E - Zopi i krizës politike

Postuar në 11 Prill, 2017 14:34

Përpjekjes për të bindur opinionin se pjesëmarrja në zgjedhje në datën e caktuar është më e rëndëishme se çdo negociatë i është shtuar pa ja kërkuar kush edhe Erjon Veliaj, kryetar i Bashkisë së Tiranës. Me improvizimet e zakonshme bajate, thjesht për të dalë njëherë në ekran, për të mos mbetur në periferi të zhurmës, pa ndonjë ide dhe kuptohet pa ndonjë peshë për t’u patur në refene. Për këtë arsye nuk kuptohet se kujt i dërgohen mesazhet e zotërisë në fjalë që mundet edhe të jenë pantonimike, thjesht me gjeste.

Sot pata kënaqësinë të luaj një ndeshje basketbolli dhe meqë e kishim lënë orarin e zhvillimit të saj, u paraqita në orar. Ekipi im humbi, e megjithatë i dhamë dorën njëri-tjetrit dhe u larguam në paqe. Kjo besoj kuptohet edhe nga fëmijët, se edhe ndeshjet e tjera, qofshin ato politike, kur ka një datë, siç është data 18 qershor, një orar, palët paraqiten në garë dhe pastaj rezultati varet nga pikët”, tha Veliaj.

Mos mor jahu! Kështu të jetë? Në fakt Veliaj është shembulli i garës pasi bashkë me Lulzim Bashën që bërtet sot nga çadra, të dyve u ka rënë bretku për të arritur aty ku janë.

Comments

Submitted by GR (not verified) on

Kryeredaktoroo....te fala Putinit....je bere bajat me keto artikuj...smerresh vesh...spo te punon flugeri mire me duket..se mrena javes e ke nderru drejtimin 7 here hahahaha

Submitted by GR (not verified) on

Ok, pa merak.... Por ti kujdes flugerin.... Nga sot, do e kesh edhe me te veshtire.... Haha

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.