Erdogani, ky prishës i unitetit shqiptar

Postuar në 27 Shkurt, 2017 22:41
Hajro Limaj*

Para disa ditësh shkova në Spitalin Amerikan për t'u konsultuar me dy mjekë ortopedë turq: profesor Kenanin dhe doktor Ënder, të cilet prej vitesh punonin në këtë spital. Kur shkova në paradhomën e profesorit, me të cilin njihem prej kohësh, sekretarja më tha se ai është larguar dhe nuk punon më në këtë spital.

- Po mirë - i thashë, po shkoj të takoj doktor Ënderin!

- Edhe ai ka ikur - më tha dhe uli kokën. U rikthyen në Turqi apo kanë shkuar në spitalin 1 apo 3 tuajin? - e vazhdova pyetjen.

- Jo, jo! – tha. Ata i kanë shkëputur marrëdhëniet plotësisht me spitalet amerikanë në Shqipëri dhe janë interesuar për t'u punësuar në ndonjë spital tjetër në Tiranë.

- Mos ma merr për keq vazhdova interesimin, ikën me dëshirën e tyre apo i larguat ju?

Sekretarja ngriti kokën dhe qetësisht m'u përgjigj : “I largoi nga puna Erdogani, me urdhër të ambasadës turke në Tiranë“.

-Po ç’punë ka Erdogani se ku do të punojnë doktorët turq në Shqipëri apo në ndonjë vend tjetër? –këmbëngula.

- Ja që paska - vazhdoi sekretarja.

Zbrita poshtë tek kafja dhe duke pirë një kafe me dy mjekë shqiptarë mësova të vërtetën. Mjekëve turq që punojnë në spitalet amerikanë në Tiranë u kishte shkuar urdhëri se vazhdimi i mëtejshëm në këto spitale do t'i ndëshkonte si anëtarë të organizatës terroriste të Gylenit. Dhe ata, pa dëshirën e tyre, por nga kërcënimi u detyruan të largohen nga puna, ndryshe kur të shkonin në Turqi do të arrestoheshin në aeroportin e Stambollit, sic kanë bërë me qindra e mijëra të tjerë.

- Mirë shkolla, po Spitali Amerikan ç'lidhje ka me Gylenin? - i pyeta.

- Ku ta dimë ne, - m’u përgjigjen dy doktorët tanë, por veprime të tilla në Shqipëri nuk kanë ndodhur as në kohën e Enver Hoxhës.

- Dhe jo vetëm dy ortopedët,- vazhdoi njeri prej tyre,- por edhe nje kirurg mjaft i mirë dje u largua nga kjo frikë.

Unë isha në dijeni se edhe në “AlbTelecom”, po me urdhër të ambasadës turke në Tiranë, janë bërë spastrimet e shqiptarëve që kanë mbaruar kolegjet në Shqipëri apo universitete në Turqi me mbështetjen e këtyre kolegjeve. Bile dy prej tyre ishin shumë të suksesshëm dhe ishin drejtorë të rëndësishëm. Po kështu në “KURUM”, “Eagle Mobile”, etj.. Pra institucionet turke që janë në Shqipëri spastrohen nga kuadrot apo punonjësit shqiptarë pse kanë studiuar apo janë mbështetur nga kolegjet turke, që janë hapur me vetë mbështetjen e shtetit turk.

Po, po me mbështetjen e shtetit turk. Për këtë na ndihmojnë faktet. Shiritin e hapjes së shkollës së parë, të kolegjit “Mehmet Akif” në vitin 1993 e preu presidenti i kohës në Turqi, Turgut Ozal.

Vetë Erdogani, kur ishte kryeminstër, në vitin 2013 vizitoi Kompleksin Arsimor “Turgut Ozal” nëTiranë. Ndërsa presidenti Gyl hapi punimet për ndërtimin e Universitetit "Epoka"…

Por Erdogani tani nuk lë gur pa lëvizur kundër tyre. E çuditshme! Ambasada turke në Tiranë ka urdhëruar të gjithë turqit që punojnë në Shqipëri t'i heqin femijet e tyre nga shkolla dhe universitet turke.Me dhimbje dhe jashtë dëshirave të tyre ata që punojnë në institucione shtetërore i hoqën, bile nga frika edhe shumë të tjerë që punojnë në institucione private. Shumë pak i rikthyen. Ata ishin shumë të kënaqur nga arsimimi dhe edukimi i fëmijve të tyre në këto shkolla…

Kushdo nga shqiptarët që e lexon këtë shkrim me të drejtë mund të habitet dhe të pyesë:

