Meral Aksener, rivalja kryesore e Erdogan

Postuar në 18 Korrik, 2017 10:19

Në Turqinë e dominuar dhe gati sunduar nga islamiku Reccep Tayyip Erdogan, ka mbetur një kundërshtar serioz për pushtetin e tij: Meral Aksener. Ish-ministrja e Brendshme njihet si ulkonja dhe ka fituar një profil të lartë publik së fundmi me kundërshtimin e ndryshimeve kushtetese të imponuara nga Erdogan.

Revista “Time” i kushton Aksener një shkrim të gjatë duke vënë në dukje pritmëritë e mëdha sipas saj, për zgjedhjet presidenciale të vitit 2019, në të cilat mendohet se Aksener do të jetë rivalja kryesore e Erdogan.

Një arsye pse shikohet si sfidante më reale sesa politikanët e tjerë opozitarë, është arsyeja se mbështetësit e saj vijnë nga i njëjti kontekst fetar dhe nacionalist si Erdogan dhe në një pikëpamje konsiderohet si Marie Le Pen e Turqisë. Ajo mban qëndrime shumë të ashpra kundër separatistëve kurdë, por kundërshton me forcë ndërtimin e politikave mbi bazë etnike dhe racore.

“Përkufizimi ynë mbi kombin bazohet mbi kujtimet e përbashkëta, lidhjet e përbashkëta dhe gëzimet tona”, shprehet ajo.

Për këto arsye duket se Aksener qëndron përballë Erdogan si candidate serioze, edhe për arsyen se shumëkush në Perëndim po kërkon të gjejë dikë që t’i kundërvihet presidentit turk që po shpërfill shumë prej qëndrimeve të dikurshme të Turqisë për të ndjekur një politikë të jashtme krejtësisht të pavarur dhe pa u kushtëzuar nga detyrime formale.

http://time.com/4856463/turkey-meral-aksener-iron-lady-recep-tayyip-erdo...

Comments

Submitted by po (not verified) on

Kam vene re qe perdite e keni nganje artikull ne lidhje me turqine
mire beni
Akshener provoi te ishte kryetare e partise nacionaliste opozitare prej ku aderon prej vitesh
Erdogani me dhune i bllokoi kandidimin te partia opozitare
sepse ne kete menyre Aksheneri do behej kryetare dhe i kercenonte postin srz Erdoganit
Erdogani eshte ne pritje te gafes se pare te Akshenerit per ta arrestuar
dhe Aksheneri e din kete prandaj per vetmbrojtje mbeshtjetjen e madhe qe ka ne popull do e perktheje ne parti
etj etj

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.