Fushatë dhe gallatë/Në Tiranë po festohet për një shesh

Postuar në 10 Qershor, 2017 22:49

Festimet komike në sheshin “Skënderbej” ja kanë kaluar çdo mitingu. Mundet të pyeten ata njerëz që ishin aty: Çfarë po festoni?  Me siguri do thonë: Sheshin që është bërë i bukur.

Përtej kësaj, duket se ceremonia ku ka marrë pjesë Edi Rama dhe kryebashkiaku Erjon Veliaj, ka disa probleme me ligjin elektoral.

Te dashur miq, sot Edi Rama dhe Lal Plehu organizuan, me shpenzime te jashtezakonshme, ne dhunim te plote te ligjit elektoral, te kartes se Kopenhagenit per zgjedhjet e lira dhe te ndershme, inaugurimin elektoral dhe javen e koncerteve elektorale ne Sheshin Skenderbej. I bej thirrje prokurorise se shtetit te nise me perparesi hetimin per kete abuzim korruptiv dhe shkelje madhore te ligjit elektoral dhe kritereve te Kopenhagenit per zgjedhjet e lira!”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në Facebook.

Kjo e sheshit kalon çdo normë rrumpallhaneje sa kohë që kemi të bëjmë me një projekt të tjetërsuar me parkim rrugës, për të cilin përmbushet vetëm ambicia e një njeriu që i shton Tiranës asgjë më shumë sesa një cikatrice në palimpsestin kaotik që është sheshi në fjalë.

Comments

Submitted by labi (not verified) on

O pler o Sali po' si nuk zure mend? Ngele po' antishqiptari me i madh qe ka njohur historia e ketij vendi!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.