Ç' është Erdogani në Shqipëri?! Sulltan? Pronar, guvernator ?! Ç'është ky president i Turqisë që fut hundët kaq hapur në punët e brendshme të shtetit shqiptar? Kolegjet dhe universitetet me menaxherë turq janë institucione arsimore shqiptare, të hapura dhe të miratuara nga Ministria e Arsimit dhe nën kontrollin e plotë saj. Janë njesoj si Universiteti i Neë Yorkut, Universiteti Zonjës së Mirë… Po keni dëgjuar ju qe në këto institucione të bëjnë spastrime presidenti i Amerikës, Greqisë apo Italisë? Kurrsesi jo. Ndërsa Erdogani, mbasi i shpërtheu skandali i arrestimit të katër fëmijve të ministrave të tij dhe i padisë ndaj të birit për pastrimin e 1 miliardë dollarëve në bankën shtetërore në Ankara, e fajësoi si “kundërshtar armik” aleatin Gylen, që jeton në Amerikë. Dhe zinxhirin e armiqësisë kërkon ta shpërndajë në të gjithë botën. Ne jemi shqiptarë dhe jetojmë në trojet tona, në shtetet tona. Problemet dhe konfliktet e tij personale Erdogani nuk ka aspak të drejtë t'i importojë në Shqipëri. Nuk ka aspak të drejtë që të luftojë që t'i ndajë shqiptarët në “gylenistë” dhe “erdoganas”.  Ne jemi vetëm shqiptarë dhe nuk mund të bëhemi pjesë e askujt. Ne duam më shumë atdheun, unitetin dhe prosperitetin tonë. Se e prishi unitetin e popullit turk Erdogani , nuk është faji ynë. Megjithatë, ndjejmë keqardhje për këtë fatkeqësi të një populli mik. A e shikoni se me kë kemi të bëjmë? “Miku i madh“ i Shqipërisë, “partneri strategjik” fut hundët dhe shkatërron unitetin dhe mirëkuptimin midis dy vendeve dhe midis dy popujve për qëllimet e tij të mbrapshta. Ai mendon se është zot edhe i Shqipërisë dhe në kundërshtim me të gjitha politikat që kanë ndjekur paraardhësit e tij, Turgut Ozal, Sulejman Demirel, etj., kërkon t'i krijojë probleme të brendshme Shqipërisë. Ai tashmë nuk është mik i vërtetë i askujt, sepse politikat e tij të brendshme dhe të jashtme shkatërruan shtetin laik, demokratik dhe ligjor të Republikës së Turqisë.

*“Drejtor i Institutit të Politikave të Sigurisë Kombëtare”/Ish-atashe ushtarak i Shqipërisë në Turqi

Shënim: Të dhënat që përfshihen në këtë shkrim, në masë të madhe nuk janë verifikuar nga ResPublica për vërtetësinë e tyre. Por Limaj është një bashkëpunëtor i vjetër i shtypit shqiptar dhe në këtë kuadër publikimi është shenjë edhe e besimit në integritetin e tij. Në çdo rast, nëse të dhënat do të përgënjeshtrohen ne do të bëjmë publikimin e tyre.

Comments

Submitted by komentatori (not verified) on

me sa kuptoj une zotria paska mare dhe vet fonde Gylen. c'lidhje ka Erdogan nqs qytetaret turk nuk duan te punojne ne fondacione qe financohen nga levizja Gylen? gjithe bota e ka pare se kjo levizje eshte pergjegjese per vrasjen e qindra qytetareve turq ne veren e shkuar. e vetmja pyetje ne ate grusht shteti eshte a ka dhen urdher Gyleni apo jo, por ska ansje dyshim qe organizatoret e grushtit ishin pjese e levizjes Hizmet.
eshte normale qe pas grushtit te shtetit do kete dhe shtetas turq qe do te shkepusin lidhjet me kete levizje ashtu sic ka qe dhe nuk duan ti shkepusin.

Submitted by Kur isha njeher... (not verified) on

C`jane keto artikuj me "shkova ketu, shkova aty, ku eshte doktori, ku vajti profesori, piva kafe e mengjesit, piva bozen e akshamit" dhe ne fund na del nje shkrim rrokopuje se.... Erdogani po prish unitetin shqiptar?

Po c`pune kane shqiptaret qe financohen nga Fetullah Gylen? C`fare pune bejne keta qe marrin fonde nga ky bamires qe jeton ne kushte azili ne Amerike? C`pune kane shkollat turke dhe universitetet truke ne Shqiperi me stafe turke?
Po ky spitali qe na quhet Amerikan me mjeke turq, perse na quhet "amerikan"?
Perse autori del ne konkuzion se po percahet populli shqiptar per shkakun se Erdogan dhe qeveria e tij po ben presion dhe spastrime ne institucionet, spitalet dhe shkollat me financime te dyshimta ku punojne shtetas turq?
A eshte hequr ndonje shqiptar nga pune?
Pra Erdogani edhe nese po ben presione ato i ben ndaj shtetasve te vet. Po fundja perse autori na i merr ne mbrojtje keta njerez kur vete ata nuk kane lene as nam as nishan?
Nuk ka dyshim qe vete ky Autor te jete nje nga ata ithtaret e levizjes Hizmet qe ka perfituar shuma te majme nga Gylen.
Eshte bere Shqiperia nje republike sorosiane-gyleniste duke i hedhur mbi supe dhe hallet e tyre se pak mban mbi vete.
As percarje nuk shoh dhe as dasi. Kush e ka mizen nen kesule le ta mbaje. Ato para qe kane futur ne xhepa nje dite kerkojne shperblim, por mire do te bejne qe te lene popullin shqiptar ne hallet e tij se dhe aq sa ka mjaft ka.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ha-ha-ha, o Hajro! A nuk te thoja 10 vjet e kusur te shkuara tek ato artikujt e tu tek Starti se kesaj pune do ia shohesh tymin me vone!?! Por edhe tani te them se jo te gjitha jane sic kujton ti! Jane edhe filma qe kuptohen vetem pas shume vitesh dhe dekadash, kur Shqiperia te mos kete me nje shqiptar qe te mendoj per 'te. Vazhdo o Hajro, vazhdo e luaj budallain, por jeni ju dhe kompania juaj qe e keni futur turkun ne Shqiperi me shume se sa duhet, qe e keni bere nga partner ne vella! Ka plot turq moderne, ka plot turq pro-europiane, ka plot turq qe nuk ngaterrohen me turqenine. Por ne rast kolizioonesh politike keta lloj turqish perparimtare do te spostohen nga skena prej turqsh te tjere erdoganas dhe turqenish, te cilet do te hiqen si perparimtare dhe proeuropiane! Keshtu o Hajro, ju dhe kompania juaj jeni pergjegjes qe e keni kthyer Shqiperine ne Turqi, e tani po e ktheni ne Turqeni!

