Islamofobia në Shqipëri i ka rrënjët në identitetin politik të shtetit post - komunist*

Postuar në 28 Mars, 2017 18:00

Siç tregon një sondazh i kryer nga Programi Evropian i “Chatham House”, opozita e publikut ndaj çdo imigrimi të mëtejshëm nga shtetet kryesisht myslimane nuk është e kufizuar tek administrata Trump (zbatimi i 'Muslim-Ban '). Të anketuarit në Austri, Belgjikë, Francë, Gjermani, Greqi, Hungari, Itali, Poloni, Spanjë dhe Mbretëri e Bashkuar u prezantuan me deklaratën ‘Komplet imigrimi nga vendet kryesisht myslimane duhet të ndalet".

Siç zbulon raporti, shumicat në të gjitha shtetet, përveç dy nga dhjetë prej tyre, ranë dakord me këtë deklaratë, duke filluar nga 71% në Poloni, 65% në Austri, 53% në Gjermani dhe 51% në Itali deri në 47% në Mbretërinë e Bashkuar dhe në 41% në Spanjë. Në asnjë vend nuk i kaloi 32% pjesa e atyre qe nuk ishin dakord. Gjetjet e këtij raporti shkojnë dorë për dore me sondazhe të ngjashme mbi këtë temë. Anketa “Ipsos” mbi Rreziqet Perceptimit e 2016-ës gjeti se popullsitë e tanishme dhe të ardhshme muslimane në Evropë janë të mbivlerësuara jashtëzakonisht tepër në shumë vende. Nga lista e të gjithë 20 vendeve, ku të anketuarit mbivlerësuan popullsinë myslimane, nga më shumë se 10%, 12 janë evropiane, ndërsa SHBA dhe Kanadaja janë ndër 8 vendet e mbetura. Kur u pyetën “Tani, duke menduar rreth vitit 2020, në çdo 100 njerëz, sa mendoni se do të jenë myslimanë?", 20 vendet e para ku ithtarët mbivlerësuan popullsinë myslimane përsëri ishin në shumicë evropiane (11). Hamendësimi mesatar në Francë është se 40% e popullsisë do të jetë muslimane në vitin 2020, kur projektimi aktual është 8.3%. Italia vjen e treta me 26% në mbivlerësim dhe Belgjika dhe Gjermania në vend të katërt me 24% mbivlerësim. Duke e lidhur këtë me një studim të kryer nga “Pew Research Center”, ne mund të sugjerojmë se ky mbivlerësim është i lidhur me pikëpamjet e pafavorshme në lidhje me muslimanët. Thuhet në raport:

"Opinionet mbi muslimanët ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme në të gjithë Evropën. Gjysma ose më shumë në Hungari, Itali, Poloni, Greqi dhe Spanjë kanë një opinion shumë apo deri diku të pafavorshëm ndaj muslimanëve. Dhe në Itali (36%), Hungari (35%) dhe Greqi (32%), afërsisht një e treta mbajnë mendime shumë të pafavorshme. Shumicat në vende të tjerë të anketuar shprehin qëndrime pozitive për muslimanët. Megjithatë, të paktën një e katërta në secilin vend kanë pikëpamje negative ndaj muslimanëve". 

Këto shifra nuk janë tronditëse nëse ne shikojmë në incidentet e islamofobisë dhe përhapjen e saj në strukturën e pushtetit në të gjithë Evropën. Muslimanët shihen si armiku 'brenda'.  Opinioni i gjerë në shoqëritë perëndimore për myslimanët është të mos shihen si qytetarë të barabartë.  Tjetërsimi dhe trajtimi diferencial gjithashtu mund të mbivendosen me dehumanizimin e muslimanëve. Kështu, sulmet fizike dhe kufizimet politike shpesh mund të kryhen dhe madje mbrohen në një atmosferë të mosbesimit të gjerë dhe armiqësisë. Islamofobia nuk është aspak e kufizuar tek klasa e varfër ose e mesme, të cilët kanë qenë keqinformuar rreth Islamit dhe muslimanëve. Kjo është veçanërisht e vërtetë për të ashtuquajturën elitë të arsimuar. Politikat diskriminuese ashtu si ndalimi i hixhabit për profesione të caktuara, ndalimi i nikabit në publik, ndalimet e minareve dhe ligje të tjera që kufizojnë lirinë e besimit mysliman flasin boll mirë.

