me firmën amerikane. Fondi financiar i kontratës në vite për mirëmbajtjen teknike të sistemit me firmën amerikne “Lockheed Martin Global Incorporated – SHBA” gjatë vitit 2010 ishte 250 000 $ total, nga ku ishin planifikuar dhe u blenë 70 460 $ pjesë rezervë, të cilat shërbyen për mirëmbajtjen e sistemit deri në shkurt të vitit 2014”, shkruan Gjunkshi.

Në fakt kjo temë e skandalit me radarët është mirëfilli politike dhe duket se po kërkon të kualifikojë Kodhelin si një nga "kokat e mëdha” që duhen arrestuar për shkak të lejimit dhe inkurajimit të trafikut të drogës. Çfarë bie në sy këtu është fakti se një ish-shef Shtabi i një ushtrie formalisht të depolitizuar zgjedh një gazetë partiake për të përcjellë denoncimet dhe akuzat e veta, çka kompromenton rëndë besueshmërinë e tij, por edhe integritetin gjatë ushtrimit të detyrës.

http://www.rd.al/2017/10/skandali-radaret-afera-e-mimit-qe-largoi-amerik...

Comments

Submitted by proamerikani (not verified) on

po ai tani eshte politikan , per cfare besushmerie beni fjal ju ?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.