Replika e Myfatarajt për Kadarenë/Akuza për flirtime me Ivo Andriç, antisemitizëm deri te lidhjet me KGB!

Postuar në 11 Maj, 2017 10:49

Kastriot Myftaraj ka dhënë një përgjigje ndaj shkrimtarit Ismail Kadare, një letër e të cilit për ambasadoren e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin, u publikua një ditë më parë. Në atë letër, të cilësuar personale nga vetë Kadare, por të shpërndarë për mediat nga bashkëshortja e tij, Helena, Kadare i kërkon ndjesë Vlahutin, meqenëse siç thotë ai, është bashkëpërgjegjësi që një fyerje e këtij niveli u “publikua nga shtypi i vendit tim”((http://www.respublica.al/2017/05/10/kadare-b%C3%ABhet-pjes%C3%AB-e-debat...). 

Përgjigja e Myftarajt bashkon mllefin me shantazhin, por ajo është reciproke sa kohë që Myftaraj është në qendër të debatit për këtë çështje, të krijuar si të tillë nga akti i arrestimit të tij. Përgjigja merret me inisinuata për Kadarenë dhe flirtimet e tij me Ivo Andriç, antisemitizmin e treguar prej tij në libra të ndryshëm – shembuj të të cilëve Myftaraj nuk përton t’i sjellë me bollëk – dhe mbyllet me një pyetje shantazhuese:

Në fund një pyetje për Ismail Kadarenë: A gënjej unë nëse them se gruaja e tij e ka akuzuar si agjent të KGB? Për këtë do të sjell prova, pasi të kem pritur disa ditë përgjigjen tuaj”(http://www.citynews.al/2017/05/ekskluzive-nga-kastriot-myftarajpergjigje...). 

Comments

Submitted by Tirana (not verified) on

Vajza e Ismail Kadares, Besiana, është Ambasadore e Përhershme e Shqiparise në UNESCO.
Kastrioti ka shkruar nje liber me 500 faqe, kunder Kadarese.
Kadareja u ngaterrua dhe me Çilin dhe shkruajti leter kunder Fatos Lubonjes !
Besiana, Edi, Romana, Çili, ? ? Pikellimi i Kadarese eshte i kuptueshem !
Kanabisi kur e pi ka nje veti : Ai te zbut dhe te ul ne gjunje tek Zonjat dhe nuk shikon me kultivuesit !
Pastaj keto ‘thashetheme’ facebook, arrestime, ambasadore, zonja e pare, ku*va, Pantovçak, veting, kanabis, droge, banka, çili me te birin, … A nuk jane te ngjashme me veprat e Kadarese ? Nepunesi i Pallatit te endrrave, Kush e solli Doruntinen,….

Si mund ti bente balle, Kadareja, tundimit qe vjen nga thellesia e shpirtit e te mos merrte pjese ne kete Novele te Stefan Cvajkut ! « Njezetekater ore nga burgosja e Kastriotit »..
Pastaj, origjina e Romanes eshte Kroate me paraardhes Ilire dmth Shqiptare !

Une po ndalem ketu, nuk eshte me puna ime, Kadareja dhe Kastrioti te vazhdojne te shkruajne, sepse tani kane me çfare te merren edhe per disa vjet ! Duke i uruar Kadarese jete te gjate, sepse Kastrioti e ka kohen perpara, se eshte me i ri, per te na i perpunuar keto ngjarje artistikisht ! Vlahutin meriton vertet, nje Roman !

Se fundi : c

Kadareja e krruajti vete, tani Kastrioti ka te drejte morale dhe ligjore te shkruaje dhe spjegoje arrestimin, si dhe Zotin Kadare qe kerkon falje per Menderen e Vlahutinit.
Kadareja te qetesohet me Kanabis, se Kastrioti se le me rehat, sa te kete leter per te shkruar !

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.