Ta var apo nuk ta var kryeministri - kriteri më i ri për objektivitetin në media

Postuar në 23 Shkurt, 2017 09:02

Sokol Balla ka shkruar një opinion mbi situatën politike në Shqipëri. Opinioni sugjeron për lexuesin dy kredenciale që i japin besueshmëri: Së pari ai është shkruar “Posaçërisht për...”. 

Së dyti, Balla gëzon “vardisjen” si të thuash të kryeministrit të vendit, i cili duket se “ja var” analistit  në fjalë. Këtë na e thotë vetë ky i fundit kur e nis opinionin e tij kështu:

Duhet ta pranojmë: Kryeministri ka shumë armiq dhe armiqësitë e tij mes vetë deputetëve të PS, LSI, PD, analistëve, gazetarëve, prokurorëve, ambasadorëve, nuk i ka sepse është kryeministër i mirë apo i keq, po sepse kryesisht ia var apo jo këtyre kategorive, në komunikimin e tij të përditshëm. Kjo ka bërë që shumica prej këtyre kategorive, mos t’i shohë me objektivitet atë që po ndodh, ose më saktë, nuk po ndodh këto ditë në Tiranën politike

http://www.gazetatema.net/web/2017/02/22/bashes-sdo-i-ofrojne-as-nje-dar...

Pra disa qindra njerëz në Tiranë ndjehen keq se nuk ua var kryeministri ndaj edhe kanë humbur pusullën e nuk po dinë ça thonë e ça shkruajnë për protestën. Të cilën për rrjedhojë të situatës së posaçme të këtij analisti – pra vardisjes kryeministrore - ai ka shansin ta shohë me shumë objektivitet. Dhe ky objektivitet e çon Ballën në konkluzionin se ndërkombëtarët nuk do t’i ofrojnë Bashës as edhe një darkë me mish keci në Strasburg, siç ia ofruan strategut të Shqipërisë Europiane, Edi Rama.

Mirëpo kjo qasje, që i flet një kategorie lexuesish nga podiumi i posaçëm i një medie të caktuar, humbet fillin e objektivitetit pasi ndërtohet mbi prezumime të paqena. Jo vetëm pse analisti në fjalë, të cilit mesa kujtojmë ja varte shumë edhe Berisha, fyen duke shumëzuar me zero çdo kundërshti si të motivuar personalisht, por ecën më tej qorrazi kur merr si të mirëqenë faktin se ata që mbështesin protestën e PD-së sot, detyrimisht do ta votojnë atë nesër. Kjo nuk është e vërtetë. Larmia e interesave është e madhe dhe sot mund të ketë edhe socialist që mbështesin protestën e PD-së edhe si një mundësi për të kushtëzuar Edi Ramën që ka personalizuar pushtetin dhe nuk po do të dëgjojë asgjë. Deri këtu mund të shkojë vlerësimi mbi këtë “të shkruar posaçërisht”, pasi për darkat me mish keci e me çdo gjë tjetër, ekspertiza mbetet në vend tjetër.

Comments

Submitted by dy (not verified) on

Vazhdo masturbohu o injorant qe te ka ra bixha te besh analistin politik. Pika qe si bie atyre qe te paguajne ty si analist.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.