Nëse politikanët mund të marrin vendime të tilla dhe media, së bashku me pjesë të mëdha të shoqërisë, i pranon ato, pse duhet të çuditemi në lidhje me kundërshtimin e fortë ndaj imigracionit të muslimanëve në Evropë? Për këtë arsye, këto shifra tregojnë domosdoshmërinë e Raportit Evropian rreth Islamofobise (REI), i cili studion sfidën e islamofobisë nga një këndvështrim cilësor dhe jo sasior kërkimor. Qëllimi i tij është për të dokumentuar dhe për të analizuar trendet në përhapjen e islamofobisë në komb-shtete të ndryshme evropiane. Nuk mund të ketë një pretendim të gjithëpërfshirjes së plotë, pasi shtetet evropiane nga shumica ende nuk kanë mbledhje të plotë të të dhënave. Prandaj, një rekomandim qendror i REI është se “islamofobia apo krimet e urrejtjes anti-myslimane duhet të përfshihen si kategori në statistikat e shteteve evropiane - një zhvillim që nuk ka ndodhur ende”. Kontributi kryesor i REI është për të zbuluar tendencat e islamofobisë dhe dhënia e shembujve përfaqësues të e shpalosjes së saj të përgjithshme në shtetetet e hetuar.

Përmbledhje e raportit mbi Shqipërinë(nga Besnik Sinani)

Pas sulmeve të Charlie Hebdos në Paris në vitin 2015, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama foli rreth rrezikut të ekstremizmit fetar teksa tërhoqi vëmendjen rreth mundësisë së “rrezikut të Islamofobisë, të frymëzuar”, siç tha ai, “nga lëvizje dhe parti politike të djathta në Europë”. Ishte hera e parë që një zyrtar shqiptar pranonte rrezikun apo qoftë mundësinë e shfaqjes së Islamofobisë në Shqipëri, një vend nominalisht me shumicë muslimane, që krenohet me tolerancën e vet fetare. Megjithë këtë pranim, nuk ka patur asnjë politikë qeveritare për të adresuar një rrezik të tillë, apo qoftë përpjekje për të mbledhur të dhëna rreth realitetit të Islamofobisë, natyrës e kapacitetit të saj, si dhe efektit që ka mbi bashkësinë muslimane dhe shoqërinë në tërësi.  Në të kundërt, intelektualë publikë, analistë e ekspertë në Shqipëri mohojnë mundësinë e ekzistencës së Islamofobisë në një vend me shumicë muslimane. Megjithë mungesën e studimeve apo raportimeve rreth stadit të Islamofobisë në vend, apo qoftë edhe mohimin e ekzistencës së saj, gjenden mjaftueshëm tregues të prezencës së vazhdueshme të formave të Islamofobisë, të cilat reflektohen në ligjërimin e udhëheqësve politikë, në media, tekstet shkollore, incidente të dhunshme dhe arrestime arbitrare.

Përkundër disa raporteve, Islamofobia në Shqipëri nuk është një fenomen i kohëve të fundit dhe përgjithësisht nuk është e motivuar – siç besohet të jetë në vende të tjera europiane – nga emigracioni apo sulmet terroriste. Islamofobia në Shqipëri i ka rrënjët në identitetin politik të shtetit shqiptar post – komunist dhe aspiratën e tij për t’u bërë ‘europian’. Ajo reflekton dhe riciklon retorikën e islamofobisë europiane për të stigmatizuar qytetarët e saj të besimit musliman, duke vazhduar forma diskriminimi dhe duke dëmtuar kohezionin e përgjithshëm social të vendit.

