Shembulli i forcës me "luksin e pajustifikuar" nis me 12 raste në prokurori

Postuar në 09 Shtator, 2017 17:20

Ashtu si 4 vjet më parë, por tani me një qeveri tërësisht të “rracës”së vet politike dhe me të njëjtin kryeministër  socialistët e fillojnë mandatin e dytë si luftëtarë të paligjshmërisë dhe me një qasje që bie ndesh me forcën e shembullit siç i pëlqen kryeministrit të thotë, por me shembullin e forcës. Shembullin e forcës përballë “të fortërve” që lëvizin me makina luksoze dhe nuk justifikojnë pasuritë e tyre.

U shpall para disa ditësh nga kryeministri si operacion që do të çojë në qelitë e burgut njerëzit që nuk justifikojnë luksin dhe tashmë mund të flitet dhe për rezultate. Kështu sipas policisë në mesin e muajit gusht vetëm në Tiranë, policia bllokoi 17 automjete të tilla, të markave të ndryshme, ndërsa 20 tjera u sekuestruan Elbasan Shkodër, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër. Automjetet luksoze u bënë një indicie për hetuesit për të verifikuar të kaluarën dhe burimet e tyre financiare.

Tv Klan raporton se vetëm Policia e Tiranës ka referuar në prokurori mbi 12 raste të hetimit pasuror ndaj personave apo grupeve të dyshuara se kanë vënë pasuri me të ardhura nga aktivitetet kriminale. Përvec trafikimit të mjeteve motorrike ata rezultojnë të përfshirë edhe në trafikimin e drogës dhe prostitucionit. Pjesa më e madhe rasteve të denoncuara deri tani u përkasin elementëve të njohur të grupeve kriminale që veprojnë në Tiranë.

Statisikisht lufta kundër paligjshmërisë mund të prodhojë rezultate edhe më impresionuese se kaq dhe të shënojë një progres në raport me operacionin e 4 viteve më parë si “Fundi i Marrësisë” që u mbyll pa nisur akoma, por a mund të quhet verifikm i plotë i parave të pista dhe pasurisë që është përfituar në mënyrë të paligjshme, jo vetëm nga të fortët e rrugës por edhe ata të zyrave.

 

 

 

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.