Heshtja e (këtyre) ambasadorëve për protestën është veprim i logjikshëm...

Postuar në 25 Shkurt, 2017 16:18

Pohimi nga kreu i Antimafies italiane për trefishimin e sipërfaqes së kultivimit të drogës ka nxjerrë në pah një problem serioz edhe sa i përket disa ambasadorëve në Tiranë. Duke patur një rol jo të vogël, ambasadorët, sidomos dyshja Lu-Vlahutin, kanë ndikuar jo pak në klimën e proceseve politike.

Kujtojmë këtu se ambasadori Lu u vu në krye të një proteste në verën e kaluar me anë të së cilës, duke kërkuar të bindë se aty ishte shoqëria civile, i bëri presion të hapur parlamentit që të kalonte një draft për reformën në drejtësi. Dështoi, pasi më 21 korrik u miratua një format i dakordësuar. Lojëra të ngjashme bëri edhe Vlahutin me njerëz të vet në zyra dhe misione, të dy pa thënë asnjë fjalë për drogën dhe implikimet e saj. Vlahutin madje nuk ka folur njëherë për dekriminalizimin, ndonëse Brukesli dhe Strasburgu prej nga ajo varet , na kanë rokanisur gjithë jetën me kërkesa për luftë ndaj krimit.

Sot që flasim kemi një ambasador të OSBE-së, ish-ambasador i Gjermanisë në Tiranë, që ndryshon versionet për paratë e drogës. Jemi pra në një situatë kur trupa diplomatike në Tiranë kërkon qetësi për qeverinë e Edi Ramës, duke pretenduar se çdo kundërshti ndaj saj lidhet me reformën në drejtësi dhe vettingun, i cili ka përjashtuar sipas disa zërave edhe njerëz të kualifikuar.

Nuk kemi asnjë shenjë, asnjë qëndrim nga këta dy ambasadorë të “botës demokratike” për protestën e opozitës, për zgjedhjet. As për hetimin e kreut të opozitës. Kemi parë se veprojnë ndryshe në raste të tjera. Kemi heshtjen e tyre dhe analizat që shfaqen si mballoma servilësh që përsërisin pa pushim se një nga arsyet pse protesta nuk ka perspektivë është pikërisht kjo heshtje e ndërkombëtarëve.

Ndoshta opozita duhet të bëjë diçka që t’i zgjojë, por duke u kujdesur që të mos e kthejë protestën në një vitrinë për vëmendjen e disa diplomatëve të diskredituar dhe të njëanshëm. Të cilët me siguri do të bëhen gjallë kur të ndjejnë se situata po acarohet. 

Comments

Submitted by Artan (not verified) on

Eshte pak i veshtire te percaktohet roli dhe misioni i ketyre ambasadoreve ne Shqiperi sepse te huajt kane edhe interesat e veta, por gjithsesi, perderisa jane vene ne mbeshtetje te partise socialiste, me siguri jane ne rruge te drejte! E kane besimin e ketij popull kur marrin anen e duhur! Ishalla nuk ndryshojne, qe te mos zhgenjehet shumica e shqiptareve!

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

O Artan, ty PiSi-ja duhet te paguaje jashtezakonisht shume para, qe ti ia shperblen me komentet me te neveritshme, servile dhe b.lepirese qe mund t'i shkojne ndermend ndonje qenieje njerezore, qofte kjo qenia edhe antare e PiSi-se.

A e di ti, qe ambasadoret e kujtdo vendi dhe ne cfaredo vendi, nuk duhet te perzihen, te pakten publikisht, ne politiken e vendit ku akreditohen? Apo e di, po oferta nuk mund te rrefuzohet?

Submitted by Artan (not verified) on

Eshte e vertete qe ambasadoret nuk duhet te perzihen ne ceshtjet e brendshme te nje vendi, por ne Shqiperi kjo ka ndodhur edhe me pare. Kur ambasadori Rajerson bashke me Saliun shfaqej ne mitingjet e PD, etj, etj.
Amerika perzihet kudo, ne Shqiperi pak me teper.

