"Made in USA": Shqipëria po katandiset qëllimisht në shtet që dominohet nga pakicat

Postuar në 26 Janar, 2017 12:29

Grid Rroji, ish – këshilltar i Sali Berishës, mandej i larguar, i jep një intervistë gazetës “Tema”. Rroji është bashkënismëtar i “Bleta Shqiptare”, një nismë politike që edhe ajo synon të ndryshojë Shqipërinë. Komentet e Rrojit, prej kohësh në emigracion në SHBA dhe i prezantuar si një ekspert i shkencave politike, kanë njëfarë rëndësie për tonin alarmant dhe për përmbajtjen konspirative që hedhin për publikun.

Thotë Rroji ndër të tjera:

Këta(Paria) punojnë së bashku për t’i mbajtur shqiptarët skllevër në këtë burg gjigand që kanë krijuar, dhe për këtë janë të gjithë fajtorë pa dyshim. Skllav nuk të bën mungesa e mallit dhe e ushqimit, por mungesa e lirisë, dinjitetit dhe sigurisë njerëzore. Skllav të bën pafuqia dhe pamundësia për të shpërthyer prangat e mendjes nga propaganda e shfrenuar. Skllav të bën ajo pari që në vend që të punojë për shqiptarët punon për ç’shqiptarizimin e vendit. Nga viti 1990 ne po shndërrohemi në sajë të maskarallëkut dhe krimit të kësaj parie në një shtet multi-etnik i sunduar nga pakicat. Nëse në vitin 1990 ishim 95% shqiptarë, sot kemi mbetur vetëm 70%. Pikat kyçe të politikës, ekonomisë dhe strukturave shoqërore kontrollohen me dorë të hekurt nga pakica dhe grupime që punojnë qartazi për një agjendë jo shqiptare  

Tani, një intelektual serioz do të duhet të jepte ndonjë argument serioz për këto lloj akuzash, pasi të lexosh lëvizjen e lirë dhe ikjen për arsye ekonomike nën lentet e konspiracionit antishqiptar, kjo do të thotë të jesh më keq se vetë Paria që kaq shumë e shan. Shteti shqiptar, apo pushteti e ka shumë të vështirë të ndjekë një politikë të tillë segregimi dhe deshqiptarizimi edhe po të dojë; nuk ka as kapacitetet dhe as strukturat për ta bërë një gjë të tillë.

Ngjyrimet që përdor Rroji për njerëzit që qeverisin duke i paraqitur ata jo për atë që janë, pra thjesht hajdutë dhe matrapazë, refleks i një mentaliteti të përhapur gjerësisht, por si shtama që duan të alienojnë kombin në trojet e veta, janë të pambështetura.

Parimi i tyre ka qenë, “ne vjedhim e vrasim këtu lart, ju vidhni e vrisni aty poshtë, e të gjithë të kënaqur se kemi lekë”. Kush nuk pajtohet me ekulibrin e tyre kriminal duhet të ikë, dhe këta i kanë hapur portat për të gjithë ata që nuk duan të bëhen pjesë e bandave të tyre. Nuk ju bind Kukësi? E zbrazën duke i dërguar kuksianët në Gjermani. Nuk ka punë në Lunxhëri e Labëri? E kriminalizuan duke lejuar mbjelljen e hashashit. Por, një shoqëri e ndërtuar mbi krimin nuk mund të mbijetojë gjatë, ajo kriminalizohet, shkërmoqet dhe shpërbëhet si Somalia e Haiti. Simptomat e këtij grimcimi të frikshëm shoqëror që po i çon shqiptarët drejt greminës po bëhen gjithnjë e më të qartë për të gjithë. Mirëpo ne shqiptarët nuk jemi Haiti, ne jemi popull krenar që nuk e pranon zgjedhën përgjithmonë. Ndaj dhe ky grimcim, po nuk u ndryshua rrugë, do të çojë në një përplasje shoqërore të frikshme, edhe më të egër se ajo e vitit të tmerrshëm 1997”, shton Rroji.

Kurioze të merret vesh nëse Rroji ka qenë jashtë apo në Shqipëri në vitin 1997, pasi për mentorin e tij Shinasi Rama, dihet që ka qenë jashtë. Politika, e sidomos ekspertët e shkencave politike duhet të jenë pak më të kujdesshëm në përdorimin e disa termave dhe aktualizimin e tyre për qëllime politike. Kujtojmë këtu se kjo mëri është e pajustifikuar, pasi armiku i madh i popullit, Sali Berisha, është në opozitë.

