Rusia: “Shqipëria e Madhe” kërcënon destabilizimin e Ballkanit

Postuar në 02 Mars, 2017 23:36

Ministria e Jashtme ruse, në një deklaratë për shtyp i bën thirrje perëndimit për t'i dhënë fund ndërhyrjeve  në punët e brendshme të Maqedonisë. Në mënyrë të veçantë, ministria e jashtme ruse thotë se "kriza politike në Maqedoni është shkaktuar nga ndërhyrjet brutale në punët e brendshme të këtij vendi ". Në  deklaratë thuhet se me ndihmën aktive të  liderëve të NATO-s dhe BE-së kërkohet të imponohet platforma shqiptare e shkruar në zyrën e Kryeministrit në Tiranë,  sipas hartës të së ashtuquajturës Shqipëri e Madhe dhe pretendimeve territoriale për zona të vendeve fqinje si  Mali i Zi, Serbia, Maqedonia dhe Greqia"

Ministria e jashtme ruse ka shprehur shqetësimin për shkak se në këtë  çështja kanë qenë të përfshirë dhe autoritetet e Kosovës dhe konsideron këtë situatë si  "jashtëzakonisht të rrezikshme sovranitetin e  Maqedonisë dhe destabilizimin e gjithë Ballkanit”

http://www.mid.ru/en/web/guest/kommentarii_predstavitelya/-/asset_publis...

Comments

Submitted by Gallapi (not verified) on

Mirë! Më në fund edhe nga vetë MPJ e Rusisë po thuhet „të Kosovës së pavarur“.
Sa i përket gjendjes aktuale në IRJM, vërtetë ajo është brengosëse. Por, për këtë nuk janë fajtor afro 40% e banorëve autokton të saj, pra shqiptarët. Fajtor kryesor dhe kobzi për të ardhmen e kësaj ngrehine shtetërore, janë sjelljet kundër shqiptare të thundrakëve shovinistë, të ashtu quajturit “makedonci”. Kur bëhet fjalë për “makedonci”, duhet thënë, se ky far kombi nuk ka asgjë të përbashkët me maqedonët antike. Këta janë një sajesë e kuzhinës „avnojiste“, nga një përzierje serbo-cincaro-bullgare,nën përkujdesjen e ekipës sllavomadhe e drejtuar nga treshëja Tito-Tempo-Kolishevski. Ky sajim sllavomadh nuk u bë për të mirën e popujve të Ballkanit, por për të arsyetuar „domosdonë“ e përmbushjes se synimet e tyre ndaj Maqedonisë së Pirinit, Egjeut dhe regjionit Pogradec-Korçë. Besoj se në fund të këtij komenti, mjafton të konstatohet, se IRJM, ka hyrë në një fazë, jo vetëm të zhbërjes së saj, por të paralajmërimit të një rreziku me pasoja të paparashikueshme, jo vetëm për Ballkanin. Në këtë drejtim nuk mund të përjashtohet lidhshmëria e asaj që po ngjet në IRJM, me atë që po ngjet në Shqipërinë Londineze, në Kosovë dhe në lidhje me te...!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.