Submitted by Alban (not verified) on

Hajro! tashti qe ju keni punuar kaq kohe me Gylenistet ne shqiperi kjo dihet mjafton Gazeta Start ku ju shkruanit, po qe edhe spitali amerikan eshte nje investim qe menaxhohet nga K.A nje gylenist shqiptar i arsimuar ne turqi kjo dihet, e qe ky i fundit eshte nje aktor i heshtur pazaresh dhe interesash ne interes te gylenisteve me politiken shqiptare ne fitime tenderash dhe benefite qe ofron edhe kjo dihet, puna eshte se kaq naive je ti sa thua se erdogani qenka i keq sepse po shkaterron perandorine e gylenit! Kur shqiptaret lajne hesapet me njeri tjetrin ne vendet fqinje te mos na habis pse ca te tjere ballkanas bejne te njejten gje ne shqiperi, gjithsecili sipas takatit. Erdogani mund te jete i keq sa te duash dhe ndoshta paranojak ndaj gylenit dhe org se tij, por habitem me ty qe akoma ske arritur te njohesh gylenin sa duhet. Nejse punet e turqve le ti zgjidhin vete ne shqiptaret le te merremi me hallet tona.

Submitted by H.H (not verified) on

Atashe,Hajro limaj , ne rralle te pare mos e perzini mjaltin me helmin qe Njerzit mos ta kuptojne zeherrin e idhet te tij.Tipike kjo e pasuesve te Gulenit Dhe simpatizanteve te tij. Ju nuk keni paraqitur as nje argument pse Keta jane te kerkuar, per tu larguar nga keto spitale. Psen ju e doni mire. Data 15 Korrik.Nuk flisni fare sesi nje shoqeri e fshehte si Guleni e akuzuar Dhe e vertetuar per shtet paralel, ka kapur sektore te rendedishem jetesor, ne Shqiperi.
Pse mendoni se eshte nderhyrje ne ceshtjet e brendshme te Shqiperise, kerkesa per kete grup Terrorist te mir strukturuar.
A keni bere ndonjehere noj shkrim per Ambasadoret Dhe ambasadat e huaja qe Fusin hundet haptazi Dhe para mediave para gjithe popullit Shqiptare, ne ceshtjet e brendshne Madje Dhe me delikatet te nje shteti.
Pse ju jeni kaq I shqetesuar, per nderhyrjen e Shtetit Turk ne ceshtjen Gulen?
Shoqeria e te cilit e ka bere baze logjistike Shqiperine kunder shtetit sovran te Turqise.
Pse ju nuk e quani rrezik kombetare Dhe kapje te sektoreve publik e privat, si kapje te shtetit ne Shqiperi nga nje shoqeri e heshtur Dhe okulte?

Perse nje njeri I Kalibrit tuaj ushtarak I del ne mbrojtje haptazi nje strukture terroristo mafioze.
Qe akuzohet per vrasjen e 250 civileve vetem me daten 15Korrik.
Keqardhja juaj eshte per dy doktorret qe ju nuk keni mundur ti takoni Dhe vizitoheni, e per pasoje ju emocionalisht keni rreaguar nen kete forme. E kjo per sherbimin qe nuk keni marre ju keni kaluar ne mbrojtje-sulm, per strukturat e rrezikshme Gyleniste. Mos e beni ceshtjen tuaj personale si ceshtje kombetate, duke e sterholluar me islamofobi, inditekte.
Ju jeni njeri I ushtrise a nuk ju duket cudi ky ekspansion I Nje strukture te tille ne shqiperi?
Mos harroni se Gylenistet nuk bejne miq, por vetem sherbetore. E mira Dhe e keqja e Shqiperise nuk baraspeshohet me dy mjeket e larguar nga puna me deshire. Dhe ju mbeteni nje kujtim I larger per ta. Personalja nuk eshte vullnet I popullit qe ju ti imponoheni ne kete menyre.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.