Komike dhe dramatike/Veliaj propozon lojën e tavllës si orë të detyrueshme mësimi në shkolla

Postuar në 11 Prill, 2017 18:11

Ja një shembull sesi budallallëku i politikës dhe mania për të rënë në sy bëjnë dëme. Sot kreu i Bashkisë së Tiranës, Veliaj, mendoi që të përcillte një mesazh të tillë nga një aktivitet në një shkollë në Tiranë: 
Sot pata kënaqësinë të luaj një ndeshje basketbolli dhe meqë e kishim lënë orarin e zhvillimit të saj, u paraqita në orar. Ekipi im humbi, e megjithatë i dhamë dorën njëri-tjetrit dhe u larguam në paqe. Kjo besoj kuptohet edhe nga fëmijët, se edhe ndeshjet e tjera, qofshin ato politike, kur ka një datë, siç është data 18 qershor, një orar, palët paraqiten në garë dhe pastaj rezultati varet nga pikët”, tha Veliaj.

Burime nga Çadra thonë se Basha e ka përjetuar keq këtë lëvizje duke rënë në mendime dhe duke u kujtuar se ai nuk di asnjë lojë. Në ndihmë i kanë ardhur demokratët e Patosit të cilët shpejt e shpejt i kanë mësuar Lulit lojën e tavllës, që e kishim marrë me vete për të shtyrë kohën. Luli rezultoi ezberr, sidomos në qyl. Një foto me dopjo jek në fushë dhe ia nisi Veliajt. I cili si shitës i hershëm fiqsh, pra me fëmijëri çiraku, nuk ka patur kohë për lodra të tilla veselinjsh. Thonë se Veliaj kërkoi të kuptonte, lojën dhe pse Basha i kishte nisur atë foto. Kur mori vesh se zari i Lulit në Qyl ishte i hatashëm, u trondit. E përjetoi këtë si profeci të keqe për të gjithë socialistët. I alarmuar thuhet se ka ndërmend që ta propozojë tavllën si orë të detyrueshme mësimi në shkollat e mesme, ne synim që fati të mos favorizojë ca si Basha. Qesharake dhe dramatike, por kjo është Shqipëria. 

 

Comments

Submitted by tomi (not verified) on

Po si more nuk di Basha asnje loje? Ka qene volejbollist. Mos na e beni mister buzeqeshjen kaq ezber.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.