Kërkimet për naftë, Greqia futet në bllokun detar "Joni 2"

Postuar në 26 Maj, 2017 10:43

Shqipëria dhe Greqia mund të shkojnë drejt një tjetër përplasje që lidhet ne marrëveshjen e detit dhe Zonat Ekskluzive Ekonomike. Referuar deklaratës së ministrit të Energjisë, Giorgios Stathakis, “CNN.gr” raporton se pas kontratave që qeveria firmosi për koncesionet tokësore e ka radhën firmosja e kontratës për Bllokun detar “Joni 2” zona detare në lindje të ishullit të Korfuzit.
Sipas mediave greke kjo kontratë do nënshkruhet pas një miratimi teknik nga Këshilli i Kontrollit. Blloku “Joni 2” është zona detare midis ishullit të Korfuzit dhe Shqipërisë. Kjo zone do t’i jepet për kërkime konsorsiumit “Total France”, kompanisë greke “Elpe” dhe italianëve të “Edison”, ku shpimi i parë është parashikuar të kryhet brenda vitit 2018. Përfaqësuesi i “Elpe”, deklaroi se konsorsiumi është i bindur se në këtë zonë ka rezerva të mëdha të gazit dhe naftës.
Kuadrati “Joni 2" shtrihet në zonën detare që prek zonat ekskluzive ekonomike dhe në bazë të paktit detar të firmosur në 2008-n nga Lulzim Basha dhe ministres greke të Jashtme Dora Bakoyannis i kalon Greqisë. Pakti u rrëzua një vit më vonë nga gjykata kushtetuese dhe ende nuk është negociuar një variant i ri që nga ajo kohë. Por kjo nuk e ka ndalur Athinën ta negociojë fillimisht me kompanitë norvegjeze të kërkimeve sizmike, dhënien e zonës për kërkime, të cilat, pas reagimeve të Tiranës zyrtare, u kryen natën nën mbrojtjen e rojes bregdetare greke.
Më pas kërkimet avancuan me shpime me sonde, pa pasur as dakordësinë e palës shqiptare e as një pakt të ri detar në fuqi. Greqia ka dorëzuar kordinatat detare të kësaj zone në departamentin e hartave në OKB duke e konisderuar Jonin 2 një territor totalisht grek. 

http://www.cnn.gr/oikonomia/story/82145/stathakis-psifos-empistosynis-to...

Comments

Submitted by Andreas (not verified) on

Kur shkruan “Kuadrati “Joni 2", ndodhet brenda zonës ekskluzive ekonomike të Shqipërisë", ne cilin ligj apo mareveshje nderkombetare bazohesh? Pyes sepse me sa di une, nuk ka pasur deri me sot asnje mareveshje apo ndarje te çfaredolloji te zonave ekonomike ekskluzive detare, precedente kesaj te fundit te kontestuar nga pala shqiptare.

Submitted by Andreas (not verified) on

Ne artikullin e references, nuk ekziston asnje rresht ne lidhje me pergjigjen e pyetjes sime.

Submitted by lmitro on

Shkrimi i CNN i referohet Bllokut 2. Po është e vërtetë që nuk ka një marrëveshje dhe përcaktim të tillë  juridik dhe marrëveshja 27 prillit 2009 për përcaktimin e zonave detare cakton një kufi me shumë qëllime në kufijtë detare të dy vendeve, duke përfshirë ekskluzivitetin e zonave ekonomike. Më e saktë do të ishte që kuadrati 2 prek zonat ekskluzive ekonomike dhe korrigjimi vlen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.