“Brookings”: NATO nuk mund të zgjerohet më. Arkitekturë e re sigurie në Europën Qendrore

Postuar në 16 Janar, 2017 15:25

Trump bën bujë dhe flet fare troç, por ndoshta nuk e ka dhe aq gabim. Ose jo 100% gabim, sa kohë që premisat e tij janë thjesht interes më parë e mandej solidaritet. Ndryshimet që po paralajmëron presidenti amerikan i sapozgjedhur, sidomos në fushën e sigurisë janë paraprirë në fakt nga lufta në Ukrainë dhe dalja e në skenë e të ashtuquajturës Luftë Hibride që e kapi Perëndimin të papërgatur. Nëse NATO nuk është e dalë kohe siç thotë Trump, staregjia dhe orientimi i saj do të duhet të ndryshojë. Këtë opinion përcjell një shkrim i datës 11 janar 2017, publikuar në “Brookings”, një nga qendrat më autoritare në fushën e politikës së jashtme. Në shkrimin me autor Michael E. O’Hanlon konstatohet menjëherë se mendimi për mjedisin e sigurisë në Europë, prezencën dhe ndikimin e Rusisë në destabilizimin e saj, kërkon patjetër ndryshime në struktura.

O’Hanlon sugjeron një arkitekturë të re për Europën Qendrore, ai shton se NATO nuk mund të zgjerohet më tej, sidomos me vende si Ukraina apo Gjeorgjia, të cilat shumë mirë mundet edhe të jenë neutrale.

Kjo qasje i përgjigjet realitetit, por ajo cedon drejt Rusisë në një kërkesë të kahershme të kësaj të fundit. Sigurisht autori shton se parakushti për këtë strukturë të re është sovraniteti i të gjitha vendeve, të vogla apo të mëdha, në zgjedhjen e formës së qeverisjes. Në mbështetje të këtij koncepti vijnë edhe disa dokumente kryesore ndërkombëtare.

NATO dhe SHBA duhet të bashkëpunojnë me shtetet neutrale në rajon dhe Rusinë për të zhvilluar një arkitekturë sigurie alternative për ato vende që do ta garantonin sovranitetin e tyre pa u anëtarësuar në NATO…”, shkruan O’Hanlon, duke shtuar se këto vende nuk do të ishin pjesë e asnjë zone ndikimi. Për të mbërritur në këtë piikë ai sugjeron se edhe Rusia duhet të premtojë angazhimin e vet për garantimin e sigurisë së Ukrainës, Gjeorgjisë, Moldavisë dhe shteteve të tjera në rajon.

Duke e parë këtë lëshim si kufirin e mundësive të Perëndimit në një botë dinamike, mendohet se në të njëjtën kohë ai i jep edhe Rusisë hapësirën që të inkuadrohet në bashkëpunim pa vënë në veprim kapacitetet destruktive. Sidoqoftë suksesi më i madh i Kremlinit është ndryshimi i mendimit në Perëndim për mundësitë dhe funksionimin e aleancës perëndimore që po merr në konsideratë një lloj kordoni neutraliteti në kufirin me Rusinë. Diçka që para disa viteve as që mund të mendohej.

https://www.brookings.edu/blog/order-from-chaos/2017/01/11/addressing-th...

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Dikur ne kohen e pushtimit komunist , kena pase ne cdo qytet Shtepine e Pionerit. Sa here me ka shku ne mend qe NATO asht si me thane Ushtria e Shtepise Pionerit.
Kurre nuk mundet Europa me umbrojte pa arsenalin berthamor te " imperializmit amerikan" . Gjithmone ne rrezik ka me i ra deres Amerikane, keshtu ka kene e keshtu do jete, pjesa tjeter asht bla bla. Ruset pa friken amerikane bajne ligjin ne Europe. E vetmja gja qe mund te bajne Europa asht me e mbajte mire me shtetin gangster rus ashtu sic ban Merkel.
Asht mit (i thurun me kujdes ) qe ba me sulmu Ruset ndonji vend antar , NATO, dhe sidomos Amerika, do mund ti pergjigjet ushtarakisht Ruseve. Harroje nenin 5, asht thjesht si kandi i emulacionit qe kishim dikur ne Shqipni. Nuk e mbaj mend por dikush ka thane qe NATO u kriju me mbajte Ruset jashte ,Amerikanet brende dhe Gjermanine poshte. Frika e Joshkave nuk asht se do ti braktise Amerika por se permiresimi dhe mbrojtja me armatime te randa konvencionale asht I kushtueshem ( disa experte e mendojne edhe te panevojshem) dhe nuk i jep vota si programet sociale. Dhe kjo asht , po themi e para. E dyta asht se Europianet mendojne se jane ma te zgjuar se Amerika: nje lufte e NATOs me arme konvencionale kunder Ruseve do zhvillohej ne toka europiane, kurse berthamore do jete Rusi- Amerike ( tek per tek) .
Keshtu qe Uncle Sam asht lodhe me europianet e " zgjuar".

Submitted by Gjovalin Mirija (not verified) on

Sa per me skjaru fjalen " Joshkave" qe kam shkru ne koment. Kam kene duke lexu artikullin e Joshka Fisherit " Europa pa mbrojtjen e Amerikes " dhe kam nise nji koment te ky blog por nuk asht botu. Keshtu qe e kam fjalen per gjithe ata si Joshka Fisher qe cdo politike te deshtuar europiane kerkojne ta justifikojne me nderhyrje te jashtme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.