2015 – Biznesi gjerman mendon të ikë për shkak të korrupsionit në drejtësi. 2017 – Biznesi gjerman optimist?!

Postuar në 14 Prill, 2017 10:37

Sot në disa media elektronike u shfaq një anketë e realizuar nga Shoqata gjermane e Tregëtisë dhe Industrisë, publikuar dje prej saj, sipas të cilës “ekonomia në 2017-n është përmirësuar dhe vendi ofron mundësi më të mira për investim se një vit më parë…”.

Raporti me rezultatet e anketimit vlerëson se gatishmëria e biznesit për të investuar sërish në vend shënon rritje pozitive me 10 për qind krahasuar me 2016-n, ku 67% e të anketuarve ishin të gatshëm të ktheheshin sërish për investime. Për vlerësimin e Shqipërisë si vend për investime, pjesëmarrësit në anketim u pyetën mbi 20 faktorë, të cilët këtë vit janë vlerësuar pothuajse të gjithë me nota më të larta krahasuar me vitin 2016. Biznesi gjerman, si faktor kryesor që vlerëson me nota më të larta është kostoja e ulët e punës. Rreth 39% e të anketuarve kanë pohuar se situata e tyre e biznesit është përmirësuar, ndërsa rreth 39% të tjerë kanë deklaruar se situata ka qëndruar e pandryshuar”, citohet raporti në disa media.

Nisur nga këto shifra, anketa paraqet një moment pozitiv që vjen nga bota e biznesit. Dhe përbën lajm të mirë për vendin tonë, ndonëse duhet thënë se kur flasim pëër vitin 2017, mbajmë parasysh vetëm 4 muaj. Vlerësimet që jepen këtu referojnë në fakt një punë të mirë të qeverisë që duhet ta besojmë meqë anketa po sugjeron shifra pozitive. Mirëpo këto të dhëna që janë si të thuash bruto nga terreni, nuk I përgjigjen shumë atij realiteti problematik për biznesin që ngrinte dy vjet më par ëish-ambasadori gjerman në Tiranë, Hoffman. Në vitin 2015, pasi mori pjesë në inuagurimin e  Tirana Buissnes Park, ambasadori Hoffman, doli në një konferencë për shtyp dhe deklaroi se “biznesi gjerman në Shqipëri ka shumë pakënaqësi ndaj sistemit të drejtësisë dhe po mendon edhe të largohet”.

E që nga kjo deklaratë, Hoffman e mbajti këtë argument gjatë, duke vlerësuar se klima e krijuar nga një sistem gjyqësor i korruptuar dëmton biznesin gjerman. Argumenti i erdhi në ndihmë qeverisë e cila e gjendur në vështirësi për të menaxhuar një situatë ekonomike dhe fiskale kaotike për shkak të nismave si lufta kundër informalitetit me xhandarë te dera, gjeti fajtorin.

Sot kanë kaluar diçka te dy vjet dhe Shqipëria ende nuk e ka kryer procesin e reformimit të drejtësisë. Pra ai faktori negativ për të cilin ankohej Hoffman në rolin e zëdhënësit të biznesit gjerman, është ende prezent. Si vallë të shpjegohet kjo rritje pozitive në këto kushte? Përgjigja nuk është e vështirë, pasi ekonomia dhe biznesi ka ulje ngritjet e veta. Këtu çështja që del në sipërfaqe është roli i ambasadorëve si protagonist të axhendave të brendshme politike, e të cilët largohen me nderime, pse jo me ndonjë çmim për punë të mirë dhe për kontribute të shquara…Kur në fakt, ata nuk janë asgjë më shumë se një parti tjetër, jo rrallë destruktive dhe destabilizuese, gënjeshtare dhe cinike, në përmbushje të interesave të veta që nuk janë thelbësisht ndryshe nga interesat e atij sistemi të drejtësisë që sot është në qoshe të ringut.

Comments

Submitted by GR (not verified) on

Wooouu Kryeredaktoroo...kesaj radhe e ke tejkalu vetveten hahaha
"...Kur në fakt, ata nuk janë asgjë më shumë se një parti tjetër, jo rrallë destruktive dhe destabilizuese, gënjeshtare dhe cinike, në përmbushje të interesave të veta ..."
bravo bravo.... Te fala Putinit...kujdes se na e trembet Lulushken ore me ato lajmet per asgjesim...hahaha

Submitted by GR (not verified) on

Ore une thjesht nje individ jam...me dhe pa pershesh...Po ketij persheshit tend si i behet hallit...apo eshte si ai muhabeti...nje luge corbe e prishur dje...dhe gjithe jeten jeten detyrim ndaj Putinizmit pastaj....hahaha

Submitted by redaksia on

Ti nje individ je dhe fakti qe po te pergjigjemi e konfirmon se edhe ne si te tille te konsiderojme. Problemi eshte i thjeshte: Komento mbi permbajtjen e shkrimit, me te cilen mund te mos jesh dakord. Nuk ka asnje problem. Madje i mirepritur. I mirepritur je madje edhe sikur te komentosh sic e ke zakon me tekstin "hahaha". Po te vazhdosh me biografite qe imagjinon sugjeroj si shpetim persheshin. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.