Loja tinzare e qeverisë me taksën e re të pronës dhe adresarin e OSHEE

Postuar në 04 Mars, 2017 14:36

Para pak javësh Operatori i Shpërndarjes së Energjisë nisi një fushatë verifikimi të adresave përmes një formulari që u është hedhur qytetarëve poshtë derës dhe ku kërkohen të dhëna për banesën, sipërfaqen dhe të tjera hollësi në lidhje me pronësinë e banesave. Siç ka ndodhur shpesh me këtë qeveri, nismat nuk janë shoqëruar asnjëherë me transparencë dhe kjo për shkak të qëllimeve që fshihen pas tyre.

Ishte FMN që zbuloi përmes një raporti se qeveria shqiptare do të integrojë taksën e pronës në faturën e dritave. Është me rëndësi për t'u theksuar se barra e re fiskale që do u ngarkohet qytetarëve me ligjin e ri që do të hyjë në fuqi nga muaji tetor, pra pas zgjedhjeve, kur qeveria (me gjasë kjo që është) ta marrë uratën e popullit edhe për një mandat tjetër. Siç kanë thënë shpesh zyrtarë të Fondit, "djalli fshihet në detaje" dhe në këtë rast kjo shprehje gjen vend.

Vetëm para 4 vitesh qeveria e zotit Edi Rama premtoi ulje deri në 6% të tvsh-së për energjinë dhe zerim të tvsh-së për mallrat e shportës, premtime që rezultan pallavra, e megjithatë publiku nuk është duke lexuar faturat, por ka merakun për tifozllëkun e Vettingut. Po më i rëndësishëm është pikërisht debati për taksat dhe mandatën që do t'u trokasë në derë qytetarëve nga tetori e tutje. 

Djalli fshihet në detaje

FMN thotë se taksa e re e pronës duhet të mblidhet si një përqindje e vlerës reale të saj, dhe jo për njësi siç është sot.Në kryeqytet një apartament i ri në çdo lloj zone paguan 30 lek/m2 nëse është në një godinë të re. Kjo nuk do të jetë më kështu. Fondi rekomandon që taksa të variojë nga 0.075% e vlerës të shtëpisë apo truallit, deri në 0.15%.
Të gjitha diferencimet do të bëhen me fasha, ku përqindja do të jetë më e ulët për ata që kanë prona me vlere modeste dhe më e lartë për shtëpitë e shtrenjta.Nga kjo taksë nuk do të shpëtojnë as bizneset, dhe as pronarët e tokave.  Në shembujt që jep FMN, një vilë në Tiranë 130 m2 me 500 metra parcelë përreth, duhet të pagujë çdo vit 226 euro.

Një apartament 65 m2 po në kryeqytet me vlerë 600 euro /m2 në hartën e tokave do të paguajë 49 euro në vit. Ndërsa për një tokë bujqësore prej 1.3 hektarësh do të paguhet 21 euro takse. Përmes këtij sistemi synohet që çdo vit të arkëtohen 75 milion euro të ardhura, të cilat do të shkojnë për buxhetin vendor. Mbledhja do të bëhet përmes përpjesëtimit të shumës vjetore në faturën e energjisë çdo muaj.http://tvklan.al/zbardhet-propozimi-i-fmn-per-taksen-e-prones/

Comments

Submitted by Eva (not verified) on

Jo me shume se dje jane paraqitur prane vjehrit qe jeton i vetem ne tirane dy zoterinj pa asnje mjet identifikimi dhe pa e sqaruar kane marre te dhenat qe kane dashur. Eshte 79 vjec dhe nuk dinte te shpjegonte cfare kishte plotesuar dhe perse duhej. Nuk i eshte dhene as kopje e formularit te mbushur. Pervec vjedhjes se dritave se OSHEE nuk i pergjigjet emaileve dhe formulareve online (vjedhje qe paguhen rregullisht se duhet te jemi ne rregull me ligjin) na mbetet te merremi dhe me taksen e prones.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.