Disa nga bankat më të mëdha në botë, projekt të përbashkët për monedhën virtuale

Postuar në 04 Shtator, 2017 16:55

Disa nga bankat më të mëdha në botë kanë hedhur së fundmi një hap më tej në zgjerimin e monedhave virtuale dhe sistemit që mbështet dhe verifikon ato. Përmes një marrëveshjeje banka të tilla si Barclays, CIBC, Credit Suisse, HSBC, MUFG, State Street, bashkë me UBS, BNY Mellon, Deutsche Bank, Santander, NEX dhe Clearmatics një kompani që kryen verifikimin(blockchain) kanë rënë dakord të kryejnë testimin e një transaksioni që do të evidentojë përparësitë dhe mangësitë, përpara se platform të bëhet aktive. Synimi i këtyre bankave është krijimi i një modeli që në të ardhmen do të adoptohet edhe nga bankat qendrore, të cilat do të emetojnë kriptomonedhat e tyre. 

Aktualisht në treg ka disa monedha virtuale dhe sisteme verifikimi të tyre, tërësisht elektronike dhe pa nevojën e një emetuesi qendror. Bitcoin është më i vlerësuari me kapitalin qarkullues 41 miliardë dollarë, por thuajse të gjitha monedhat virtuale kanë njohur rritje të vlerës së tyre. Në Shqipëri Banka e Shqipërisë dhe tutorët e saj privatë mbajnë qëndrim armiqësor ndaj monedhave virtuale. 

http://www.businessinsider.com/hsbc-and-barclays-join-project-to-build-c...

Comments

Submitted by Beni (not verified) on

Artikulli nuk quhet gazetaresk sikur qofte nje fjali e tij nuk i qendron fakteve dhe logjikes. Kete e verteton fjalia e fundit. E para dhe bankat e medha jane ne faze testimi. Banka jone qendrore nuk hyn tek keto banka. Pasi te perfundoj eksperimenti dhe te vihet ne pune nga koloset bankar dhe te vihet ne zbatim, te shihen rezultatet e me pas te vihet ne zbatim nga banka te tjera kombetare me te fuqishme. Atehere mund te shtrohet per diskutim cfare qendrimi do mbaje banka e Shqiperise. Gjithsesi fundi i shkrimit verteton se artikulli eshte me pagese ose ceshtje inati. E rrenuat gazetarine!

Submitted by redaksia on

Komenti juaj provon te kunderten e asaj qe perpiqet te "argumentoje". Sidomos meraku me fjaline e fundit. I lire te angazhoheni per rilindjen e gazetarise, por me pare na thoni se kush e ka paguar shkrimin dhe ku jane derdhur leket qe t'i terheqim. Falemnderit! 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.