[Studimi i plotë](http://www.islamophobiaeurope.com/wp-content/uploads/2017/03/EIR_2016.pdf) në anglisht

Përgatiti: A. Taraj

*Përmbledhja është dërguar në adresën elektronike nga z. Taraj të cilin e falënderojmë. Po e publikojmë në formën e vet me titullin tonë.

 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Shqiperia nuk eshte vend me shumice myslimane por eshte vend me shumice besimtare ne Zot/Perendi, panvarsisht ndonje religjioni te caktuar! Keshtu mund te kemi nja 7-8% te popullsise qe identifikohen me katolicizmin, nja 8-9% te popullsise qe identifikohen me ortodoksine e krishtere, nja 5-6% qe identifikohen me fete e ndryshme kristiane (protestante-evangjeliste, jehovai, bijt e Krishtit, etj.), nja 5-6% qe identifikohen me myslimanizmin bektashi, dhe nja 6-7% qe identifikohen me myslimanizmin-sunit. Kemi dhe nja 2-3 % ateiste. kemi nja 4-5% panteiste. Te gjithe keta perbejne me pak se gjysma e popullsise. Ata te kater feve kryesore perbejne jo me shume se 1/4 e popullsise. Pjesa tjeter, pervec ateisteve jane thjesht besimtare ne Zot, pa u kategorizuar tek njera nga fete. Nese do te kemi nje sontazh te pavarur dhe me diapazon te hapur mbi kategorizimin fetar, do te marrim afersisht keto te dhena. Gjithe te tjerat jane thjesht demagogji!

Submitted by Uns (not verified) on

Shqiptaret, jane menefregiste ndaj fese (e konsideroj fene si filozofi jetese, qe ska lidhje me zotin) ase ne rastin me te mire Anjostike, qe dmth besojne ne zot, por jo ne doktrinat fetare. Por, kjo ka pasojat e veta përveçse te mira; pasojat jane qe ne nuk arrijme te dënojmë te keqen (ai qe vjedh per ne është nje fare "i zoti") e kjo na penalozon ne ndertimin e rendit shoqeror.

Submitted by Astrit (not verified) on

Ajo qe quhet "islamofobi" nuk eshte e tille per Shqiperine. Rezistenca ndaj prurjeve te reja te religjionit myslyman ne Shqiperi vjen per arsye te karakterit etinik dhe atij te tolerances fetare. Etnik sepse ne kushtet e nje vendi te varfer si Shqiperia, personat nga Lindja e Mesme jane te vetmit me te varfer se ne qe mund te mesyjne ne menyre masive Shqiperine dhe te krijojne probleme te imigracionit masiv. Si shtet me karakter te qarte etnik, si shume shtete dhe shoqeri te tjera ne Europe, Shqiptaret i tremben rreezikut potencial qe i kanoset struktures se tyre te identitetit kulturor nga prania e mundeshme e masave te njerezve kulturalisht te huaj. Pra kjo nuk eshte islalmofobi: Shqiptari mesatar nuk ka probleme me myslymanin shqiptar nga Kosova apo Tetova, por me ate arab.
Dimensioni i tolerances fetare eshte shume i rendesishem. Besimataret myslymane nga lindja e mesme perceptohen si pasues te rrymave shume me pak tolerante sesa myslymani shqiptar. Edhe besimtaret me fanatike te fese ne Shqiperi, tradicionalisht shkonin mire me fqinjet e tyre te krishtere dhe nuk rrenqetheshin as nga femrat as nga fakti qe dikush mund te konsumoje psh alkool. Rreziku i nje radikalizimi te mundshem te ndienjave fetare do te shkaterronte jeten ne mbare shoqerine tone, pavaresisht identitetit fetar te individit. Shqiptaret jane komb i vjeter dhe instinktivisht i tremben me te drejte edhe shfaqejeve me te vogla individuale te intolerances fetare qe mund te fryhen dhe te shkaktojne dem te pakthyeshem.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.