Ajo cfare dua te them tani eshte qe Lu dhe Vllahutin me kete mbeshtetje qe i japin koalicionit te udhehequr nga PS, i ben ata shume popullor ne Shqiperi. E kane psikologjisur mentalitetin e shumices qe mendoj se eshte i duhuri per Shqiperine! Sado e neveritshme ti duket ndokujt (qe eshte pjese e pakices), eshte fakt qe raporti ne qytetet e medha (pervec Shkodres) eshte perafersisht 70 me 30 ne favor te Rilindjes. Madje edhe aty ku flitet per afera si Durresi p.r.sh! Mbetet ne ndergjegjen e udheheqjes te PS-se a do jene pozitive apo negative ne veprimet e tyre sepse populli besimin e jep gjithsesi per PS! Une mendoj se udheheqja e PS ka ndergjegjen e paster, ti mund te mendosh te kunderten (ceshtje shijesh), por fakt eshte qe ky popull i ka dhene stafeten me besim te plote Rilindjes dhe ambasadoret e te tjere po respektojne kete mentalitet popullor! PD po perpiqet mjaft te mbijetoje disi me gjithfare menyrash aq sa edhe te vjen keq per kete, por edhe vete e dine poziten e tyre! Prandaj edhe disa deputete te PD ose kane kaluar ose jane gati te kalojne majtas!

Tani, nqs ndokush mendon se shumica e ketij popull mendon ne menyre te neveritshme, b.lepirese, etj, etj atehere vec keqardhje per keto njerez qe i fusin vehtes energji negative dhe do jetojne gjate me keto emocione.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Ky koment i joti, veç demonstron ne menyren me te qarte saktesine e vleresimit tim te meparshem. Nuk po merrem gjate me "sheqerin"socialist" me te cilin zotrote lyen edhe bajgat dhe kujton se te tjeret do t'i marrin per embelsira duke i quajtur "faktet" (Hahaaaaaaaaaaaaaa). Po jap vetem dy konsiderata te shkurtra:

- Fakti qe Rajersoni doli neper mitingje me Saliun, nuk justifikon aspak te gjitha nderhyrjet e metejshme te cilitdo ambasador qofte.
- Thua se ky popull (se cfare kuptohet me "popull" eshte ende e paqarte dhe eshte nje koncept me te cilin abuzojne te gjithe demagoget) i ka dhene stafeten me besim te plote Rilindjes (Hahaaaaaaaaaaaaaa). Mos harro qe para Rilindjes kete stafete "populli" ia kishte dhene me besim te plote Saliut, qe e mbajti per nja 8 vjet, apo e harrove? Nuk eshte ndonje cudi qe Edvin Skizofreni te marre edhe nje mandat tjeter, sikurse nuk eshte ndonje cudi qe te ike me bisht ne shale. Kjo eshte per tu pare. Nderkohe, zotrote vazhdo te shperndash bajga me sheqer.

Submitted by Artan (not verified) on

Vetem nje detaj. Ne 2005 ndikoi percarja e votave qe bene partite e majta te cilat mundesuan fitoren e kandidateve demokrate. Ne 2009 percarja e te majtes dhe faktori LSI mbajten PD ne pushtet! Ky popull nuk i ka dhene stafete PD-se! Kane qene makinacionet edhe te te huajve qe kane mundesuar qeverisje te djathte! Votat majtas kane qene gjithmone me teper! Varet pra nga menaxhimi i votave te majta, jo nga numri i tyre! PD ka fituar per here te fundit ne 1996 dhe kjo dihet se si!

Tani pak sheqer :)
Ishalla PD fiton keto zgjedhje disa mandate me teper qe te jete opozite me e forte (edhe pse jam skeptik per kete). Do ishte mire per demokracine.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Ky komenti jot i fundit me kujton nje histori qe ma tregonte gjyshja, ndjese paste. Historia shkon pak a shume keshtu:

Nje grua qe kish pjelle nje djale dhe ia kishte vene emrin Belul (s'ka te beje me ate Belulin tjeter, per te cilin vazhdimisht duan te dine), mori nje zakon te keq, e merrte Belulin me vehte ngado qe shkonte. Mirepo Beluli i gjore, si foshnje qe ishte, dhiste kur i vinte aty ku ishte dhe qelbte ere. Grate, e tjera zune te ankohen e t'i thone gruas, aman mos e merr Belulin me vehte, na qelbi era e m_tit. Kjo gruaja pas kesaj tha ate frazen proverbiale: "Uaaaaa, po ku mban erë m_ti i Belulit".

Ti si usta i sheqerit, besoj se nuk ke nevoje per shpiegime te metejshme, per te gjetur analogjine me komentin tend.

Qe ta dish zotrote, per mua si PS, si PD jane mashtrimi politik i rradhes, e di ti si puna e atyre shokeve qe duan te luajne futboll me njeri tjetrin, po kete nuk e bejne dot po nuk u ndane ne dy skuadra. Pastaj gjate lojes edhe shahen, edhe shqelmohen me njeri tjetrin, po pas ndeshjes i fusin edhe ndonje birrë bashke. Ja keshtu o Artan Trimi, usta i bajgave me sheqer :))

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.