Comments

Submitted by Rrok Bushati (not verified) on

Nuk e njoh zoterine artikullshkrues, ndoshta ai nuk eshte ekspozuar ne media me pare. Nderkohe qe bashkenismetari i tij Rama eshte i njohur relativisht me teper.
Qe te kuptohem drejt, nuk jam aspak kunder rrymave ido-politike apo levizjeve te reja politike ne kete prag zgjedhjesh, por jam perpjekur te shoh me kujdes levizjet e reja, qofte ate te Blushit, qofte te Kokedhimes apo riorganizime te aleancave para dhe pas zgjedhore.
Ne kend veshtrimin tim te pare, ky grupim i ri politik, Bleta Shqiptare, po perpiqet te sjelle nje risi, apo me mire te ekspozohet si nje "elite" Shqiptaro-Amerikane e formesuar dhe edukuar ne SHBA, dhe qe ka jo vetem tagrin e avantazhit por edhe te nje bekimi nga Amerika e pertej detit.
Programi tyre duket te jete disi "i komplikuar", "kryengrites", "nihilist", dhe "perjashtues kategorik" i "Parise se Tiranes", perfshire te gjithe ndryshimet e ndodhura ne vend gjate ketij tranzicioni...
Turbullimi i krijuar nga keto premisa, nuk premton as edhe nje prognoze, asnje qartesi vizionare qe te jete nje shprese per dicka ndryshe, ndonese koncepti "ndryshe", jo kurdohere te shpie ne drejtim te drejte.
Duke mos vene ne dyshim nivelin e edukimit te tyre atje ne Amerike, mund te them se kjo nuk perben asnje avantazh per ata, pasi per fatin e tyre te keq, ato nuk mund te perceptohen ashtu sic ato do te deshironin nga opinioni publik ne vend. E thene ndryshe, ligjeratat e tyre nuk do jene te qarta dhe atraktive per nje shqiptar me edukim mesatar e poshte.
Shprehja "Paria e Tiranes", nuk tregon asgje dhe nuk determinon asgje.
Parite dhe Elitat ne cdo stad te shoqerise, kane qene, jane dhe do te jene prezente, pasi keshtu funksionon sistemi shoqeror, pa hyre ne definicione teorike... Ne se keto zoterinj duan te rrezojne apo zhdukin elitat, jo ne menyre natyrore, pa thene qoft larg me dhune apo revolucion, ata duhet te presin gjate, ndoshta me teper se nje gjenerate, dhe duke presupozuar lidership ne drejtim te ri, te provuar, te sigurte, te adaptueshem ne rethanat europiano-balkaniko-shqiptare. Ne fund te fundit te shembesh apo te zevendesosh nje pari apo elite me nje tjeter, te cilen as e njohim dhe as e konceptojme, me tingellon si nje ender apo aventure te te shpie drejt asgjekundi.
Sidoqofte, nuk jam aspak kunder pranimit apo edhe provimit te tyre.
Pak kujtese qartesuese per lexuesin:
Zoterijte ne fjale, jane rritur e shkolluar ne Amerike. Larguar ndoshta per "arsye te arsyeshme" ekonomike etj.
Kane ardhur ne Shqiperi (Gridi) paska qene edhe keshilltar i Berishes, kure dhe per cfare???, ndoshta per te perkthyer per Berishen??? dhe pastaj larguar (nuk e dime perse). Nderkohe qe Shinasiu, ka gjuajtur shume here kunder Berishes dhe vetem kunder tij??? Ekzaltimin me te madh kunder, e paten shprehur kur PD humbi zgjedhjet. Sic duket kane pritur nga E. Rama qe ti afronte ne qeverisje apo diku gjetke. Pasi u duk qarte se jo, pas afro 1 viti rifilluan sulmin kunder "Parise se Tiranes"???
Me qe keta xhentelmene jane nga Shkodra, ndoshta gabohem, do t'u keshilloja ta fillonin te mernin bastionin e veriut, Shkodren, dhe pastaj te zbrisnin drejt Tiranes. Kjo mund te punoje, pasi ka punuar edhe ne te shkuaren, pra krijimi i nje Parie tjeter te Veriut. Shtuar ketu, krijimin e nje levizjeje qe perfshin dhe Kosoven...
Per mendimi tim eshte akoma heret, bile shume heret dhe shume pak mundesi per tu njohur dhe aq me pak per te fituar terren elektoral.
Ne fakt Berisha, i cili nuk eshte me K/Minister, nuk ka denjar asnjehere t'u pergjigjet.

Submitted by ShkoDrani (not verified) on

Nie "lajm" i gjymtuar, bazuar mbi nje interviste te shkurtuar te nje gazete pa shtylle kurrizore nuk thote asgje. Ne se Respublica kerkon te beje lajm, ajo duhet te analizoje programin e tyre, dhe jo te merret me format e shprehjes se Rrojit. Per vite te tera, Respublica i ka cilesuar shumicen e drejtuesve te gjithhershem hajdute te pasurise kombetare e kriminele mafioze. Nuk shoh asgje te keqe ne gjuhen e Rrojit pervec nje te vertete-- ata qe vjedhin popullin e shesin interesat e kombit jane tradhetare, maskarej, e kriminele. E duhen trajtuar si te tille. "M___t marshalla nuk i thuhet." Qoftë edhe kur vishet me kostum, apo kur eshte i veshur perkohesisht me pushtet.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.