Ivanov: Ushtria do t’i ndihmojë policisë kundër terrorizmit urban në qytete me dallime fetare dhe etnike

Postuar në 20 Gusht, 2017 14:17

Presidenti maqedonas George Ivanov ka paralajmëruar për një rol të ri të ushtrisë së Maqedonisë në kundër atij që ai e quajti terrorizëm urban në qytete me dallime etnike.

Roli i dytë i ushtrisë do të jetë mbështetja e policisë në luftën kundër terrorizmit urban në qytete me dallime etnike dhe fetare. Urbanizmi është një sfidë. Duhet të marrim parasysh mësimet e nxjerra nga misioni parandalues i UNPREDEP-it që nga viti 1995 në Maqedoninë veriperëndimore. Këto janë mësime për rritjen e kërcënimit të ideve separatiste dhe rrezikimin e integritetit territorial të shtetit tonë.

Në mungesë të burimeve dhe kohës shpesh herë ndodh që ushtria, pa urdhër të komandantit suprem dhe pa plotësimin e kushteve për shpalljen e gjendjes së krizës të angazhohen në detyra të cilat janë nën kompetencë të institucioneve tjera. Përsëris: ushtria është angazhuar pa vendimin tim dhe pa përmbushjen e kushteve për shpallje të gjendjes së krizës. Kjo është një shkelje e rëndë e ligjit gjë të cilën nuk do ta toleroj

tha Ivanov gjatë fjalimit me rastin e 25 vjetorit të Armatës së Maqedonisë.

http://www.alsat-m.tv/presidenti-ivanov-me-retorik-nacionaliste/

Ky është një mesazh që flet se tensionet jo vetëm vazhdojnë të jenë të larta, por se ato mundet fare mirë të jenë strategji politike në një vend ku vota e qytetarëve u injorua me presionin e fuqive të huaja.

Comments

Submitted by Komentuesi (not verified) on

Kryetari i Maqedonise eshte vegel ne duart e partise e cila e beri kryetar. Ai asnjehere nuk luajti rolin e tij te kryetarit te shtetit, dhe haptas doli ne mbrojtje te krimit te shpalosur nga pergjimet ne Maqedoni. Ai edhe shkaktoi revolten e popullit te padirigjuar partiakisht kur u mundua te falte te gjithe ata qe jane nen hetimet nga Prokuroria Speciale ne Maqedoni.

Ajo qe me ne fund ndodhi ne Maqedoni eshte shprehje e vullnetit te shumices, e cila nuk deshi me qe nje parti kriminale te udhehiqte me shtetin. Nese permes pergjimeve u zbuluan krime nga me te ndryshmet, perfshire ketu edhe vjedhjen dhe manipulimin e rezultateve zgjedhore, nuk e dij se cka tjeter duhet te diskutojme per vullnetin e lire te "diktuar" nga fuqite e huaja...

Eshte koha qe politikanet ne Ballkan te mesohen me llogaridhenie, edhe nese kjo nenkupton ballafaqim me drejtesine. Kur kjo nuk ndodh, ne tjeret jemi te "detyruar" t'i degjojme se si fuqite e huaja po e pengojne demokracine ne Ballkan (?!). Populli e ka te qarte, e tash u mbetet vec edhe politikaneve ta kuptojne dhe pranojne kete zhvillim.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.