Zëdhënësi në Detyrë i Departamentit të Shtetit: Lu, në Tiranë për politikat dhe synimet e ShBA

Postuar në 04 Shkurt, 2017 00:42

Në të njëjtën ditë që ka folur për ambasadorin amerikan në Maqedoni, zëdhënësi në detyrë i Departamentit amerikan të Shtetit, Mark Toner, ka folur edhe për Donald Lu. Ai është pyetur nga Zëri i Amerikës, një media e cila ende nuk është prekur nga ndryshimet politike që vijnë nga Shtëpia e Bardhë. Pak ditë më parë mediat në SHBA folën për një “inkursion” të stafit të Trupmp në VOA, duke shtuar zërat se do të ketë ndryshime në funksion të politikave të Trum.

http://www.politico.com/story/2017/01/donald-trump-voice-america-234078

Nga kjo pikëpamje lëvizjet e VOA-s aktualisht kanë thjesht natyrë formale dhe tranzitore, duke qenë se nuk përcjellin ende qëndrimin e administratës së re. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Toner.

 Toner ka përsëritur mbështetjen e SHBA-së për Shqipërinë, për rrugën e saj në BE, duke dhënë vlerësime për ambasadorin amerikan në Tiranë:

Ambasadori Lu dhe ekipi i tij kanë punuar në partneritet me autoritetet shqiptare dhe me shoqërinë civile për të realizuar politikat dhe synimet e Shteteve të Bashuara. Departamenti i Shtetit ka besim të plotë tek ambasada dhe ambasadori në Tiranë", u shpreh zëdhënësi në detyrë.  Reagimi i disa zërave në mbrojtje të ambasadorit Lu provon polarizimin e madh që ka krijuar diplomati me veprimet e veta publike që janë në favor vetëm të Edi Ramës.

http://www.zeriamerikes.com/a/3705590.html

Comments

Submitted by Pema (not verified) on

Sa po lodheni per te shkeputur lidhjen ndermjet SHBAs dhe ambasadorit amerikan n'tr. A ka ndonje gazetar ne vend qe nuk e ka shitur integritetin e tij? Apo parat e politikaneve jan shum te embla? Fundja pse tju rr***t qe femijet tuaj do rriten ne nje vend aq te mjeruar dhe te korruptuar sa cjemi sot. Rendesi ka qe partia t'ju rroj sa malet. Injotante driteshkurter! Per fajin tuaj kemi 30 vjet ne tranzicion.

Submitted by Pema (not verified) on

Do e mbaj mllefin brenda kur ju te filloni t'beni punen tuaj, jo ti lepini kepucet njeres apo tjetres parti. Meqe ra fjala, ai koment ju dogji sepse e dini qe eshte e vertete ajo qe thash.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.